Cila është shkalla me e vështirë e durimit? Shkalla e - TopicsExpress



          

Cila është shkalla me e vështirë e durimit? Shkalla e vështirësisë në përmbajtjen nga disa gjëra varet nga fuqia e motivit të njeriut dhe aftësisë për ta bërë veprën në fjalë. Kushdo që s’ka motiv për të vrarë, apo për të vjedhë, apo për të pirë alkool, apo çfarëdo qoftë tjetër, dhe njëkohësisht s’ka mundësi ta bëjë këtë, do ta ketë të lehtë të bëjë durim nga këto gjëra. Kushdo që ka motiv të fortë për të bërë një vepër të keqe dhe ka mundësi për këtë, do të ketë shumë vështirë të bëjë durim e të përmbahet. Për sunduesin është tepër vështirë të përmbahet nga bërja e padrejtësive dhe e shtypjes [dhulm], për një të ri është tepër vështirë të përmbahet nga kurvëria, dhe për një të pasur është tepër vështirë të përmbahet nga ndjekja e dëshirave dhe e kënaqësive fizike. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë: “Allahu do ta lavdërojë një të ri që kurrë s’është sjell në mënyrë të pahijshme.” [Ahmed]. Në një tjetër hadith, ai i referohet atyre që do të jenë në hijen e Fronit të Allahut, për durimin e tyre të përsosur, siç është durimi i një sunduesi totalitar në të qenit i drejtë në çdo situatë, pavarësisht ndjenjave personale; durimi i një të riu në adhurimin ndaj Allahut dhe ndrydhjen e tekave dhe të dëshirave të tij; durimi i një njeriu që jep sadaka dhe e mban atë të fshehtë; durimi i një njeriu që u reziston joshjeve të një gruaje të bukur dhe të pushtetshme; durimi i dy burrave që takohen dhe ndahen për hir të Allahut, për mbajtjen e marrëdhënieve për hir të Allahut; dhe durimi i atij që qan nga frika prej Allahut, duke e mbajtur të fshehtë këtë dhe duke mos i treguar askujt për këtë. Të gjitha këto janë prej llojeve të vështira të durimit. Ndaj, dënimi i një të moshuari që bën kurvëri, i një mbreti që rren dhe i një të varfri që është arrogant, është më i ashpër, sepse është lehtë për ta të përmbahen nga ky lloj veprimi dhe nuk kërkon shumë mund. Qëndrimi i tyre tregon se ata me paramendim po rebelohen kundra Allahut. Durimi në përmbajtjen nga veprimet e këqija sa i përket të folmes dhe marrëdhënieve seksuale Prej llojeve më të vështira të durimit është përmbajtja nga veprimet e këqija që kanë të bëjnë me të folmen dhe me marrëdhëniet seksuale. Veprimet e këqija në të folur, si përgojimi e ofendimi, të gënjyerit për të bërë telashe mes njerëzve, lavdërimi i vetvetes në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi, dhe ofendimi i njerëzve që s’i pëlqen dhe lavdërimi i atyre që i pëlqen, të gjitha këto janë zbavitëse dhe dëfryese. Ka një motiv të fortë për të bërë këso veprime të këqija, dhe është fare lehtë të lëvizet gjuha e të flitet, kështu që durimi i kërkuar në këto raste është veçanërisht i vështirë. Ndaj, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] i ka thënë Muadhit: “Kontrollo gjuhën tëndeʺ. ʺDo të merremi në përgjegjësi për çfarë themi?ʺ – pyeti Muadhi. ʺA ka diçka tjetër veç keqbërjes së gjuhës që i bën njerëzit të hidhen me fytyrë në xhehenem?!ʺ – u përgjigj pejgamberi. Njëherë pasi veprimet e këqija të bëhen shprehi, durimi bëhet edhe më i vështirë. Kështu, mund të shohësh një njeri të falë namaz gjithë natën, të agjërojë gjithë ditën, të përmbahet nga prekja e një jastëku të mëndafshtë, megjithëkëtë, ai përgojon, ofendon dhe bën çrregullime mes njerëzve.
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 18:13:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015