Bujku dhe lepujt Ishte mëngjes dhe bujku kishte dalë që - TopicsExpress



          

Bujku dhe lepujt Ishte mëngjes dhe bujku kishte dalë që herët të shohë parcelën e tij të mbjellë me karrota. Kishte disa ditë që kishte vënë re që dikush kishte vënë dorë në karrotat e tij. Edhe atë ditë, e njëjta situatë. Një pjesë karrotash ishin shkulur dhe një Zot e di ku kishin përfunduar. S’kishte zgjidhje tjetër, duhej të qëndronte atë natë, e të ruajë parcelën e karrotave. Natën vonë, kur gati ishte duke e zënë gjumi, ai vë re një tufë lepujsh të cilët hynë në parcelë dhe filluan të hanë karrotat e shijshme. Pasi u ngopën, u shpërndanë dhe u larguan. Tani që e dinte kush ia hante karrotat, mund të gjente një zgjidhje. Menjëherë bëri një çark të madh, e mbushi me karrota të lara e të pastruara dhe e vuri në fillim të parcelës, pastaj priti të bjerë nata. Në orarin e duhur, tufa e lepujve iu turr parcelës. Por, meqë disa prej tyre nuhatën karrotat e lara dhe të pastra, pothuaj të gjithë hynë brenda çarkut, dera e të cilit u mbyll rrëmbimthi. Arriti ti kapë pothuaj të gjithë lepujt brenda. Çfarë tu bëj? Çfarë tu bëj? – mendonte me vete bujku. Në çast, i lindi një ide; Do ua shkul dhëmbët e parë me qëllim që të mos hanë më karrota. Dhe ashtu bëri. Ua shkuli të gjithë dhëmbët lepujve të shkretë, pastaj i la të lirë në pikë të hallit. Tashmë do të flinte krejt rehat dhe nuk do e mbante mendjen tek karrotat e ngrëna çdo natë. Por, kur hyri sërish në parcelë një ditë më vonë, pa që gjysma e parcelës i kishte lënë shëndenë. Karrotat ishin ngrënë sërish, vetëm gjethet e tyre kishin mbetur. U xhindos, shau e mallkoi, por karrotat nuk ktheheshin më. Priti sërish sa të bjerë nata dhe bëri rojë. Dikur vonë, ia behu një lepur i madh i cili hyri në parcelë i frikësuar. Bujku që ishte maskuar pranë karrotave, i kërceu sipër dhe e mbërtheu fort. Më thuaj kush mi ka ngrënë karrotat se të mbyta! – i tha ai gjithë nerva. Lepuri, me sy të zgurdulluar nga frika iu përgjigj:”Dhotëri, moth the me mbyte! Karrotat, këthaj here i thtrydhëm me thtrydhëthe dhe pimë lëngun. We never give up” (marre nga Elmaz F.)
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 18:32:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015