DASMAT…DHE KOHA NDALET PIETRO ABITANTE “Rrofshi, - TopicsExpress



          

DASMAT…DHE KOHA NDALET PIETRO ABITANTE “Rrofshi, ljuljëzofshi e më mos u martofshi”: asnjë ngjarje e jetës shënpaljote nuk është kaq e gëzueshme dhe pjesëmarrëse se sa e dy të rinjve. Jeta “fshatare” të San Paolo Albanese karakterizohet nga pak ngjarje, por të rëndësishme, të tilla si lindjet ose festat fetare, apo të trishtuara siç është vdekja. Por është martesa, një nga eventet më të bukura dhe të artikuluara, që ndalon pothuajse kohën në komunitet, duke fi lluar nga rituali i fejesës deri në ditën e dasmës.Fejesa, në të kaluarën, kishte një ritual të veçantë, i dashuruari vendoste , natën vonë në pragun e shtëpisë të së dashurës një cung druri me një sopatë të vendosur mbi të.Nëse të nesërmen në mëngjes, për fatin e keq, cungu ndodhej ende atje, kjo tregonte se propozimi ishte refuzuar, dhe në qoftë se, cungu ishte futur brenda shtëpisë kjo do të thoshte se propozimi ishte pranuar dhe fi llonin negociatat për prikën.Në San Paolo, martesa përfshinte të gjithë komunitetin. Ceremonitë tipike fi llonin dy javë para: dy hallat e djalit dhe vajzës, nderonin mysafirët e tyre gjatë ceremonisë fetare dhe pritjes në mëngjes, ndërsa xhaxhallarët ose kushërinjtë kishin përgjegjësinë e organizimit të drekës së dasmës.Gjithmonë 15 ditë para vjehrra i heq vëthët nuses së ardhshme , e cila do të qëndrojë pa to deri në ditën e dasmës, dhe i bën dhuratë një palë të tjera shumë të bukura dhe luksoze (shikueljt).Tetë ditë para dasmës, dy gratë e familjes organizojnë një procesion (Vallen) që do të shoqërojë çiftin në fazat më të rëndësishme të festës dhe secila nga të ftuarat do të tregojnë fustanet e tyre gala.Të ejnten para dasmës të së dielës, pas vlerësimit të pajës së nuses dhe përgatitjen e dhomës martesore, procesioni i dhëndrit dhe nuses bëhet veçmas, i shoqëruar me gajde duke kënduar “kurrëxhinën “: vargje ironike mbi mirësinë dhe të metat e familjeve e dy të rinjve që bashkohen.Më pas vjen e djela e shumë pritur. Të gjithë mysafi rët e nderit, këndojnë këngë polifonike për dasma si Oj, hapu malj e bënu udhë, se ka të më skonj ky zot i madh…/ Ti më ljosen me sy/ Kostandini vogëljith.Një i afërm i ngushtë i dhëndrit, duke kërcyer, vendos fl amurin e familjes në fi llim të procesionit ku mysafi ratë janë vendosur rrjesht sipas një hierarkie të përcaktuar të farefi snisë.Flamuri është bërë me fi je të veçanta (breze) që zbukurojnë rrobat e grave, dhe është qëndisur me kujdes nga duart e ekspertëve, apostafat për të tilla raste. Një ditë para, fl amuri vendosent në dritare apo në shtëpinë e atij që ka festën.Në mëngjes, mysafi rët shkojnë nga dhëndëri apo nusja për vizitë: atyre u ofrohet biskota të bëra për rastin. Ndërsa për të bërë nderimet është një xhaxha ose një i afërm, i cili qeras me verë, ku mbahet në një enë prej argjile të madhe (kënata).Pastaj, nga shtëpia e nuses, një grup mysafi rësh shkojnë dhe marrin dhëndërrin dhe duke u bashkuar me të ftuarit e tjerë, e shoqërojnë atë në në shtëpinë e nuses. Më pas nusja e veshur me vello të bardhë, në momentin e ardhjes së krushqve qan për largimin nga shtëpia .Babai në pragun e derës përshëndet dhëndrin duke i kërkuar “Do nuse o skëmandilj?”- Don nuse apo shami? Dhe përgjigja është :Donja nuse e skëmandilj!” dua nuse dhe shami Dhe kështu vjehrri, endosos shaminë tek xhepi i xhaketës.Një i afërm i shëndrit hyn në shtëpi dhe fton nusen për ta ndjekur duke i ofruar një shami prej tyli duke i thënë tre here: “ Ngreu, nuse/ ulju nuse!” – Ngrehu nus, ulu nuse. Dhe në fund thotë “Po ngreu, ti nuse, e nga me ne, se këtu ti s’ke më hije- ngrehu o nuse dhe hajde me ne pasi në këtë vend nuk ke më rol dinjitoz.Nusja shoqërohet nga dy xhaxhallarët për krahësh në rrugën drejt kishës.Vetëm në kishë çifti mund të takohen, dhe ajo merr krahun e dhëndërit, ndërsa dëshmitari i parë i zgjidh lidhëset e këpucës së majtë, pasi meqënse ende nuk kanë lidhur kurorën, të dy thonë njërit tjetrit para dhe të disa dëshmitarëve. Në kishë pastaj ritit i kurorë-zimit i cili është sipas atij bizantin. Dy kurora të bardha me lule të vogla të bëra me grep, japin rrezatim dhe lavdi të sapomartuarve dhe kryqëzohen tre herë mbi kokat e tyre nga prifti dhe pastaj të gjithë dëshmitarët i urojnë mbarësi.“Rrofshi, ljuljëzofshi e më mos u martofshi!” , Jetë të gjatë, Lulëzofshit dhe kurrë mos u martofshit.Më pas dhurohen unazat, që jepen nga prifti, edhe ato kryqë-zohen 3 herë, dhe vendosen në gishtin e unazës në dorën e djathtë. Vetëm më vonë, dhe për zakon unaza e dasmës vendoset në dorën e majtë. Prifti i jep të kafshojë tre herë dhëndërit dhe më pas nuses, biskotën tipike të ceremonisë e ngjyrë në verë, e pijnë deri në fund të gotës, dhe e hedh me orzë pas altarit në mënyrë që ajo të “shpartallohet” dhe që asnjëri askush nuk do të pijë ndonjëherë, si një shenjë e besnikëri të përjetshme. Më pas vazhdon një “shëtitje”, liturgjike, njohur si Valëzimi i Ngazëllimit, në të cilën, prifti, nusja dhëndëri dhe dëshmitarët, largohen nga altari.Në dalje, dhëndrit i lidhet lid hësja e këpucës si shenjë e dhënies fund të beqarisë dhe respektit dhe besnikërisë ndaj partneres së saj.Kështu korteu dasmor vazhdon në drejtim të shtëpisë së dhëndërit. Gjatë rrugës këndohen këngë dasmash si llaci i rrëgjëndi / Hapu malj e bënu udhë / Dolla ljart tek një breg / e të tjerë.Në prag të shtëpisë “Nusja” pritet nga vjehrra që i reciton vargje me rimë (kënëkën) lavdata dhe nga ky moment e thërret nuse për të gjithë jetën dhe asnjëherë me emër.Më pas është dreka, kur një herë e një kohë, nga ajo që tregon Ruzina Garrubës, përbëhej nga një menu me perime, makarona, dhe mish të kafshëve të rritura për rastin e madh, ndërsa pjatat dhe pecetat e duarve merreshin hua dhe riktheheshin të pastra.Ditën tjetër, vjehrra pasi të ketë kontrolluar shtratin në kërkim të “shenjave të integritetit moral” të nuses, fton për drekë vetëm të afërmit e saj urdhëron që festa të vazhdojë me vallëzime dhe këngë deri natën vonë.Vetëm të martën e ëma e nuses i fton krushqit e rijnë për të festuar martesën, celebruar dy ditë më parë, madje edhe në shtëpinë e tij, me një drekë bujare, muzikë dhe këngë.Të djelën e ardhshme, vjehrra shoqëron nusen në kishe dhe e nderon duke i ofruar vend në stolin e familjes. Ajo çfarë ndodh në vazhdim i përket të përditshmes! Kjo traditë e bukur dhe unike është vetëm një nga diversitetet kulturor të shumta që Italia është kaq e pasur dhe ajo kurrë nuk pushon së mrekulluari dhe ku një ishull i vogël i gjuhës shqipe si ajo e Shën Palit gjen një rol të pamendueshme. Jeta “katundare” shënpaljote ka pak momende sinjifikative: të gëzuarë, si ata kur ljehet kishteri o festat të shëjta e ata me heljem kur njerzit vdesen. Po ai çë, më se të tjerët, dhja sikuna e qëndron motin, është matrimoni me festat të bukura çë bëhen bashkë, tue zënur fi ll ka shkuqia njera ditën e dashmevet. Shkuqia, me parë, bëhej ndryshe: burri kumbisnej, natën te baljaturi nuses, një bukur kucur druri i thertur ka topra; ndë,largu kljoftë, manatën pas, ai ish adhe atje si e kish ljëshuar, doj me thënë se shkuqia nëk bëhej; kurse, ndë kucurin e kishin vënë mbrenda, doj me thënë se fëmilja nuses kish thëne “Ë” e mënd të tratohej për paljën.Shën Palj, dashmet përzienjën gjithë gjinden e Katundit. Festa zë fi ll ngapu dy javë: dy emta, një e nuses e një e dhendrit venë shpi më shpi për të invitartur më kljishë e për manaten e festës, kurse ungljit e kushrinjt invitarnjën te tryesa.Pesëmbëdhjetë ditë më parë e vjehrra ia nxier vëthët të resë çë qëndron pa njera të dielën kur të veshet nuse me shikueljt çë i jep ajo për rriall.Tetë dite para dashmevet, dy gra ka ana dhëmdrit venë tue thirrur për vallen: çdo grua vritet për ti bënj nder dhëndrit e nusest me ljiveret më të bukura çë ka. Pas mbidhën më shpi e bënjen taraljet me undir e mraj të egër.Të ënjtën, pas çë kanë parë shtratin të shtruar, vallja nuses e vallja dhëndrit, nga një për kundin e tyre, venë për katund me karramunxa e surdulina tue kënduar kurrëxhinën: këndohen maganjat e të dy fëmiljave; Pihet, me taralje, një qeljq më shumë e rrëfi ehen të mirat edhe të ljigat të nuses e të dhendrit.E vjen e diela dashmëve. Gratë me skëmandilje me franxhë zënë valle e me dy burra në kryet dy anëvet çë këcenjën, tue bërë ih… ih…ih,. shtien vjeshe dashmje si Oj, hapu malj e bënu udhë Ti më ljosen me sy/ Kostandini vogëljith e më të tjera. Një gjiri i parë i dhëndrit, tue këcier, tunden fljamurin mbi këshet e gravet të valles. Fljamuri ështe i bëre me brëzet e ljiverevet të gravet ka ana dhendrit e vëhet ditën më parë tek dritësorja e shpisë së dhendrit.Manatën spëndohën taralje e verë. Një ungelj o një gjiri i parë i dhendrit mass verën te muzulinërat me një stjavuke tek mushku manxhin. Pas vallja nuses niset e vete merr dhëndrin. Bashkë me vallen e dhëndrit venë ka nusja ku gjënjën derën e mbyllur e gjirit e dhëndrit shtinjën ata të nuses njera kur të hapet e bënjën faka do te rrëmbenjën nusen. Mbrënda shpisë nusja, e haljmuar pret me jëmën të ikenjë ka shpia ku u rrit; ajo është gati e stuljisur me cohë, stjep e dy parë spingulla, kurse i ati saj qëndron dhëndrin përpara derës e i thot: “do nuse o skemandilj” E dhëndri i përgjegjet: “donja nuse e skëmandilj” E ashtu, tue i vënë skëmandiljin tek buxha gunës, i jep biljë e paljë. Atëherë një i fëmiljës hyn më shpi e me një skëmandilj tulli çë i ndën nuses, i thot për tri herë: “ Ngreu nuse, ulju nuse” E ljurtëmu: Po ngreu, ti nuse, e nga me ne, se këtu ti s’ke më hije” Niset nusja, me dy të ungelj e çë marrën nënkrah, vete më kljishë, një e emëtë e mba te mesi e ajo do të ia shin buzën kur të përvonj taralji e qethur. E te dera kljishës merr për krahu dhëndrin, kurse kumbari i parë i zgjidh lacin e këpucës manxhine ( burri nëk u ljidh adhe!) e përpara Zotit e të gjithë kumbaret thonë atë “ËN” aq i pritur.Më kljishë vënë kurorë. Është momendi më i bukur i ritit bixantin: dy kurora ljuljeje të bardha japën glorje e bukuri kopjes. Më parë zoti e pëstajna kumbaret ia ndronjën te kryet e tyre për tri herë, tue thëne: “Rrofshi, ljuljëzofshi e më mos u martofshi!” Pas ndrohën unazat, edhe ato për tri herë, tek dora djathtë pëstajna shkon ka jetra. Prifti i jep të hanë taraljin të qethur të ngjier tek vera e i jep të pinë verën te qeljqi: atje ku zë ajin dhëndri ka të zër aj nusja e atje ku vë buzën dhëndri ka te vërë nusja ashtu çë mos të sihjenën njera të jetrit e zoti e pljasen qeljqin përtrolli prapa autarit ashtu çë mos njiri më piftë atje.Thënka ndryshe, dy kurme bëhen një në ëmërin e Tënzoti! Para se të daljën mbrënda kljishës dhendri e nusja bënjën një xhir me zotin e kumbaret ndëpër navatat: është udha e jetës me të mirat e të ljigat çë do të shkonjën ashtu si i shkoj Krishti.Nje herë përjashta kljishës kumbari i parë ia ljidhen lacin e këpucës dhëndrit çë i kish zgjidhur kur hyqin, vjen me thënë se nuses ka ti ketë rispjet. Hapet vallja njatër herë me vjeshe dashmje, Llaci rrëgjëndi/ Hapu malj e bënu udhë/ Dolla ljart tek një breg, merr kopjen e venë te shpia tij ku, te praku derës, e vjehrra pret nusen e me një kënëkë i këndon sa më të mira mend ti thet e do ti thres nuse për gjithë jetën e jetës saj. Nani hahet te ristorandi, po më parë, ashtu si e rrëfi en Ruzina Garrubës, hahej te shpia dhëndrit: ljakra me ljëng mishi, tumacë cita e mish kafshje. Grepat, ljugazit e mësallat mirrshin hua. Hahej e ljuhej njera mbrëmanet. Natën “përtaret” adhe dhëndri me serenata ndën dritësorës ku është e fl jë “ëmljith, ëmljith” me nusen e njera sa të ngrëhet e ti ofrir një qeljq verë. Të hënën manat, një herë, thënka pljakat e katundit, e vjehrra shtronej shtratin tue kërkuar “provat” e drejtësisë së resë. Pas i thrris të gjithëve gjirivet e tyre e hahej, këndohej e ljuhej njatër herë njera natën. Fëmilja e nuses nëk mënd të mirr pjesë te dashmet: kush kish faqen të mirr pjesë, burrë o grua, ish i përqeshur për katund. Vetem të marrën, jëma nuses bënej festë e i thërris dhe krushqvet .Dashmet mbyllën të dielën pas kur jëma dhëndrit vete më kljishë bashkë me të renë e i jep llokun te bangu i fëmiljës saj. Kështu shuhet çdo lligri e vjen e ngaditë!Këto zakone të bukura buthtonjën sa ‘ndryshe e sa bëgate me kulturë është Talia, ku rroli i madh çë gjën një katund i vogelj si Shën Palj, bën maraviljë.
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 16:57:27 +0000

© 2015