Brad Pitt po merr leksione për drejtimin e tankut në mënyrë - TopicsExpress



          

Brad Pitt po merr leksione për drejtimin e tankut në mënyrë që të jetë i gatëshëm për rolin që do të ketë në filmin “Fury”,një dramë mbi Luftën e Dytë Botërore. Aktori i famshëm dhe kolegët e tij kanë nisur stërvitjen në Gjermani për të bërë sa më reale skenat e luftimeve. Një burim tha për ‘The Sun’: “Aktorët do të bëjnë një stërvitje të rëndë fizike dhe do të marrin leksione për drejtimin e tankut. Steven Spielberg e ka bërë këtë gjë për filmin “Shpëtoni ushtarin Rajan” dhe aktorët ndiheshin me të vërtetë si ushtarë.” ‘Fury’ do të ketë regjinë e David Ayer dhe në të do të interpretojë edhe aktori Shia Labeouf. Shfaqja e tij pritet gjatë vitit të ardhshëm. P.K
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 08:34:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015