DROMCA (humori) LUFTE Njëri i Dardhishtës së Epërme, duke e - TopicsExpress



          

DROMCA (humori) LUFTE Njëri i Dardhishtës së Epërme, duke e parë se numër i madh burrash kishte shkuar në kurbet, kurse tani, shumë djem të rinj po bëheshin ushtarë, ju thotë: “Unë po rri me gratë se mbetën vet ej”. *** Komandant Sadik Halitjaha e kishte dëshirë të këshillonte shokët për gjëra të mira. Në një rast, i thotë Mehmet Mustafës dhe Skënder Bashës, që për shkak të angazhimit të tyre fizik në luftë dhe dëmit që shkakton duhani, ta lënë atë, kurse këta ia kthejnë: “O komandant, luftë është e s’na dihet. Por, nëse do me u përkujdes për ne, na e blejë ndonjë herë ndonjë paqetë duhan e mos të ndodhë të vdesim të përmallshëm për të”. Sadiku iu thotë jo, sërish me arsyetimin se është i dëmshëm dhe se duhet lënë duhanin, kurse Skënderi ia kthen: “O komandanti i ynë, më e keqja është, që me ndodhë me më lënë duhani, më as në vijë të frontit s’më rrihet”. *** Pasi të jetë djegur e tërë Maqiteva e meqë ishin dëmtuar gjithë të mirat materiale, kurse popullata nga fshatrat përreth s’po na ndihmonte më ngase e kishim humbur betejën; ushtarëve tanë iu ishte dobësuar dukshëm ushqimi. Në ankesën e tyre se po hanin ushqim të dobët, Halil Krasniqi, iu kishte thënë: ”A ju thosha ngulni këmbët e rezistoni më shumë; Edhe, dine që s’mund ti harxhojmë krejt artikujt përnjëherë”. Sa herë që pëlciste sherri e zhvilloheshin luftime; si përgjigje kërkesës së komandant Sadikut që të dilej me ushtarët në vi fronti Shefi i Operativës, Sadri Emërllahu, i thoshte komandantit: “Të kam thënë se di vetëm me dhënë mësim”, kurse komandant Adem Kolgeci në situata të tilla thoshte se: “Me vijën e frontit duhet komunikuar përmes korrierit nga distancë prej dy kilometrave”. *** Pak ditë pasi që kishim marrë popullatën në mbrojtje, duke e vendosur atë prapa shpine dhe pasi që ishim zotuar se vetëm pas rënies tonë mund të dëmtoheshin nga forcat armike. Një grup i vogël ushtarësh nga vija e frontit mbi Buzhalë, të dezinformuar se gjoja paskan rënë vijat e frontit të luftës në Jezercë, tërhiqen nga këto vija. Me të dëgjuar këtë, i kontakton Skënder Basha, i cili duke ditë seriozitetin e momentit dhe duke qenë i tej-ngarkuar, i shanë rëndë disa herë radhazi dhe i porositë ti ktheheshin pozicioneve të tyre. Dy ditë më vonë, njëri prej atyre ushtarëve, që ishte me të vërtetë ushtarë i mirë, i thotë: “Mirë baca Skënder, veç dije që na ke sharë pa faj tonë” ndërsa, ky ia kthen: “Ani bacën, më shani edhe Ju njëherë mua dhe kryhet”. Por ushtari nuk e lë me kaq, i thotë: “Baca Skënder, ti na ke sharë disa herë neve”, kurse Skënderi ia kthen serish: “Ani bacën, më shani edhe ju disa herë e le të përfundojë, se s’mund të zgjatemi me këtë”. --- Dy, nga bashkëfshatarët tanë në Zvicër, të cilët na kishin dërguar para për të bërë luftën; Pas ndërmarrjes së parë serbe kundër nesh, kur kishin dëgjuar se ishte djegur fshati e në këtë rast edhe shtëpitë e tyre: Na qojnë fjalë t’ua kthenim parat. I thash këtij zotëriut përmes të cilit mora porosinë- ti pyeste: “Sa mjete kishin dhënë”? Në mënyrë që të dija sa t’iu kthenim. Kur më tha se: “Kishin dhënë, që të dy nga 500 Marka Gjermane”; E porosita t’iu tregonte se: “Do t’iu jepja që të dyve, së bashku, një kallash”. *** Në një rast, një ushtarë i yni në Vraniq, shtie pa pasur asnjë arsye. Kjo ishte shqetësuese si për popullatën ashtu edhe për ne. Menjëherë pas kësaj grup njerëzish që po përpiqeshin t’ia vishnin fajin ushtarit Gëzim Caka meqë ishte nga Budakova, e kishin pyetur hallën Rushe: “Kush gjuajti”? Në këtë, halla Rrushe, shumë mençur, ua kthen: “O ja q... qeni nënën Haxhiut tim”. *** Isha në komandë të njësisë, në Maqitevë. Komandanti dhe zëvendëskomandanti i kompanisë, Selim Haziraj e Halil Krasniqi, pos të tjerash, e pyesin: “Çka të re”? “Çka po thot Vraniqi”? E ky ua kthen: “Janë duke thënë që ju dy e dogjët Maqitevën”. “Ndonjë gjë tjetër, se kjo s’po na duket interesante” i thonë ata. Në pyetjen e Skënderit: “Pse”? Ia kthejnë: “Paj, ti i vetëm e dogje gjithë atë Vraniq e ne të dy këtë Maqitevë të vogël”. --- Në njësinë e Komandant “Gurí”, gjersa po festonin Ditën e Flamurit e të Pavarësimit të Shqipërisë, një grup ushtarësh ekzaltohet dhe fillon të shtie në ajër nga armë të lehta. “Gurí”, duke e parë që askush s’po i dëgjonte thirrjet e tij që të ndërpritej me të shtëna, ia merr nga dora automatikun zëvendësit të tij, Mufailit, dhe fillon të shtie me rafal. Pasi të ketë pushuar kjo, urdhëron rreshtimin e njësisë dhe nuhatë një për një çdo armë që kishte shtëne duke ndarë nga rreshti të gjithë ushtarët, armët e të cilëve mbanin erë baroti e bashkë më ta edhe zëvendësin e tij. Më pas këta i ndëshkon me stërvitje tërë ditën, në mot të lig me borë e në të ftohtë, kurse kurë i thuhet në mbrëmje se zëvendësi i tij s’ishte fajtor, ngase ky kishte shti me armën e tij, “Gurí” ua kthen se: “Me Mufailin i kanë bërë ushtrimet më mirë”. *** Kohë lufte, e shqetësimet ishin nga më të ndryshmet. Udhëheqësit e fshatit në Vraniq, kohë të gjatë kishin vuajtur, madje kishin bërë përpjekje të shumta të kuptonin pse s’kishim oficer e kuadro ushtarake? Pse e bënim luftën pa bekimin e kundër vullnetit të “Presidentit Rugova”? Etj; etj. Kurse në fund, a janë në të vërtetë me paga “oficerët” që na kishte përgatitë me urgjencë e që na kishte dërguar “Qeveria e Bujar Bukoshit”. Në një rast, në lidhje me interesimin e tyre të fundit se a ishin këta “oficer” me paga, Skenderi, iu ishte përgjigjur fare shkurt: “Normalisht, ata janë oficer”; ngase si të tillë ua kishte prezantuar, për të ruajtur qetësinë aq të nevojshme te civilët e te ushtarët.
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 15:55:57 +0000

Trending Topics




© 2015