Chelsea në sulm për De Rossin Chelsea vazhdon të gërmojë në - TopicsExpress



          

Chelsea në sulm për De Rossin Chelsea vazhdon të gërmojë në tregun italian. Pas tërheqjes nga gara për sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, shoqëria e drejtuar nga Roman Abramovich i kthen sytë nga Roma, aty ku luan një lojtar i ndjekur prej kohësh nga trajneri Jose Mourinho. Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës romane, Daniele De Rossi, i cili është nxjerrë zyrtarisht në shitje nga presidenti James Pallotta.Sipas tabloidit “Daily Mirror”, skuadra angleze është gati të ofrojë 11.7 mln Euro për lojtarin e kombëtares italiane që vitet e fundit ka treguar një formë të dobët te Roma, për shkak edhe të problemeve me trajnerët që kanë drejtuar ekipin verdhekuq gjatë muajve të fundit. Jose Mourinho ka tentuar të afrohet te mesfushori italian edhe gjatë kohës kur drejtonte Interin dhe Realin e Madridit, por 30-vjeçari është konsideruar përherë një element i rëndësishëm për projektin e skuadrës kryeqytetase e cila ka nisur të ndiejë problemet financiare për shkak të merkatos aggressive që ka zhvilluar gjatë dy sezoneve të fundit.
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 17:24:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015