Buffon nuk shkon te Reali Agjenti i Gianluigi Buffonit ka - TopicsExpress



          

Buffon nuk shkon te Reali Agjenti i Gianluigi Buffonit ka përgënjeshtruar spekulimet se portieri i Juventusit mund t’i bashkohet Real Madridit. Mediat spanjolle kanë raportuar se Mbretërit po përgatisin një ofertë për ta joshur gardianin veteran drejt Santiago Bernabeut. “Si ta komentoj një spekulim të tillë? Nuk e di se nga ka ardhur, por është e pakuptimtë që të merrem me të”. “Real Madridi do të luajë ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe ky do të jetë takimi i vetëm që Buffon do të ketë me ta”, ka deklaruara agjenti Silvano Martina për TuttoJuve. Portieri 35-vjeçar, i cili ka kontratë me Bianconerët deri në vitin 2015, më herët ka deklaruar se dëshiron ta mbyllë karrierën me fanellën bardhezi. /Telegrafi/
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 20:56:27 +0000

Trending Topics




© 2015