Burimet e sheriatit Burimet kryesore të - TopicsExpress



          

Burimet e sheriatit Burimet kryesore të Sheriatit All-llahu xh.sh. ia zbriti Kur`anin Muhammedit a.s. që t`i tregojë gjithë njerëzimit për përgjegjësinë që do ta kenë para madhërisë së Tij. Në të drejtën e Sheriatit islam ekzistojnë disa burime kryesore që mund të bazohemi në to për çdo cështje që i përket Fesë Islame, disa nga këto burime janë kryesore ndërsa disa janë dytësore. Po edhe burimet kryesore nuk janë të një rangu sepse disa prej tyre siç theksojnë juristët islam kanë më shumë përparësi se tjerat. Burimet e Sheriatit islam janë të renditura sipas vlerës dhe rëndësisë së tyre ju ridike: [Kurani], [Sunneti], [Ixhmaul Umeti] dhe [Kijasi]. Ndarja e Burimeve të Sheriatit Në të drejtën e Sheriatit islam ekzistojnë disa burime kryesore që mund të bazohemi në to për çdo cështje që i përket Fesë Islame, disa nga këto burime janë kryesore ndërsa disa janë dytësore. Po edhe burimet kryesore nuk janë të një rangu sepse disa prej tyre siç theksojnë juristët islam kanë më shumë përparësi se tjerat. Burimet e Sheriatit islam janë të renditura sipas vlerës dhe rëndësisë së tyre juridike: tradicionale dhe logjike. ° Tradicionale janë: • Kur’ani ◦ Sunneti 702; Konsensusi i Komunitetit Muslimanë ◦ Konsensusi i katër halifëve-udhëheqësve të parë. ◦ Thëniet e sehabëve. ◦ Konsensusi i Dijetarëve të Medinës dhe Kufës. ◦ Traditat-zakonet që nuk bien ndesh me Kur’anin dhe Sunnetin. ◦ Legjislacionet hyjnore para periudhës kur’anore që përkojnë me ato islame. &nbs p; ° Logjike janë: ◦ Analogjia ◦ Rezonimi Juridik i bazuar në gjendjen e mëhershme për vazhdimësi. ◦ Preferencat e Rezonimit Juridik. ◦ Rezonimi Juridik i bazuar në Interesat e Përgjithshme. ◦ Preventivat të cilat e pengojnë veprimin e së ndaluarës. NT> Burimet kryesore të sheriatit Artikulli kryesor: Kurani - burimi i sheriatitN> KUR`ANI: ky është burimi kryesor i mësimit islam. Kur`ani përmban dispozita hyjnore të shpallura njerëzimit përmes të Dërguarit të Tij, Muhammedit a.s. Kur`ani paraqet një kushtetutë, në të cilën përmblidhen parimet themelore të besimit, moralit, rregullave jetësore, drejtësisë…etj. Kur`ani është dhe do të mbetet baza dhe burimi kryesor i të gjitha mësimeve të Sheriatit islam. Shpallja e Kur’anit nuk u bë përnjëherë, por zgjati 23 vjet. Teksti i Kur’anit ndahet në 114 sure (kaptina) dhe secila prej tyre ka emërtim të veçantë. Suret ndahen në ajete (versete), kështu që tërë teksti Kur’anor përbëhet prej 6.666 ajeteve.[12] Artikulli kryesor: Sunneti - burimi i sheriatit SUNNETI: ky është burimi i dytë me radhë i Sheriatit islam. Me këtë nënkuptojmë thëniet, pëlqimet, heshtjet dhe ndalimet e Muhammedit a.s. Përmbahuni sunnetit tim, thotë Muhammedi a.s. Për t`u besuar thënieve të tij deklarohet Muhammedi a.s. duke thënë E gjithë ajo që është në përputhje me Kur`anin (nga fjalët e mia) pranojeni, sepse ajo vjen prej meje kurse ajo që është në kundërshtim me Librin e Zotit largojeni. Artikulli kryesor: Ixhmaul Umeti - burimi i sheriatit IXHMAUL UMETI: pajtimi i shumicës së juristëve islamë rreth ndonjë ç ështjeje. Ky është burimi i tretë i Sheriatit islam. Aftësia e dijetarëve që t’I interpretonin normat e Kur’anit dhe hadithit dhe në mungesë të tyre të krijojnë rregulla të reja quhet ixhtihad. Pra, ixhma krijohet nëpë rmjet ixhtihadit. E drejta e dhënies së mendimeve pas sahibëve, pastaj tabinëve më në fund I’u lejua edhe shkenctarëve eminentë islamë. E gjithë kjo bazohet në një hadith të Muhammedit a.s. ku thuhet : “Shkenctarët janë trashëgimtarë të profetëve”. Institucioni i këtij burimi vërtetohet me Kur`an ku thuhet Nga ju le të jenë një grup që thëret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja (En-Nisa ajeti/104). Në një hadith thuhet Përmbahuni sunnetit tim dhe sunnetit të pasardhësve të mi. Megjithatë, këtu vlen të theksohet se të gjithë njerëzve të penës nuk u njihete drejta e njëjtë për ixhtihad. Në teorinë juridike islame njihen tri kategori të ixhtihadit : 1) ixhtihadi I plotë për ligjdhënie që ulejohet vetëm themeluesve të shkollave juridike, 2) ixhtihadi relative, I cili mund të vinte dhe të shprehej në kufinjt e një shkolle dhe 3) ixhtihadi special, që kishte të bënte me përcaktimin e rregullës që zbatohej për një çështje të vacantë, të cilën nuk e kishin zgjidhur themeluesit e shkollave. Artikulli kryeso r: Kijasi - burimi i sheriatit KIJASI: rregulla të nxjerra në bazë të analogjisë. Burim i katërt me radhë i Sheriatit Islam është Kijasi me këtë nënkuptojmë ato zgjedhje të cilat në bazë të analogjisë juristët islamë i kanë nxjerrë prej normave juridike ekzistuese. Me këtë veprim mund të zgjidhen çështjet konkrete në mënyrë të shpejtë dhe të suksesshme, ato çështje për të cilat nuk ekzistojnë norma të prera në burimet e lartëpërmendura. Këto ishin burimet kryesore të Sheriatit islam. Ekzisto jnë edhe disa burime tjera, por ato janë sekondare p.sh. Istihsan (që mendohet se është e pëlqyer), Istislah ( që mendohet se është në dobi), Bidatet (traditat e mira) etj. Përkufizimi i analogjisë në të drejtën e sheriatit është “Krahasimi i një çështjeje për të cilën nuk kemi bazë ligjore me një çështje tjetër të ngjashme, analoge me të parën, për të cilën kemi bazë ligjore të qartë, dhe për shkaqe, arsye apo prova të ngjashme, mund të sillet gjykimi i të dytës analoge me të parën ” Poashtu si burimet e mëparshme edhe analogjia ka kushtet e veta që duhet pa tjetër ti ketë këto elemente: Argumentin/rregullën bazë të qartë (Kur’anin, Sunnetin dhe Konsensusin), p.sh. për alkoolin ekziston rregulla bazë. Norma e argumentit/rregullës bazë. p.sh. norma e alkoolit është e përcaktuar qartë se (alkooli) është i ndaluar. Problematika e re që kërkon krahasim/zgjidhje, p.sh, droga, pijet tjera dehëse, Profeti thotë: “Çdo gjë që deh është e ndaluar përdorimi i saj, qoftë në masë të madhe apo në masë të vogël”. Problematika kërkon që të bëjmë analogji për të nxjerr nor mën standarde se droga apo pijet dehëse janë të ndaluara. Rast tjetër kemi kur Zoti thotë në Kur’an: “Zoti ua lejon të mirat dhe ua ndalon të këqijat”, në këtë rast e bëjmë analogjinë e ligjeve/rregullave për të nxjerrë normën se droga apo pijet tjera dehëse janë të ndaluara ngase unanimisht vlerësohen se ato janë të këqija. Njohja e shkakut të normës apo argumentimit për të cilën është vendosur norma, p.sh. shkaku i ndalimit të alkoolit është dehja, shkaku i ndalimit të drogës është dëmi që i bëhet vetvetes, shoqërisë etj, ka poashtu rregulla të posaçme për këtë çështje në lidhje me dëmet që mund ti sjell droga shoqërisë. Mënyra e njohjes së shkaqeve të normës Njohja e shkaqeve të normës ka disa mënyra: a-Njohja e shkakut me Kur’an dhe Sunnet, ky grup ndahet në dy nëngrupe të tjera: Kur teksti është i qartë dhe kur teksti nuk është krejtësisht i qartë. Njohja e shkakut me anë të indikacioneve. Njohja e shkakut me anë të konsensusit, p.sh. njohja e shkakut se pse i jepet përparësi në trashëgimi vëllait prej dy prindërve më shumë se vëllait prej njërit prind, konsensusi është se shkak i përparësisë është prejardhja prej dy prindërve. Njohja e shkakut me anë të konkludimit, p.sh. alkooli është i ndaluar dhe merret për studim me të gjitha cilësitë dhe elementet që përmban, dhe njëri prej elementeve është shkak për tu ndaluar, p.sh. dehja, kurse në anën tjetër vërtetohet nga studimi se alkooli medicional nuk ndalohet për përdorim. Llojet e analogji së Llojet e analogjisë janë pesë: Një lloj i analogjisë është kur në rastin e ri kërkon zgjidhje si degë, kurse është më i qartë në degë se sa në bazë, p.sh. me bazë ligjore është e ndaluar ofshama ndaj prindërve me “uf”, nëse bëjmë analogji me rrahjen e prindërve, shohim se rrahja e prindërve është një akt më i rëndë se ofshama. Lloji tjetër i analogjisë është kur shkaku n ë degë është i njëjtë si në bazë, p.sh. djegia e pasurisë së jetimit dhe ngrënia e pasurisë së jetimit janë të njëjta ndalesa, dhe kur bëjmë krahasimin e normës vërejmë se që të dyja kanë shkakun e njëjtë, shkatërrimin e pasurisë. Lloji i analogjisë është, kur shkaku në degë nuk është aq i qartë sa është edhe në bazë. Lloji i analogjisë poashtu është kur analogjia njihet me anë të një teksti (Kur’an ose Sunnet) ose me anë të konkludimit, duke mos marrë parasysh fare logjikën, p.sh Profeti thotë: “Nuk lejohet të gjykojë gjykatësi kur ai është i hidhëruar”, në këtë rast për shembull ndodh e njëjta gjë edhe me urinë dhe etjen në rastin e gjykatësit, d.m.th. nuk lejohet të gjykojë gjykatësi kur është i uritur ose i etur. Në këtë rast sikur hidhërimi edhe uria apo etja janë shkaqe që ndikojnë psikikisht te njeriu. Lloji i analogjisë kur është e domosdoshme të studiohet thellë njohja e shkakut, në këtë rast mund të marrim shembull, këmbimin e parave me arin në kamatë, etj. Ndalesa e Analogjisë Analogjia ndalohet në këtë çështje: Në normat të cilat kanë të bëjnë me çështjet e adhurimit, ngase normat e adhurimit siç kemi thënë edhe më lartë se janë të gjitha të detajizuara dhe nuk ka nevojë për analogji Analogji nuk bëhet nëse ekziston teksti i qartë në Kur’an dhe Sunnet, por analogjia vjen në konsideratë vetëm kur juristi nuk gjen ndonjë dispozitë për ndonjë çështje, dhe prej kushteve kryesore është të mos vijë në kundërshtim me burimet e më hershme, nëse vjen në kundërshtim me burime e lartë përmendura atëherë kjo analogji bëhet i pavlefshme. Njohja e shkaqeve në Islam është shkencë e veçantë e cila ka të bëjë me citatet e Kur’anit dhe Sunnetin-fjalët e Profetit. Ixhmai-Konsensusi i J uristëve të Medinë dhe Kufës të hershëm Konsensusi i juristëve të Medinës dhe të Kufës është poashtu një prej burimeve të së drejtë së Sheriatit. Të gjithë juristët janë të pajtimit se nëse një normë ka qenë e miratuar nga juristët e medinës dhe kufës nuk lejohet të kundërshtohet nga muslimanët, këtu bëhet fjalë për norma të cilat natyrisht kanë bazë ligjore në burimet e lartë përmendura. Arsyeja se pse ky konsensus konsiderohet si burim i së drejtës së Sheriatit është se profeti Muhammed ka jetuar një kohë të gjatë në atë vend, poashtu edhe shpallja-legjislacioni ka zbritur në këtë vend dhe juristët e medinës i kanë mësuar rregullat nga profeti. Kurse sa i përket konsensusit të juristëve të Kufës arsyeja është se pas përhapjes së Islamit në Irak, shumë prej shokëve të profetit kanë shkuar në këtë vend dhe ua kanë mësuar njerëzve fenë dhe jurisprudencën, të cilën gjë ata e kultivuan shumë. Legjislacione hyjnore të mëparshme para legjislacionit të Kur’anit Me këtë burim nënkuptohet me ato dispozita-norma të cilat i ka përcaktuar Zoti komuniteteve të mëparshme në librat e mëhershme të shpallura në origjinal tek profetët tjerë siç është: Tevrati-Tora, Zeburi-Psalmet, Inxhili-Ungjilli. Këto legjislacione kanë dy lloj norma: Norma të cilat nuk përmendën fare në dy burimet e së drejtës së Sheriatit (Kur’an dhe Sunnet), ky lloj legjislacioni nuk pranohet si burim dhe nuk aplikohet në të drejtën e Sheriati sipas mendimit të të gjithë Juristëve. Norma të cilat përmendën në dy burimet e së drejtës së Sheriatit, ky lloj legjislacioni ndahet në dy nëngrupe: Normat të cilat janë të abroguara nga e drejta e Sheriatit, p.sh. në të drejtën e hershme hebreje ka qenë e ndaluar gjuetia në ditën e shtunë, e drejta e Sheriatit e ka abroguar këtë ligj dhe e ka lejuar gjuetinë për muslimanët në ditën e shtunë dhe në ditët tjera, kjo normë (e së shtunës) nuk vlen në të drejtën e Sheriatit. Normat e legjislacioneve të mëparshme të cilat i ka miratuar e drejta e Sheriatit, këto ligje merren si burim në të drejtën e Sheriatit por domosdo të ketë tekst në burimet e së drejtës së sheriatit, p.sh. agjërimi ka qenë obligim në legjislacionin e më hershëm, poashtu edhe në të drejtën e Sheriatit agjërimi është obligim, dhe ka tekst në të drejtën e Sheriatit. Çdo lloj norme që ka qenë në legjislacionet e më hershme e që nuk janë të përmendura në Kur’an ose Sunnet, janë të pavlefshme dhe nuk vijnë në konsideratë në të drejtën e Sheriatit. Preferencat e Rezonimit Juridik - Istihsani Ky lloj burimi i së drejtës është kur të ndodh që juristit t’i parashtrohet zgjidhja e ndonjë çës htjeje, e në këtë rast juristi i jep përparësi llojit të katërt të analogjisë para llojit të pestë të analogjisë, ky lloj veprimi (dhënia e përparësisë) në të drejtën e sheriatit quhet Istihsan (preferencë e rezonimit Juridik). Duhet cekur se edhe ky burim i së drejtës së Sheriatit patjetër duhet të ketë mbështetje ligjore. Ky burim i së dejtë së Sheriatit ndahet në 4 grupe Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në Kur’an ose Sunnet. Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në Konsensus. Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në Traditë (që do të cekët më poshtë). Preferenca e rezonimit në lehtësimin e vështirësisë. Preferenca e rezonimit duke u bazuar në interesin e përgjithshëm Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në analogjinë nr. 5 e cila kërkon të studiohet thellë. Rezonimi Juridik i bazuar në gjendjen e më hershme për vazhdimësi - Istih’sabi Ky lloj burimi ka të bëjë me normën e cila në fakt ka ekzistuar më herët, mirëpo dyshohet në mos ekzistimin e saj, dhe si e tillë gjykohet se ajo normë vazhdon deri sa nuk sillet dëshmia e kundërt. Poashtu edhe e kundërta, kur mendohet se diçka nuk ka ekzistuar më herët, por dyshohet se ekziston, kështu që vazhdohet të gjykohet se nuk ekziston derisa nuk dëshmohet e kundërta e saj. Ky burim ndahet në tri lloje •Rezonimi i cili dëshmon se norma e çdo gjëje në bazë është e lejuar për tu zbatuar përderisa nuk vjen ndonjë normë tjetër që e bën të ndaluar, dhe anasjelltas. •Rezonimi i cili dëshmon për pafajësi juridike, p.sh. agjërimi i muajve të tjerë përveç muajit ramazan, personi nuk mund të agjëron dhe është i pafajshëm përderisa nuk dëshmohet ajo n ormë. •Rezonimi për të cilin dëshmon logjika dhe e drejta e Sheriatit për vazhdueshmërinë dhe ekzistimin e asaj që ka qenë më herët, p.sh. një person ka marr abdest dhe pas pak dyshon në abdesin e tij, në këtë rast dëshmohet se ka abdest duke u bazuar në faktin se ka pasur abdes më herët. Rezonimi Juridik i bazuar në Interes të përgjithshëm - Istislahi Ky burim ka të bëjë me normat që janë në interes të përgjithshëm të njerëzve, të cilat u sjellin dobi atyre dhe i largojnë nga gjërat e dëmshme. Rezonimi i interesit të përgjithshëm ndahet në gjashtë lloje: Interesat vitale për njeriun dhe jetën e tij, siç janë: ruajtja e nderit, pasurisë, shëndetit, etj. Interesat personale të një personi por në anën tjetër janë në dëm të shoqërisë, siç janë: kamata, droga, mos shkuarja në luftë kur shteti shpall luftë, ky është interes personal por është njëkohësisht është dëm i madh për shoqërinë dhe si të tillë e drejta e sheriatit e ndalon këtë interes personal,etj. FONT> Interesa të cilat sheriati nuk i ndalon por i ka lënë në heshtje, siç janë: caktimi i shumës së tatimit për mirëmbajtjen e buxhetit ushtarak, rregullat e trafikut, semaforët në rrugë, procedurat e ndryshme administrative etj, këto në një farë mënyre kanë të bëjnë me rregullat që i vendosin njerëzit në interes së shoqërisë, por me këto kushte: Të jetë në pajtim me qëllimet e së drejtë së Sheriatit dhe kurrsesi të mos jetë në kundërshtim me të. Të mos vendoset për ndonjë çështje e adhurimi në emër të këtij burimi, ngase siç kemi thënë edhe më herët, çdo tentativë në këtë drejtim është e papranuar, ngase kapitulli i adhurimeve ka përfunduar në kohën e Profetit. Norma e vendosur në emër të interesit të përgjithshëm të jetë normë e argumentuar në mënyrë të qartë se nuk e kundërshton të drejtën e Sheriatit, e kurrsesi të mos vendoset sipas hamendjes. Norma e vendosur të ketë dobinë më të madhe se sa dëmin, dhe kurrsesi nuk duhet të jetë dobia dhe dëmi i njëjtë, 50% me 50%. Norma e vendosur të jetë në interes të shoqërisë e jo për qëllime dhe interes personal. Norma të jetë e kategorisë e cila është në pajtim me logjikën e shëndoshë, në interes të shoqërisë muslimane dhe në pajtim me qëllimet e Sheriatit. E drejta a zakonit-traditës - Urfi Juristët muslimanë të drejtën e traditës e marrin si burim për shkak se muslimanët jetojnë në vende të ndryshme dhe traditat dallojnë nga një vend në vendin tjetër. E drejta e tr aditës ndahet në dy lloje Traditat që janë të mira të cilat nuk janë në kundërshtim me burimet e së drejtës së Sheriatit. Traditat që janë në kundërshtim me të drejtën e Sheriatit. E drejta e traditës poashtu për të qenë e ligjshme ndahet në katër grupe: • Tradita e cila është e përhapur tek muslimanët dhe nuk e refuzon askush, p.sh. traditë është të shpenzohet në ditët e festave. • Tradita e cila është e përhapur në ndonjë qytet apo në ndonjë fis, p.sh. traditat në mes qytetit të Gjilanit dhe Prishtinës me rastin e vdekjeve. • Tradita që ka të bëjë me përdorimin e shprehjeve, siç ndodhë rasti në viset e Kosovës. • Tradita e cila fillon t ë përhapet në një popull e që nuk ka ekzistuar më herët, por dalëngadalë bëhet e zakonshme. Kushtet e traditës janë pesë: ◦ Tradita e cila është e njohur në një bashkësi ose vend, dhe të mos jetë në kundërshtim me ndonjë normë të Sheriatit. ◦ Tradita të jetë e njohur-pranuar nga e gjithë bashkësia ose vendi, dhe të gjithë të veprojnë sipas saj, ngase nëse nuk është e njohur si e tillë, në Sheriat nuk konsiderohet e ligjshme. ◦ Tradita të jetë e përdorur nga masa, sepse po qe se një traditë është përdorur më herët e tash jo, kjo traditë nuk konsiderohet e ligjshme. ◦ Tradita të mos kundërshtohet nga populli. ◦ Tradit a të jetë e njohur nga komuniteti muslimanë dhe të pranohet nga konsensusi i komunitetit muslimanë. Preventiva ndaj të ndaluarës - Seddu Edh Dherai Me preventivën në të drejtën e Sheriatit nënkuptohet, marrja e masave preventive për të ndaluar ndonjë gjë që të mos arrijë deri te ndalesa. Llojet e preventivës ndahen në 4 lloje: Preventiva e cila ndërhynë në atë gjë e cila shpie deri tek e keqja ose dëmi i sigurt, p.sh. hapja e puseve prapa derës gjatë natës, pa vendosur shenja. Preventiva e cila ndërhynë në atë vepë r e cila rrallë sjell dëm, p.sh. hapja e pusit në një vend ku rrallë kush kalon aty, në këtë rast norma përcaktohet sipas interesit të përgjithshëm, e jo sipas rasteve të rralla. Preventiva e cila në shumicën e rasteve sjell dëm, e rrallë herë nuk sjell dëm, p.sh. shitja e rrushit atyre që prodhojnë alkool, shitja e armëve atyre që nuk janë në luftë, në shumicën e rasteve sjell dëm dhe rrallë herë ndodh që kjo (tregti) të mos sjell dëm. Preventiva e cila gjithmonë sjell dëm, p.sh. ndërtimi i xhamisë në mbi varreza, etj. Kategoritë e dispozitave në të drejtën e Sheriatit janë Dispozitë e detyruar Dispozitë e ndaluar Dispozitë e lejuar Dispozitë e preferuar p> Dispozitë e irrituar (urryer) Qëllimet e sheriatit Sheriati ka për qëllim arritjen e kufirit më të lartë të mirëqenies së njerëzve, prandaj ligjet e tij synojnë ti sigurojnë, ti mbrojnë dhe ti kultivojnë interesat e tyre. Interesat e njeriut nuk kufizohen vetëm në qështjet e kësaj bote, por ato në Sheriat përfshjnë këtë botë, por edhe botën e ardhshme e cila është e amshuar; përfshin trupin material dhe shpirtin. Ligji islam – Sheriati, më tutje, synon një barazpeshë ndërmjet interesave të individit dhe atyre të shoqërisë, ndërmjet interesave të shtresave të posaqme të shoqërsisë dhe ndërmjet interesave të popullit në përgjithësi; ndërmjet interesave të kombeve në veçanti dhe atyre të njerëzimit në përgjithësi; ndërmjet interesave të gjeneratave të tanishme dhe interesave të gjeneratave të ardhme. Shkencat e studimit të së drejtës së sheriatit Fikhu (Jurisprudenca), është shkenca e cila studion normat dhe ligjet e Sheriatit që k anë të bëjnë me veprat shpirtërore dhe fizike të njerëzve. Pastaj kjo shkencë është marr dhe vazhdon të merret edhe me degët e veçanta dhe të përgjithshme të Jurisprudencës Islame, që atëherë kur fillojnë të ndahen shkencat Islame në disiplina të veçanta. - Usul El Fikhu (Bazat e Jurisprudencës Islame), është shkenca e cila merret me studimin e burimeve themelore të Sheriatit dhe mënyrën e nxjerrjes së ligjeve apo të dispozitave të bazuara në ato burime themelore të mirënjohura për nxjerrjen e normave të Sheriatit në mënyrë të hollësishme. Largimi i dëmeve (der’ul-mefâsid) Dëmi mund të ndodhë në jetën e kësaj bote (në dynja), ndërsa në botën tjetër ajo është humbje e shpëtimit nga dënimi i ferrit dhe humbje e shpërbëlimeve të mira të Zotit. Sigurimi i interesave (xhelbul-mesâlih) Sheriati ka për qëllim arritjen e kufirit më të lartë të mirëqenies së njerëzve, prandaj ligjet e tij synojnë ti sigurojnë, ti mbrojnë dhe ti kultivojnë interesat e tyre. Interesat e njeriut nuk kufizohen vetëm në qështjet e kësaj bote, por ato në Sheriat përfshjnë këtë botë, por edhe botën e ardhshme e cila është e amshuar; përfshin trupin material dhe shpirtin. Ligji islam – Sheriati, më tutje, synon një barazpeshë ndërmjet interesave të individit dhe atyre të shoqërisë, ndërmjet interesave të shtresave të posaqme të shoqërsisë dhe ndërmjet interesave të popullit në përgjithësi; ndërmjet interesave të kombeve në veçanti dhe atyre të njerëzimit në përgjithësi; ndërmjet interesave të gjeneratave të tanishme dhe interesave të gjeneratave të ardhme. Interesi të cilin Sheriati synon ta sigurojë mund të jetë njëra nga të ashtuquajturat “pesë nevojat e domosdoshme dhe qenësore (vitale)” (darûrijât), mund të jetë kërkesë ose nevojë (hâxheh), përmirësim (tahsîn, d.m.th. diçka që nuk është as domosdoshmëri e as nevojë, por që është pozitive për njeriun). Domosdoshmëritë (ad-darûrijât) janë këto baza: ruajtja e Fesë, ruajtja e jetës, ruajtja e mendjes, ruajtja e nderit dhe ruajtja e pasurisë. Prandaj ligjet përkitazi me luftën (xhihadin), me ritet e adhurimit (ibadetet), me dispozitat për heretikët, të gjitha këto janë vënë për ruajtjen e Fesë. Ligjet në lidhje me ndëshkimet, dëmshpërbëlimet etj. janë vënë për ta ruajtur jetën e njeriut. Ndalimi i konsumimit të alkoolit e ruan mendjen. Ndëshkimi për marëdhënie seksuale joligjore (zina), ligjet që kanë të bëjnë me kufizimin e shikimit, me vetmim etj. janë vënë për ta ruajtur pastërtinë dhe nderin. Ndëshkimi për vjedhje është vënë për ta ruajtur pasurinë, e kështu me radhë. Nevojat ose kërkesat (el-h âxhijât) janë ato për të cilat dispozita e Sheriatit nuk shërbën për ta ruajtur një nga domodoshmëritë e lartëpërmendura, por që ka për qëllim masat mbrojtëse që pengojnë të dëmshmet (el-ihtijât) apo largimin e vështirësisë, si për shembull ndalimi i shitjes së alkoolit, që të pengohet apo vështirësohet arritja deri tek ai, apo për shembull kontratat e tregtisë etj. Përmirësimet (et-tahsinât) janë ato që e ruajnë dinjitetin dhe nderin e njeriut. Për shembull mbrojtja e njeriut nga akuzat e rrejshme dhe fyerja. Fyerja, për shembull, nuk e kërcënon jetën e njeriut, e as nuk e privon një nevojë nga nevojat e tij, por ndalimi i saj e mbron njeriun nga gjërat që e poshtërojnë dhe e irritojnë atë. Sheriati islam ka metodë të veçantë dhe të pashoqe në realizimin e këtyre dy qëllimeve, pra largimin e dëmeve dhe sigurimin e mbrojtjen e interesave të njerëzimit. Kjo metodë e veçantë e Islamit qëndron në rregullat apo parimet vijuese: 1. Dhënja përparësi largimit të dëmit para sigurimit apo mbrojtjes së interesave. Ka qenë në interes te respektohen kufinjtë e Qabes ashtu siç i ka vënë ndërtuesi i saj, pejgamberi Ibrahim, dhe edhe pas tij të rindërtohet Qabeja mbi ato themele. Popujt e mëvonshëm gjatë rindërtimit të Qabes nga njëra anë devijuan nga ata kufinj origjinal dhe mbeti vetëm një shenjë që tregonte se Qabeja ka qenë deri tek ai themel, i cili u quajt Guri i Ismailit. Më vonë i dërguari i fundit i Zotit, Muhammmedi, ngurroi ta rrënojë Qaben për ta ngritur atë në ata kufinj origjinal nga frika që kishte se njerëzit do ta keqkuptonin qëllimin e tij dhe në zemrat e tyre do të mbetet diçka. Në Sahîhul-Buhâri qëndron se Aisha (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: ”E pyeta të Dërguarin e All-llahut për gurin (themelin) e Ismailit se a është pjesë e Qabes, apo jo. Pejgamberi u përgjigj pozitivisht. Pastaj e pyeta se përse njerëzit nuk e kanë futur brenda Qabes. Më tha: Popullit tënd u munguan mjetet gjatë rindërtimit të Qabes. E pyeta se përse atëherë e kanë bërë derën e saj aq të lartë. U përgjigj: Populli yt e bënë këtë që ta fusin në të kë të donë dhe ta ndalojnë të hyjë në të kë të donë. Dhe sikur të mos ishin akoma afër periudhës së injorancës dhe sikur të mos frikësohesha se do ta kundërshtojnë këtë gjë, do ta futja gurin e Ismailit brenda Qabes dhe do ta bëja derën e saj pë r toke.” 2. Pajtimi mes intereseve Ka raste kur interesat e ndërsjella bien ndesh me njera tjetrën. Për shembull, në interes të gruas është që burri i saj të mos martohet edhe me një grua tjetër njëkohësisht, ndërsa në interes të burrit mund të jetë që ai të martojë një numër të pakufizuar të grave, sa të dojë ai vet, e edhe shoqëria mund të pajtohet me meshkujt në këtë qështje dhe për shkaqe të ndryshme t’i lejojë atij të martohet me sa më shumë gra. Vërehet se te të krishterët interesi i gruas në këtë qështje ka dominuar dhe e kanë ndaluar poligaminë (martesën me shumë gra). Kurse te çifutët (hebrenjtë) ka dominuar interesi i burrave dhe i kanë lejuar atij të martohet me një numër të pakufizuar të grave. Kurse Sheriati e ka lejuar poligaminë për burrat me një numër të kufizuar të grave me kusht që burri të jetë i drejt ndaj të gjitha grave të veta. Në këtë mënyrë Sheriati ka gjetur një barazpeshë mes interesave të burrit, të gruas dhe të shoqërisë, duke kënaqur interesat e secilt nga këta, duke mos i bërë padrejtësi asnjërit dhe duke mos i japur përparësi asnjërit në dëm të tjetrit. 3. Në rast se bien në ndesh dy a më shumë interese, kapërcehet interesi më i vogël, për hir të atij më të madh Në interes dhe dobi të njeriut është ruajtja dhe mirëqenia e trupit të tij dhe poashtu në interes dhe dobi të tij është edhe ruajtja dhe mirëqenia e fesë së tij. Në situatën kur ndodh q ë muslimanët duhet të zgjedhin ose ruajtjen dhe mirëqenien e fesë së tyre ose jetën dhe trupin e tyre, muslimani e zgjedh luftën (xhihadin) dhe flijimin e jetës së vet vetëm për ta ruajtur dhe mbrojtur interesin dhe dobinë më të madhe, e cila është ruajtja e Fesë edhe poqëse e humb interesin më të vogël, i cili është ruajtja e jetës. 4. Zgjedhja i dëmit më të vogël për hir të largimit të dëmit më të madh Zgjedhja e të keqes më të vogël në rast se detyrohesh patjetër ta zgjedhësh njërën nga të këqiat që të imponohen është parim dhe rregull e rëndësishme me anë të së cilës Sheriati i realizon qëllimet e veta. Shembull për këtë është kur dijetari i madh Ibën Tejmijje nga Damasku me rastin e invazionit barbar të tatarëve në ven det muslimane të Shamit pat ngritur zërin kundër atyre të cilët ndalonin tatarët nga konsumini i alkoolit, me arsye sepse ata kur ishin të këndellur dhe liroheshin nga dehja vrisnin, kryqëzonin, masakronin, rrëmbenin dhe dhunonin popullsinë e atjeshme.   ; DALLIMET E SHERIATIT NGA SISTEMET TJERA Sheriati islam dallohet nga sistemet dhe ligjet tjera, ngase ai është ligj hyjnor nga All-llahu i Madh. Nga ato dallime të tij po përmendim: 1. Ai është i plotë Sheriati përmbam të githa ato rregulla, parime dhe teori që kërkon një ligj i plotë që t’i plotësojë nevojat e popujve në kohën tonë aktuale si dhe në të ardhmën e largët. 2. Lartësia Kjo do të thotë se parimet dhe rregullat e tij gjithnjë janë të ngritura që ta ruaj nivelin e lartë të shoqërisë dhe t’i plotësojë nevojat e saj, pa marrë parasysh se sa ngritet niveli i shoqërisë në të gjitha dimensionet e jetës. 3. Përhershmëria Tekstet burimore të Sheriatit islam veçohen me atë se ato nuk pranojnë ndryshim përkundër kalimit të viteve dhe shekujve. Megjithkëtë, ajo vazhdon të jetë ruajtëse dhe garancë e interesave të njerëzimit në të gjitha kohërat. VEÇANTI TË PËRGJTHSHME TË SH ERIATIT 1. Gjithpërfshirshmëria Zoti thotë në Kur’an: “Ditën kur Ne do të ngremë nga çdo popull dëshmues kundër tyre dhe Ne do të sjellim ty (o Muhammed) si dëshmues kundër këtyre (njerëzve të kombit tënd). Dhe Ne ta kemi zbritur ty Librin (Ku ranin) si shpjegues të gjithçkaje si dhe udhëheqës, mëshirë dhe sihariq për muslimanët (të nënshtruarit vullnetit të All-llahut).” (16:89) Për këtë, dijetarët e Islamit thonë se Islami është sistem gjithpërfshirës i cili i kaplon të gjitha aspektet e jetës. Ai është shtet dhe atdhe, qeveri dhe popull, moral dhe fuqi, mëshirë dhe drejtësi, kulturë dhe ligj, shkencë dhe gjyq, materie dhe thesar, fitim dhe pasuri, luftë dhe thirrje (dave), ushtri dhe mendim si dhe besim i vërtetë dhe adhurim ritual. 2. Morali N> Mirësia në Sheriatin islam është moral i mirë, d.m.th. morali i mirë në të zë vend shumë të rëndësishëm. Ne Sahihun e Muslimit shënohet se Nevas ibën Sem’an El-Ensarijj tregon: E pyeta të Dërguarin e All-llahut (paqja e All-llahut qoftë mbi të) për mirësinë dhe mëkatin, dhe ai mu përgjigj: “Mirësia është morali i mirë. Kurse mëkati është ajo që zë vend në zemrën tënde dhe nuk do të dëshiroje që njerëzit ta zbulonin atë.” 3. Realiteti Sheriati islam nuk kërkon nga njerëzit më shumë se sa ata mund të bëjnë. All-llahu i Madhërishëm thotë në Kuran: “Njeriu nuk ngarkohet me më tepër se që mund të mbajë…” Sheriati islam është ligjësuar që t’i përshtatet njeriut ashtu siç është ai dhe ashtu siç All-llahu e ka krijuar atë me dy komponentet e tij: trupin tokësor dhe shpirtin qiellor, me ambiciet e tij të larta dhe me instinktet e tij shtazarake, me motivet e tij egoiste dhe me prirjet e tij altruiste, me faktorët rebelizuese dhe me nxitjet e tij për devotshmëri dhe nënshtrim, veti dhe vese të cilat vazhdimisht janë në konflikt në brendësinë e njeriut. Sheriati nuk kërkon nga njeriu atë të cilin njeriu nuk e posedon. All-llahu i Lavdëruar thotë: “ I pasuri le të shpenzojë sipas pasurisë së tij dhe ai, burimet e të cilit janë të kufizuara, le të shpenzojë sipas asaj që atij i ka dhënë All-llahu. All-llahu nuk rëndon kënd përmbi atë që Ai i ka dhënë atij. All-llahu do të sigurojë pas vështirësisë lehtësi.” (65:7) Mu për këtë arsye, në Islam nuk ekziston institucioni i murgërisë. All-llahu thotë në Kuran për të krishterët: “…Murgërinë ata vet e shpikën, kurse Ne nuk ua ligjësuam atë.” Tregon Enesi (një shok i Pejgamberit Muhammed) se një grup i shokëve të Pejgamberit (paqja e All-llahut qoftë mbi të) pyetën gratë e Pejgamberit për aktivitetin e tij kur është në shtëpinë e tij, larg syve të njerëzve. Kur kuptuan për punët dhe adhurimin e tij të shumtë që e bënte ai në shtëpi menduan: Ky është një pejgamber të cilit All-llahu ia ka falur gabimet e kaluara dhe të ardhsme dhe gjithë këtë adhurim po e bën! Po ne?!… Atëherë ne duhet të bëjmë edhe më shu më se kjo. Disa nga ata thanë: Unë nuk do të martohem fare. Disa thanë: Unë nuk do të ha mish. Disa thanë: Unë nuk do të flej mbi shtroja. Pejgamberi kur i dëgjoi këto filloi fjalimin e tij me lavdërim dhe falënderim të All-llahut dhe vazhdoi: “Pse disa njerëz thanë kështu e kështu?! Unë falem dhe flej, agjëroj, por ha dhe martohem. Kushdo që largohet nga mësimet dhe traditat e mija (sunneh), ai nuk është prej meje.” SPAN> &nbs p; KRISHTËRIMI div> Me termin ‘krishterizëm emërtohet doktrina fetare krishtere, me termin ‘krishterim emërtohet bota krishtere, kurse besimtarët e kësaj feje quhen krishter (krishtere). Siç shihet, të gjitha këto fjalë kanë në rrënjë fjalën ‘krisht që është emri i Krishtit, Jesu Krishtit (profetit Isa). Në gjuhët perëndimore përdoren emërtimet analoge kristian, kristianizëm, etj. me të njëjtën rrënjë. Në qendër të krishterizmit është Jesui, Jesu Krishti. Lindja, vdekja dhe ringjallja e Jesuit[13] që pranohet si një zot shpëtues, përbëjnë bazën e doktrinës krishtere. Secila nga këto ngjarje përmban një kuptim të thellë e mistik. Në krishterizëm, besimi në hyjnitetin shpëtimtar të Jesu Krishtit, pagëzimi dhe mesha janë parime fundamentale. Përhapja e fesë është detyrë për çdo krishter. Duke i mbajtur parasysh të gjitha këto, krishterizmin mund ta përkufizojmë kështu: “Krishterizmi është një fe shpëtimi me karakter përhapës dhe universal që ka në qendër Jesu Krishtin”. Fraksionet ose drejtimet krishtere Gjatë procesit të vet historik, krishterizmi është bërë skenë e shumë debateve të buruara nga çështje të besimit, adhurimit dhe praktikave të tjera fetare. Këto debate i kanë hapur rrugë lindjes së fraksioneve ose drejtimeve të ndryshme brenda botës kri shtere. Më kryesoret prej tyre janë fraksionet ose drejtimet katolike, ortodokse dhe protestane. Këto emërtohen si Kisha Katolike, Ortodokse, Protestane. Drejtimi katolik. Pas përçarjes dhe ndarjes në shekullin XI, Kisha Romake u vetëquajt katolike që do të thotë universale. Kështu, u krijua drejtimi katolik. Ky drejtim që njeh për themelues të vetin apostullin Pjetër, ka pretenduar për epërsi ndaj kishave të tjera. Drejtimi katolik është më i madhi drejtim në botën krishtere; ai ka numrin më të madh të anëtarëve. Në krye të këtij drejtimi që ka një strukturë të centralizuar, ndodhet papa. Papa konsiderohet zëvendësi i kryeapustullit Pjetër, për rrjedhojë, i Jesuit . Njëkohësisht, papa është udhëheqësi i shtetit të shenjtë të Vatikanit. Veçoritë kryesore të drejtimit katolik janë këto: Papa është udhëheqësi më i lartë i drejtimit katolik, dmth. i Kishës Katolike. Ai është i pagabueshëm. Roma është qendra e katolicizmit dhe ka epërsi shpirtërore ndaj qendrave të kishave të tjera. Shpëtimi i përgjithshëm është i mundur vetëm duke u lidhur pas doktrinës katolike, sepse katolicizmi ndodhet nën udhëheqjen e Shpirtit të Shenjtë. Krahas Librit të Shenjtë[14], drejtimi katolik i jep rëndësi të madhe traditës së Kishës. Në drejtimin katolik besohet se Shpirti i Shenjtë e ka prejardhjen nga Ati dhe Biri bashkë. Në drejtimin katolik u jepet vlerë shën Marisë si nëna e perëndisë, Jesuit, dhe shenjtorë ve duke besuar në shenjtërinë dhe të drejtën e tyre për indulgjencë. Prifërinjtë dhe murgjit katolikë nuk martohen. Kurse anëtarët e tjerë të Kishës mund të martohen por smund të ndahen, me përjashtim të rastit kur bëhet fjalë për shkelje kurore. Shenja e kryqit bëhet nga e majta në të djathtë. Drejtimi ortodoksPAN>. Ortodoks do të thotë bartës dhe ndjekës i besimit të drejtë, i doktrinës së drejtë. Pas ndarjes së Kishës në shekullin XI në atë të perëndimit dhe të lindjes dhe pasi Kisha Perëndimore u vetëquajt katolike, universale, Kisha Lindore me qendër në Kostandinopol (Stamboll) që ishte kryeqendra e Bizantit, u vetëquajt ortodokse, e besimit të drejtë. Qendra të tjera të rëndësishme të këtij drejtimi janë patriarkatet e Aleksandrisë, Antiokisë, dhe Jerusalemit. Veç këtyre janë edhe disa kisha autoqefale (autonome) ose gjysëm autoqefale. Si numër anëtarësh, Kisha Ortodokse përbën drejtimin e dytë të madh në botën krishtere pas drejtimit katolik. Dallimet kryesore të ortodoksizmit nga katolicizmi janë këto: Udhëheqësi shpirtëror i ortodoksizmit është patriku. Por patriku nuk është udhëheqësi i vetëm si papa. Ortodoksët besojnë se Shpirti i Shenjtë e ka prejardhjen vetëm nga Ati. Ortodoksët nuk e pranojnë se papa është i pagabueshëm. Ortodoksët pranojnë vetëm vendimet e shtatë koncileve të para. Ortodoksët u japin vlerë dhe rëndësi ikonave, potreteve dhe statujave të Jesuit, shën Marisë dhe shenjtorëve. Priftërinjtë ortodoksë mund të martohen. Kryqi ortodoks është me krahë horizontalë e vertikalë të barabartë. E dre jta kanonike E drejta kanonike, si pjesë e së drejtës së përgjithshme në feudalizëm, zë vend të rendësishëm në të gjitha shtetet e krishtera. Rëndësinë më të madhe e kishte në periudhën prej shek. XI deri në shek. XV. E drejta kanonike (ius canonici, ius eclesiasticum) është e drejtë krishtare. Kjo është një tërësi e normave juridike të nxjerra nga kasha e krishterë (katolike dhe ortodokse) për rregullimin e marrëdhënieve përbrenda kishës (siç janë organizimi i kishës , rendi hierarkik, marrëdhëniet ndërmjet klerikëve, marrëdhëniet ndërmjet klerikëve dhe personave të tjerë që i takonin kishës, inkriminimi i veprave penale kundër kishës dhe religjionit si dhe parashikimi dhe mën yra e zbatimit të dënimeve kishtare e të ngjashme) si dhe për rregullimin e disa lëmenjve juridikë që pjesërisht ose tërësisht binin në juridiksion të kishës si, bie fjala, çështjet martesore, familjare, trashëgimtare si dhe çështjet civile-juridike lidhur me personat e kishës dhe personave që jetonin në to. Në mesjetë pushteti shtetërorë mbështetej në ideologjinë e krishterë, sipas të cilës shteti është një kreatyrë e perëndisë. Sundimtari s’është gjë tjetër veçse mëkëmbës i perëndisë i cili duhet t’i zbatojë porosityë e tij e të ngjashme. Nga kjo shumë shtete të Evropës Perëndimore dge Qendrore e pranonin sovranitetin e papës (konsideroheshin shtete vasale), ndërsa papët, përveç pushtetit shpirtërorë, pretendonin edhe pushtetin laik shtetërorë. Papa bënte përpjekje dhe pjesërisht ia arrinte që t’i rrezikonte perandorët gjermanë që pretendon in ta kishin pushtetin më të lartë, ndërsa më vonë hyri në armiqësi edhe me mbretërit e Francës dhe të Anglisë që synonin të krijonin sovranitetin e tyre nacional. Pikëpamjet dhe tendencat e dominimit të kishës mbi shtetin apo të shtetit mbi kishën kanë shërbyer si shkak i grindjeve dhe përçarjeve të kishave. Më në fund, më 1054, u shkaktua edhe ndarja definitive e kishës: në atë Lindore (greko – ortodokse) dhe në atë Perëndimore (romako – katolike). Në Lindje u ruajt tradita e cezaropapizmit, që do të thotë se perandori ndërhynte në çështjet kishtare si bie fjala kryesonte sinodhin (kuvendin e kishës) dhe i vërtetonte vend imet e tij, me konstitucione rregullonte materien që rregullohet me të drejtën kanonike, madje edhe ndërhynte në çështjet e komentimit të dogmës fetare. Ndërsa në Perëndim kasha kishte përballë një shtet gjysmë barbar dhe të imtësuar, pa traditë dhe pa inteligjenci autoktone. Kisha kishte përparësi ndaj këtij shteti dhe pushteti, i shërbente si model i organizimit me përkufizime të qarta juridike, me klerikë të arsimuar, për të cilët shteti kishte shumë nevojë, ishte me plot traditë dhe përvojë për organizimin e administrates. Duke i pasur parasysh të gjitha këto rrethana historike, mind të konkludohet se në Perëndim kisha I imponohej shtetit dhe se ky ngeli në njëfarë vartësie nga kisha. Nga kjo që u tha më sipër mund të përfundohet se kisha e krishterë dhe shteti, qoftë në Perëndim apo në Lindje, në periudhën e feudalizmit kanë qenë të pandashme, të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, plotësoheshin dhe ndihmoheshin reciprokisht. Krahas të drejtës kanonike ekzistojnë edhe të drejtat partikulare kishtare, p.sh., siç janë: e drejta kishtare provinciale, argjipeshkvore, ipeshkvore e të ngjashme, varësisht nga instanca.[15] Burimet e së drejtës kanonike Ndarja më e rë ndësishme e burimeve të së drejtës kanonike që bëhet sot në doktrinën kishtare është ajo që bëhet sipas karakterit të brendshëm dhe autoriteti që I nxjerr këto burime, e kjo pikërisht është ndarja në 1 . Burime themelore të përgjithshme, që kanë vlerë për të gjitha kishat e krishtera, të cilat ndryshe quhen edhe burime kanonike dhe në 2 . Burime të veçanta, vlejnë vetëm për njërën nga kishat e krishtera.[16] Burimet themelore ose të përgjithshme të së drejtës kanonike Burimet themelore ose të përgjithshme të së drejtës kanonike janë: 1. Shkrimi i Shenjtë, 2. Tradita apostolike dhe k ishtare, 3. Legjislacioni kishtar dhe 4. E drejta zakonore. 1. Shkrimi i Shenjtë ose Bibla është burimi themelor i fesë së krishterë, por njëherësh edhe i drejtës kanonike. Sipas besimit të krishterë, Bibla është Shpallja e Perëndisë, që përbëhet nga Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re. beslidhja e Vjetër, tekstet e së cilës datojnë që nga shekulli VIII p.e. së re e deri në paraqitjen e Krishtit, është pjesërisht burim i së drejtës kanonike, e në veçanti parimet më të larta mo rale të saj, por vetëm ato të cilat kisha shprehimisht i ka akseptuar. Besëlidhja e Re, tekstet e së cilës datojnë që nga Krishti, është e një rëndësie të veçantë dhe në tërësi paraqet burimin themelor të së drejtës kanonike. Kisha lindore ortodokse përdor përkthimin e autorizuar të Besëlidhjers së Vjetër të quajtur septuanginta[17] dhe tekstin original në greqishte të Besëlidhjes së Re. Ndërkaq kisha perëndimore romako – katolike përdor përkthimin e autorizuar në latinishte të Biblës të quajtur Vulgata.[18] 2. Tradita apostolike dhe kishtare. Me termin traditë (traditio) nuk duhet kuptuar vetëm formën e jashtme të transmetimit të normave gjatë shekujve, por mënyrën trashëguese të ruajtjes në kishë të parimeve themelore të mësimit dhe rregullimit të jetës së krishterë nga ana e brendshme dhe e jashtme e saj. Kështu, p.sh., apostulli Pjetri u jep udhëzime anëtarëve të kishës që ta ruajnë dhe ta mbajnë mend gjithë atë që ua kishte përcjellë edhe gojarisht edhe me shkrim.[19] Apostujt me fjalët e tyre të gjallë ose me shembujt e tyre personale gjatë punës dhe veprimeve të tyre themeluese krijuan rregulla ose norma që njihen si Tradita Klerikale. 3. Legjislacioni si burim i së drejtës. Ndër burimet e rendësishme të përgjithshme të së drejtës kanonike është edhe legjislacioni, i cimi, pa dyshim, është edhe burimi më i pasur i saj. Organi nëpërmjet të të cilit kisha e shpreh vullnetin e v et legjislativ është Kuvendi i Përgjithshëm. Që nga shekulli IV e deri në shekullin IX janë mbajtur disa kuvende të mëdha kishtare, në të cilat janë shqyrtuar shumë çështje të ndryshme që kryesisht kanë të bëjnë me administratën kishtare dhe me disiplinën. Normat të cilat janë nxjerrë në këto kuvende fituan karakter të përgjithshëm, fituan fuqinë e detyrueshme të ligjit pozitiv për të gjithë anëtarët e kishës. Pushteti shtetërorë, prej se u bë i krishterë, i pranoi dhe nga ana e vet i vërtetoi normat e nxjerra nga kisha, duke ua dhënë atyre autoritetin e ligjeve shtetërorë. Gjatë gjashtë shekujve gradualisht u krijua kodeksi themelor kishtar dhe në Kuvendin e Madh të Trulit (692), pastaj në Kuvendin VII të Përgjithshëm Kishtar (787), u proklamua përbërja e plotë e tij dhe u përcaktua vlera kanonike e monumenteve të ndryshme të legjislacionit kishtar, të cilat ishin krijuar gjatë kësaj p eriudhe, që me të drejtë quhet periudha kuvendore. Paralelisht me legjislacionin kishtar, si burim i së drejtës kanonike shërben edhe legjislacioni shtetërorë ose laik (qytetarë). Legjislacioni shtetërorë kishës i shërben si burim i jashtëm i së drejtës së saj. 4. E drejta zakonore si burim i së drejtës kishtare. Zakoni patjetër duhet t’i plotësojë kushtet që të jetë i pranuar si burim i së drejtës kishtare: duhet patjetër të jetë në pajtueshmëri me frymën dhe thelbin e të tërë kishës dhe institucionit që ka të b ëjp me të dhe duhet patjetër të pranohet se ai ekziston një kohë të gjatë.
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 23:45:32 +0000

© 2015