Burns këshillon Serbinë ta njohë Kosovën Nicholas - TopicsExpress



          

Burns këshillon Serbinë ta njohë Kosovën Nicholas Burns Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, që u angazhua intensivisht në negociatat që çuan në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, ka thënë se marrëveshja e tanishme midis Kosovës dhe Serbisë është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. “Marrëveshja është një hap përpara, ndonëse nuk shkon deri aty ku ne të gjithë do të dëshironim. Mendoj se tani ka ardhur koha që qeveria e Serbisë ta pranojë se Kosova është një shtet i pavarur, që nuk do të kthehet në ndonjë formë vartësie tek Serbia, pas asaj lufte të përgjakshme”, ka thënë Burns për “Zërin e Amerikës”. Ai ka thënë se rruga për Serbinë që të modernizohet dhe të jetë e suksesshme, për t’u afruar dhe anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NAT0-n është që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të drejtë. “Padyshim që kjo situatë është më e favorshme se sa ajo që ekzistonte për disa vjet që pas përfundimit të luftës në Kosovë”, ka thënë Burns./gazetaepokaere The post Burns këshillon Serbinë ta njohë Kosovën appeared on Gazeta Ditore. gazetaditore/2013/07/04/burns-keshillon-serbine-ta-njohe-kosoven/
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 09:18:39 +0000

Trending Topics



ss.com/UP-Late-Up-doing-homework-so-I-can-relax-in-class-in-the-morning-topic-170143443159539">UP Late: Up doing homework so I can relax in class in the morning

Recently Viewed Topics




© 2015