Carlo Ancelotti sqaron opinionin publik se blerja e Gareth Bale - TopicsExpress



          

Carlo Ancelotti sqaron opinionin publik se blerja e Gareth Bale nuk do ta ndryshojë pozicionin e Cristiano Ronaldos në fushën e lojës. Tekniku italian që tashmë duhet të menaxhojë dy nga lojtarët më të shpejtë të botës, i hedh poshtë zërat se portugezi mund të vendoset në fushë si një numër 9, duke theksuar se do të vendosë në bazë të karakteristikave të të dy sulmuesve. “Besoj se do të aplikojmë një sistem që shfrytëzon karakteristikat e të dyve. Kampionët e mëdhenj meritojnë të luajnë në pozicionet ku ndihen më mirë”. Në vijim të intervistës, tekniku italian e shpërndan peshën e përgjegjësisë te e gjithë skuadra. “Kemi një modul shumë të ekuilibruar dhe kompetitiv. Unë po menaxhoj një miks lojtarësh me cilësi të mëdha dhe eksperiencë. Skuadra i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar ndeshje të bukura. Objektivi i Realit të Madridit ka qenë përherë modeli koherent i lojës duke respektuar historinë dhe traditën e këtij klubi. Ne synojmë përherë të zhvillojmë një futboll spektakolar dhe në këtë aspekt skuadra ka një organikë të plotë”. Duke folur për uellsianin, Ancelotti nuk zhbalancohet. “Sapo ka ardhur në skuadër, por të gjithë i njohin aftësitë e tij. Bëhet fjalë për një lojtar shumë të shpejtë dhe me cilësi të mëdha, sidomos në goditje. Nuk kam asnjë dyshim që do të bëjë mirë. Skuadra është forcuar shumë pasi dua të veçoj këtu të rinjtë, Jesse, Casemiro, Carvajal, Isco e Illarramendi”. Të jesh trajneri i Realit të Madridit, asnjëherë nuk mund ta evitosh pyetjen për trofeun e Champions League që tifozët e kërkojnë prej më shumë se një dekade dhe Acelotti nuk e bën një gjë të tillë duke u përgjigjur me diplomaci. “Dëshira për të fituar në Champions League na motivon të gjithëve më shumë. Nëse e prekim suksesin këtë sezon do të jetë një arritje e madhe pasi ky është kompeticiooni më prestigjoz për çdo skuadër. Gjithsesi, Champions League mbetet një eveniment i paparashikueshëm pasi të gjithë i japin rëndësinë maksimale
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 12:39:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015