DEGRADIMI I VLERAVE NJERËZORE Po na zinet fryma,po na lëkundet - TopicsExpress



          

DEGRADIMI I VLERAVE NJERËZORE Po na zinet fryma,po na lëkundet vjella nga postimet lakuriq të filanës a fistekës,për ngjyrën e lëkurës,për bardhësinë e trupit,për vithet e tulatura dhe për gjinjtë e gufuar dhe për shumë gjëra tjera edhe të marrëzishme,bile.Kështu kemi hy symbyllaz në botën e striptisit,duke e shkelur me të dyja traditën e çmuar kombëtare dhe duke e përqafuar turpin me joshje publikisht. Po për skenat banale të flirtit fallso në publik,e kemi nënçmuar dashurinë,kulturën familjare e njerëzore dhe po afrohemi me gjestet fort edhe me kulturën majmuniane.Po këta tipa akulturues kalojnë ditë e javë dhe nuk ndërrojnë fjalë mes vete,ndërsa në publik shitën më të dashuruar se Romeo e Xhulieta,por me këto gjeste banale nuk besoj se ia kripin mendjen ndokuj,pos që i sjellin neveri dhe gërditje.Në një katun,njeni që ishte martuar brenda vitit,edhe pse kallabllak robnim,ia kishte ënda që të fërkohet me grue.Kur i tregojnë zotit të shtëpisë;duel krejt prej kryqi,prandaj tha:-Uh sytë ja q….! Po a e ka pasë gjithë natën në shtrat?!Dhe e shtrëngoi keq që ma se përsëriti atë paturpësi. Nuk më mbushet mendja që zdeshja lakuriq ka të bëjë me civilizimin,por e kundërta,sepse nëse është kështu kafshët shumë paranesh paskanë hy në civilizim,pra ne tash po dalim në sorrnishtë.Ekstremitetet gjithmonë i shmangën normalës,qoftë kur lakuriqohet,qoftë kur mbulon kokë e fytyrë e këthen në fantazmë.A bënë të mbahet mesi për të mos mbjellur shembull të keq dhe për të mos ra keq në sy të huaj.Kjo po i bjen si puna e gomarit;ja nën udhë ja mbi udhë,po kurrë drejt në rrugë,jo. Shteti,shoqëria civile janë mbingakuar me derte që nuk u përkasin apo Mirren me punë tjera destructive,kurse batakçinjtë gjejnë shesh e bëjnë përshesh.Lypset organet e shtetit (Ministria e Kulturës) ta shtojë kujdesin ndaj ruajtjes së kulturës dhe vlerave njerëzore e kombëtare,për ndryshe nuk qëndron në nivel të detyrës.Këto dukuri negative dhe prapambetje ekstreme kanë nevojë,që përmes institucioneve përkatëse të shtetit ,të korrigjohen dhe krejtësisht të menjanohen.Një ilustrim: MOS TË MË THONË PRIMITIV Në nji katund një shtëpi e madhe e me shumë robë.Disa të shkolluar e disa të punësuar nëpër qytete dhe e bartën modën moderne nga qyteti në fshat.Gratë filluan të bartnin fustanat e shkurtë,xhaketën me krah të shkurt,flokët e prera,sipas modës.Edhe mashkujt dikur zunë të bajnë pantolla të shkurtë,këmishën e shpërthekuar apo edhe fare pa të.Gjyshi që deri tash e kishte komandën në dorë,po e heton me keqardhje që puna nuk po ecën sipas dëshirës së tij.Shkoi n`odë ndejti pak dhe dikur duel lakuriq prej ode me shkue në nevojë.Dikush prej grave e veneron dhe me të shpejtë i alarmon burrënimin:-Mulni se babagjyshi kanka tranue. Shkuen shpejt në odë dhe po e pyesin:-A je tranue,a çka të gjet që je zdesh?!-Kurrë ma mirë nuk jam kanë,por po ju shoh juve qysh për ditë ngapak po zdisheni,tash edhe une i graha allafranga,që të mos thonë:-Plaku asht mbet primitiv! Më sa po e kuptoj une,allafranga,po i bie me kanë cullak(lakuriq).Po kjo asht shumë leht,veç me u vesh asht ma vështirë edhe në fukarallak.Me këte plaku shpëtoi nga segëlltia!Mirëpo,ne nuk po gjejmë metodë për ta zhbërë zullakhanën,prej të cilës dalin vetëm marrëzira,irritime dhe shkatërrime të dinjitetit e të moralit njerëzor në përgjithësi.Jo që jam shpifarak islamist,por të keqën,të shëmtuarën,i luftoj me kaçikun tim,duke e ditur se e keqja sjell vetëm keq.Këtu kanë gisht moderatorët e shfrenuar,të cilët plotësisht kanë pajtuar me banalitetet dhe turpet.Një regjisor apo një moderator nuk e preferon femrën në ndonjë rol të mirë,as nuk e prezenton para medieve elektronike,pa i nxe duart më parë në organet gjenitale të saj dhe pa e detyruar që të dalin nudo para publikut dhe ky erifi t`ia masë me poshtërsi,çdo pjesë të trupit të saj që ky e lakmon.Kështu bashkë me rrobat ia heç edhe cipën e turpit ,kurse publikut nuk i ofrojnë kulturë,por degjenerim të skajshëm,sikur në rastin e legalizimit të martesës mes personave të së njëjtës gjini,që edhe kjo nga kokëkrisurit quhet civilizim.Në këte kohë pakohë çdo gjë amorale,e pistë që shkatërron dinjitetin njerëzor,po merr konotacione fallse,civilizim,kulturë,postmodernitet dhe gjithëçka që nuk e spjegon rolin shkatërrues të veprimeve demode,të cilat na ofrojnë mjaft me botën animale.Njeriu le të zgjedh se kënd do ta preferojë që të jetë pinjoll i tij.Në faqen e internetit,në Bota e yjeve,jepen dy fotografi nudo të dy femrave,ku njena,Kelly Brook,ka nxjerr gjinjtë jashtë që në këte rast nuk ofrojnë simpati e tërheqje,por duken si planci i lopës të posa therrur,që e shtrydhin për t`ia nxjerr fekaljet,e kjo ndoshta don ta nxjerr silikonin.Kupedi!Ndërsa tjetra ua ka kthye publikut prapanicën(rectumin) sikur don t`i fekalizojë të gjithë,po si ta kishte objektivin do t`u bënte foto të përlyer me fekalje.Një i moshuar në Anamoravë,kur ia shkelte pak e bëhej sevdali,i lëshohej gjuha për veprim,për mahi.Thoshte:-Këta të kulturuemit e sodit,po i njh fare leht,hiç pa folë,sepse e kanë hunë me ……m…!Kupedi?A banë vaki kjo punë?!Këto veprime të pamatura pa mëshirë e atakojnë kulturën kombëtare,po pse jo edhe mbarënjerëzore.Këtu duhet të kostatojmë që njeriu,jo vetëm për njeriun,por edhe për vetëvetën është ujk.Përbaltja e kulturës është armik serioz ndaj vetëvetës.Dhe,kur e atakon vetëvetën,nuk ka kush që të shpëton.Ruana Zot prej rezilhanës!
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 20:51:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015