DARDANIA STREETBALL KOSOVA 2013 – GJAKOVË U THYEN GJITHA - TopicsExpress



          

DARDANIA STREETBALL KOSOVA 2013 – GJAKOVË U THYEN GJITHA REKORDET, RDK NË SUPERFINALE Tash e tri vite, Driton Rraci nuk njeh konkurrencë në turnetë kualifikuese të Gjakovës të Kampionatit të Republikës së Kosovës në Streetball. Për herë të tretë rreshtë, Dritoni me shokët e tij, sivjet të skuadrës me emër RDK, e ka fituar turneun në Gjakovë dhe është kualifikuar në Superfinalen e Dardania Streetball Kosova 2013, turneun e parë në histori të basketbollit kosovar i cili është pranuar zyrtarisht nga FIBA 3x3 Basketball. Kështu, të gjitha rezultatet dhe sukseset e Kampionatit të Republikës së Kosovës, sivjet të quajtur Dardania Streetball Kosova 2013, përveç se në ueb faqen zyrtare kosovastreetball.org dhe atë në facebook facebook/officialstreetballkosova, mund t’i mësoni edhe në ueb faqen zyrtare të FIBA 3x3 Basketball, 3x3planet/Events/ Pas përfundimit të këtij turneu fantastik në Gjakovë, e mësuam skuadrën e tretë e cila do të luaj në Superfinalen e sivjetmne të Dardania Streetball Kosova, që me 6 Korrik do të organizohet në qendër të Pejës: skuadra RDK. Përveç basketbollistit të shkëlqyeshëm gjakovar, Driton Rracit dhe bashkëlojtarit të tij shumëvjeçar në streetball, Hysni Morinës, sivjet këtij ekipi ju bashkuan edhe dy ish basketbollistë të Vëllaznimit: Shkumbin Kumnova dhe Valon Tanushi. Kjo katërshe në finale mposhti një ekip tjetër fantastike , skuadrën Dell House e cila udhëhiqej nga basketbollisti i ri Shpëtim Bytyqi, djaloshi i cili të dielën, në ora 4 të mëngjesit, kishte mbërritur nga Tirana ku kishte fituar Turneun e Streetball Tirana 2013 dhe së bashku më vëllain e tij Arianit Bytyqi, Arber Radoniqin dhe Ardi Ponoshecin e kompozuan një katërshe të fortë e cila arriti deri në finale, pas lojërave të forta dhe shumë shumë dramatike, mirëpo në fund u mpohstën nga ekipi RDK me 20:15. Kampionëve të Dardania Streetball Kosova 2013, turneut në Gjakovë, medaljet dhe kupat ua dorëzoi profesor Bedri Cahani, punëtor i mirënjohur i sportit kosovar dhe shqiptarë, ish drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës dhe ish-kryetar i Federatës së Bodi Bildingut të Kosovës (foto: ndarja e Kupave) Pas turneut në Pejë, nuk e thamë me kot se dita e mirë shihet në mëngjes. Pas motit të bukur dhe me diell në Pejë dhe Prizren, numrit më të madh të skuadrave pjesëmarrëse se sa vitin e kaluar dhe atmosferës së jashtëzakonshme të krijuar nga mbi 4.000 shikues në këto dy qendra, përhapja e motos së Shoqatës së Streetballit të Kosovës nëpër tërë vendin tonë, duke krijuar atmosferë fantastike me: muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, vazhdojë të dielën me 16 Qershor, në Gjakovë. Në fakt, turneu i sivjetmë i Dardania Streetball Kosova 2012, i zhvilluar në Gjakovë, ishte turneu më i bukur, me 17 skuadra pjesëmarrëse që është numër rekord i gjitha kohëve sa i përket turneve në Gjakovë, me lojërat më kualitative dhe rivalitetin më të fortë ndonjëherë. Ishte kjo një maratonë streetbolisitke e cila filloi në ora 11 të mëngjesit dhe përfundoi në ora 21 në mbrëmje, ku për plotë 10 orë, adhuruesit e streetballit nga mosha 7 e deri në moshën 87 vjeçare përcollën 35 ndeshje dhe u kënaqen me atmosferën e krijuar dhe lojën e treguar. 17 skuadra ishin të ndara në katër grupe, gu grupi A, B dhe C kishin nga katër skuadra ndërsa grupi D i kishte pesë. Pas garave të forta dhe ndeshjeve interesante, nga grupi A në çerekfinale u kualifikuan skuadrat Samsarat dhe Check In. Në grupin B, më të mirët ishin lojtarët e skuadrës Imperial, kurse finalisti i Dardania Streetball Kosova 2013 në Gjakovë, skuadra Dell House doli si i dyti në këtë grup pasi kishte humbur duelin e parë të fazës së grupeve pikërisht nga Imperiali. Nga grupi C në çerekfinale kaluan skuadrat Nertili dhe Dr.Street, ekip ky i udhëhequr nga streetbollisti atraktiv gjakovar, Blendi Kaja, ndërkohë vizën çerekfinale nga grupi më masovik, grupi D, e siguruan RDK dhe skuadra Molosët, një ekip i përbërë nga lojtarë shtatëshkurtër por jashtëzakonisht luftarak dhe të shpejtë të cilët në ndeshjen vendimtare për kualifikim në çerekfinale e mposhtën njërën nga skuadrat atraktive të këtij turneu, skuadrën S.O.S. të udhëhequr nga talenti i ri, Dijon Zarari. Kështu në çerekfinale u ndeshën Samsarat dhe Molosët, duel ky që u fitua nga Samsarat me rezultat 15:7. Çerekfinalja e dytë i takoi skuadrës Del House e cila e mposhti ekipin Nertili me rezultat 13:10. Dulei i tretë i çerekfinales solli një spektakël të vërtet dhe një “shou bombardues” të Blendi Kajës i cili skuadrës së tij Dr.Street ja solli fitoren kundër ekipit Imperial me rezultat 21:13, duke i falënderuar as më pak e as më shumë por 7 shënimeve nga distanca përtej vijës për dy pikë (6.75 m – treshja në basketboll). Krejt në fund, çerekfinalja u përmbyll me ndeshjen RDK – Check In, e cil i takoi ekipit RDK me rezultat 13:5. Ndeshjet gjysmëfinale ishin tejet të forta. Dueli Samsarat kundër Del House u përmbyll me fitore të Dell House me rezultat maksimalisht minimal, 13:12, pas një beteje titanike ku nuk mungoi as drama e madhe. Në duelin tjetër, RDK ishte më e mirë se skuadra Dr Street. Ishte ky duel i dy snajperistëve më të mirë të turneut të sivjetmë të Dardania Streetball Kosova 2013 në Gjakovë, dueli ndërmjet të Driton Rracit dhe Blendi Kajës, të cilët shënuan nga tri treshe secili por në fund fitorja i takoi Rracit dhe shokëve të tij. RDK fitoi me rezultat 21:16. Në finale, si tham dhe në fillim, u zhvillua betejë e madhe ndërmjet dy skuadrave RDK dhe Dell House. RDK ishte në epërsi nga fillimi deri në fund, por Dell House nuk u dorëzua në asnjë çast dhe vazhdimisht bënte presion, por nga fundi i lojës, në skenë sërish doli Driton Rracii cili me dy treshet e tij siguroi pikëdallimin prej 5 pikëve të cilin skuadra e tij e ruajti deri në fund dhe triumfoi në turneun kualifikues të Gjakovës, në Dardania Streetball Kosova 2013. Krejt në fund, edhe një herë duhet potencuar se edicioni i turneut të Gjakovës të Dardania Streetball Kosova 2013, ishte turneu më atraktiv, më kualitativ, me numrin rekord të skuadrave pjesëmarrëse dhe thjeshtë thënë, të dielën me 16 Qershor, fusha e improvizuar e stritbollit në qendër të Gjakovës, pranë pallatit të Kulturës, ishte vend ku çdo adhurues i basketbollit, sportit dhe zbavitjes në përgjithësi, do të kishte dëshirë të ishte prezentë. Moti fantastik, numri rekord prej 17 ekipeve në Gjakovë dhe mbi 2000 shikues, gjatë tërë ditës u kënaqën me muzikë diell dhe streetball. Tërë këtë më së miri e ilustron deklarata e Agon Fehmiut, Kryetarit të Shoqatës së Streetballit të Kosovës i cili, pas përfundimit të turneut, kur e pyetën nëse është lodhur pas kësaj maratone streetballistike, u përgjigj shkurt: “Jo, aspak! Këso streetballi dhe këso kënaqësie , do të mund të organizonim tash menjëherë, për së dyti.” Kryetari i Shoqatës së Streetballit ju falënderua qyteti të Gjakovës dhe gjithë pjesëmarrësve për një ditë të mrekullueshme duke thënë se kjo është një ditë që çdokush do të kishte pasur dëshirë ta përjetonte në Gjakovë ” (Pamje) Karvani streetbollistik, do të vazhdojë rrugëtimin e vet javën e ardhshme, të premten më 21 qershor, me garat në Gjilan, për të vazhduar të shtunën me 22 qershor në Ferizaj dhe me 23 qershor, të dielën do të vizitojë Mitrovicën. Turneu i fundit kualifikues për sivjet, do të zhvillohet të shtunën më 29 qershor në qendër të Prishtinës. Pas turneut në kryeqytet, do t’i mësojmë emrat e 8 superfinalistëve të cilët më 6 Korrik do të udhëtojnë në Pejë për të garuar për titullin e kampionit të Kosovës në Streetball . Pra, përmbyllja e edicionit të sivjetmë është planifikuar për të shtunën, më 6 Korrik, në Pejë ku kampionit të sivjetmë të Kosovës në Streetball do t’i takojë super-shpërblimi i njohur si “ 1000 copa të buta”. Por, si thamë në fillim sivjet as nënkampioni nuk do të mbetet duarthatë sepse do ta fitojë gjysmën e shumës kryesore. Duhet theksuar se në superfinale kualifikohen direkt 7 fituesit e turneve nëpër qytete, si dhe skuadra e 8-të superfinalste do të caktohet nga qyteti që do të ketë numrin më të madhë të ekipeve të regjistruara. Pra, edhe sivjet tradita po vazhdon: muzika, dielli dhe kënaqësitë e streetballit me Dardania Streetball Kosova 2013, tashmë e kanë kapluar Kosovën Linku i FIBA-s per rezultatet e Gjakoves: facebook/l.php?u=http%3A%2F%2F3x3planet%2Ftournaments%2Fdetails%2FTMZ13FFENUFYBXKX&h=LAQHxJ3FK Sponsor Gjeneral: Kompania e Sigurimeve Dardania Sponsor Medial: RTV 21 dhe gazeta Zëri Sponsor Institucional Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ambasada Norvegjeze, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, Federata e Basketbollit e Kosovës Sponsor të Artë : Raiffeisen Bank, Fashion Network Industries Sponsorë tjerë: Forma, Megasporti, Prografi, Hoteli Victory, Kompania e sigurimit fizik – SEES dhe Papilloni
Posted on: Mon, 17 Jun 2013 15:28:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015