DY KRIJESA TERESISHT TE NDRYSHME... Njeriut më të pazhvilluar, - TopicsExpress



          

DY KRIJESA TERESISHT TE NDRYSHME... Njeriut më të pazhvilluar, njeriut primitiv, sipas logjikës së evolucionit, është dashur t’i paraprijë tipi më i zhvilluar i shtazës. Mirëpo, po t’i krahasojmë këta dy anëtarë fqinj të zhvillimit, s’mund t’i shmangemi dyshimit se është fjala për një dallim esencial, të pakalueshëm. Therrasim Ne Udhezim një anë shohim kope shtazësh që lëvizin për të kërkuar ushqim, që luftojnë për ekzistencë ose për të shfarosur njëra-tjetrën. Në anën tjetër, mbase në pyllin e njëjtë, shohim njeriun primitiv, të hutuar e të ngatërruar me ndalesat e besimet e çuditshme të tij, ose të preokupuar me lojërat e pazakonshme e të pakuptueshme të tij, me misteret e simbolet. Në këtë pamje këto janë dy krijesa tërësisht të ndryshme dhe s’mund të merret me mend se i dallon vetëm një distancë, e vogël a e madhe qoftë, në evolucionin e botës së gjallë. Parimi i ekzistencës shtazore është efikasiteti, dobia, utilitariteti. Parimi i ekzistencës së njeriut - në qoftë se është njeri - s’është i këtillë. Shtaza është e natyrshme. Njeriu është i mbinatyrshëm, iracional, i pakuptueshëm, i pabesueshëm, madje racionalisht i pamundshëm. Në mos qoftë i tillë, ai s’ekziston, së paku jo si njeri. Njeriu ekziston për aq, për sa i kundërvihet rrjedhës së përgjithshme të botës, mekanizmit gjithpërfshirës të hiçit e të paqenies. (alija izabetgovic)
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 23:17:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015