Dashi (horoskopi vjetor) Periudha - 21/3 - 20/4 Viti i ri duket se - TopicsExpress



          

Dashi (horoskopi vjetor) Periudha - 21/3 - 20/4 Viti i ri duket se fillon pak heshur, por është vetëm një përshtypje. Pas kuintave Plutoni fryn mbi zjarrin e ambicjes tënde dhe Urani të shtyn të hidhesh mbi çdo tren që kalon. Në pranverë do të mbërrijnë frytet më të mira dhe do të jetë ai momenti i duhur për të vënë në provë aftësitë e tua. Mos shpërdoro paratë në kapriço të papritura, pasi gjatë verës do të të duhet ndoshta të përballosh, për arsye familjare apo për nevoja të papritura të partnerit, një shpenzim të paparashikuar. Gjithmonë në verë re kalimtare do të mund të sjellin mbi skenë ndonjë moskuptim me miq dhe familjarë. Stuhi mund të shpërthejnë edhe në dashuri, por bubullimat dhe rrufetë do të qetësohen falë mirëkuptimit të atyre që të duan. Të lindurit nga 21-31 mars Strategjia e Penelopës, që thurte pëlhurën ditën dhe e shthurte natën, nuk bën për ty, por këtë vit është një shembull që do të duhet të ndjekësh. Ndonëse urren t’i shtysh gjërat, mos digj dëshirën për të bërë dhe energjitë, duke hedhur në erë qëllimet më të mira. Ndonjë shpërthim do të ketë, por zjarrfikësin do të bëjë i miri Jupiter, duke të të dërguar këshilltarë të çmuar mes miqve. Reflektim dhe kujdes janë fjalët kryesore. Të lindurit nga 1-10 prill Pranvera do të hapë perden e objektivave që dëshiron të arrishë dhe planetet do të të ndihmojnë që të marrësh nishan mirë. Shtyrja për aksion do të zbutet nga një vizion i qartë i realitetit, me të cilin, pranoje, nuk je mësuar. Do ta shfrytëzosh në maksimum këtë periudhë pa pengesa, e edhe nëse do të hasësh ndonjë, do ta hedhësh tutje siç di të bësh vetëm ti. Nga gushti planetet të ftojnë të ulësh marshet. Prano që ke fituar shumë dhe falë ndihmës së të tjerëve e me ngrohtësinë tipike njerëzore që ke, shfaqu mirënjohës. Të lindurit nga 11-20 prill Pasi ke përballuar muaj impenjativë, më në fund do të mund të marrësh frymë. Yjet të çmojnë për kurajon e treguar, por mos prit ndonjë përfitim të çmendur. Çmimi i këtij viti nuk do të jetë plotësimi banal i çfarëdolloj dëshire, por siguria e suksesit të stabilizuar. Pozicionimi i lumtur i planeteve, sidomos mes majit dhe qershorit, të sygjeron të ndalesh e të shijosh frytet e përpjekjeve të tua: mos përdridh hundën, është një kënaqësi që nuk do të ketë çmim. Nëse ke Ashendenten në... DASHI Ndjehesh gati të rinisesh drejt iniciativave të reja. Mund të guxosh, por mbaj nën kontroll zgjedhjet impulsive. E gjallë jeta shoqërore, të lehta kontaktet me tjetrin: shpirti përfiton. DEMI Një optimizëm energjik fryn velat e varkës tënde dhe një nevojë e thellë për rinovim për pushton. Në punë përballesh lumturisht me ndryshime të rëndësishme, në sferën private hapesh ndaj eksperiencave të reja. BINJAKET Mbush mushkëritë plot ajër të ri. Një gjallëri e parezistueshme fizike dhe mendore të përfshin, është lumturi e pastër për të jetuar. Rastet e arta janë shumë pranë, të përket ty t’i kapësh. GAFORRJA Zgjidhen nyjet, rihapen rrugët qe dukeshin të mbyllura, më në fund ndjehesh i ringjallur brenda dhe jashtë. Dhe më në fund edhe zemra rifillon të rrahë, më fort në verë. LUANI I gjallë dhe i harbuar në shoqëri, duhet të zgjidhësh një situatë të komplikuar familjare, si blerja apo shitja e një shtëpie. Një udhëtim i papritur dhe i rëndësishëm të shndrit rrugën. VIRGJERESHA Një kthesë e një rëndësie kapitale, që përfshin ambientin tënd të zakonshëm, do të të çojë në mundësi për të cilat s’kishe shpresuar. Në dashuri ndjenjat historike përforcohen, të rejat lulëzojnë si me magji. PESHORJA Luhatje të ndjeshme në aspektin ekonomik e profesional shënojnë vitin në vazhdim. Temperament dhe ekuilibër ndihmojnë të lundrosh dhe ta tejkalosh atë. Interesa të reja kulturore rriten. AKREPI Serioz dhe i disiplinuar si asnjëherë, lëviz lirshëm në çdo ambient. Mundësitë e tua për aksion janë në maksimum. Lind në horizont një projekt i ri profesional ose një dashuri e re. SHIGJETARI Shtëpia dhe familja kërkojnë impenjim dhe rregull. Do të dëshiroje të ktheje sytë tutje, por për tani nuk është e mundur. Në fund të vitit një nevojë intime spirituale do të bëjë të ndjehesh mbi gjithçka. BRICJAPI Jeta shoqërore rinovohet dhe zbulohesh animator i madh mbrëmjesh mes miqsh të vjetër e të rinj. Në shtëpi duhet të sheshosh kontraste, në profesion do të arrishë synimet që i kishe vënë vetes. UJORI Një tjetër sy ndaj realitetit do të të bëjë të shikosh me më shumë thellësi ambientin që të rrethon. Pjesa e parë e vitit premton projekte të mëdha që do të kenë nevojë për të gjithë bashkëpunimin tënd. PESHQIT Gjen rrugë brenda teje dëshira për ndryshim të cilës nuk i kundërvihesh. Zbulon se çdo metamorfozë kërkon një pasazh të dhimbshëm të paevitueshëm. Shpërthim zjarri sensual në verë. Dashi dhe... dashuria Dashuritë në vazhdim Në sferën e dashurisë po zhvillohen revolucione dhe regjistrohen ngjarje të jashtëzakonshme. Erërat e Uranit fryjnë fort dhe është e kotë, duke të të njohur, çdo lloj këshille ose ftesë për të bërë kujdes. Gjithsesi, nëse në pjesën e parë të vitit do të mund të fluturosh pa shqetësime, falë mirësisë së Jupiterit, në pjesën e dytë, kur planeti bujar do të të kthejë shpatullat, disa shpikje ose padurimi i zakonshëm mund të të kushtojnë zhgënjime. Ndoshta penalizimi mund të vijë nga një kunfuzion mendor, një ndjenjë pakënaqësie mbi të cilën, për të mirën e çiftit, duhet të bësh me dije gjysmën tënde, duke evituar që ta teprosh me fantazinë. 3 zemra marsi, prilli, maji 2 zemra qershori, tetori 1 zemër gushti, dhjetori Dashuri të reja Ke një histori që për një seri rrethanash të sfavorshme është prej vitesh në pritje? Gjithmonë nëse ndërkohë ti nuk ke ndryshuar mendje, me Uranin në mes gjithçka është e mundur. Qielli, në veçanti në gjysmën e parë të vitit, premton t’i japë marrëdhënies një shtysë të lumtur përpara, të të ndihmojë që të sistemosh çështjet shtëpiake, profesionale dhe financiare në mënyrë të tillë që të mund të kurorëzosh ëndrrën tënde. Që gjithçka të shkojë sipas projekteve më të mira, do të nevojitet edhe impenjimi yt, sidomos përsa i përket përshtatshmërisë ndaj ndryshimeve të paevitueshme që një bashkëjetesë sjell. Nëse ke zgjedhur të jesh single, shkak dëshira për liri apo sepse nuk preferon të bashkohesh në mënyrë të stabilizuar, me shumë lumturi do të vazhdosh, ose do të kthehesh, të bredhësh nga lulja në lule pa ndryshuar asnjë presje në gjendjen tënde civile. 3 zemra shkurti, prilli, maji 2 zemra korriku, tetori 1 zemër gushti, dhjetori Më të rinjtë Vit stimulues, gjatë të cilit do të ndjehet dëshira për të ndryshuar rrethin e miqve, për të frekuentuar persona të ndryshëm, ndonjëherë të njohur krejt rastësisht. E mes tyre, deri në qershor, Jupiteri premton të të takojë me kë do të të shtojë rrahjet e zemrës, ndryshe nga si e kishe imagjinuar gjithmonë, por edhe për këtë mahnitës! 3 zemra prill, maj 2 zemra qershor, korrik 1 zemër janar, dhjetor Dashi dhe... puna Nëse e ke Vite jo gjithmonë të lehta, ato të kaluara, në të cilat ke kaluar një periudhë kritike duke mbledhur stress. Gjithsesi, duke parë anën pozitive të medaljes, të është dashur të shikosh në sy realitetin, gjë jo gjithmonë e lehtë për ty, dhe të lëvizësh sipas nevojës. Nëse i ke buzëqeshur vështirësive dhe ke duruar, duke shmangur pengesat në vend që t’i rrëzoje duke u rënë me kokë, 2013 ka rezervuar për ty risi që do të të pëlqejnë. Ndoshta një avancim në pozicion, ose një kalim nga një sektor në një tjetër brenda të njëjtës firmë, nëse kjo në sytë e tu do të dukej si përmirësim. Në fund, dyshja Uran-Jupiter mund të të ndihmojë në realizimin e ambicjes për të pasur një aktivitet tëndin, shumë më të përshtatshëm me natyrën tënde të pavarur dhe, e kotë ta mohosh, pak të përshtatshme për të ndjekur dispozitat dhe rregullat e vendosura nga të tjerët. Nëse po e kërkon Kur ndërhyn Urani, edhe mrekullitë mund të ndodhin. Dhe meqenëse në këtë periudhë të gjesh punë mund të hyjë te ngjarjet e jashtëzakonshme, do ta kuptosh edhe ti, që në përgjithësi je kryesisht skeptik mbi këto gjëra. Gjithsesi, përveç fatit në favor, do të jenë shpirti yt i hapur dhe posibilist, bindja jote e rinovuar, idetë e reja dhe kompetitive, që do të kryejnë magjinë dhe të të sigurojnë, në mos vendin fiks, propozime, oferta dhe bashkëpunime stimuluese e që sjellin të ardhura. Sidomos nga janari në qershor, duhet të ruash njoftimet gojë më gojë, ato online, kurrikulumet e dërguara me kile dhe kurset e formimit. Në bankat e shkollës Provime universitare, master specializimi, kurse formimi do të udhëtojnë deri nga gjysma e vitit me erën në favor. Ai pak shpirt kompetitiv që nuk prish kurrë punë, vendosmëria dhe përgatitja e shkëlqyer do të të lejojnë që të arrishë rezultate mëse pozitive. Në vazhdim do të të duhet të aplikohesh më shumë, përqëndirimi do të lëkundet pak dhe për të mbajtur të njëjtin nivel rezultatesh do të të nevojitet të më shumë impenjim. Në arkën e kursimit Viti hapet me prosperitet dhe fat. Jupiteti do të jetë i gatshëm për ndihmë që do të konkretizohet në një fluks më të madh të ardhurash, në ndonjë fat të vogël në lojë, shpërblime e dhurata të papritura. Gjithsesi, që më vonë të mos jesh i detyruar të qashë... mbi lekët e derdhura pa menduar, qielli këshillon një minimum kujdesi. Nga vera e tutje ndoshta do të të duhet të përballosh shpenzime të rëndësishme, ose fluksi hyrës mund të zvogëlohet. Duke e rimenduar Më pëlqen Të jem i pari Asnjëherë i qetë dhe gjithmonë kurioz, ke lindur për të vepruar, të lëvizësh, të nisësh diçka të re. Adhuron t’i hidhesh jetës me kokë, me atë entuziazëm që nuk humbet kurrë. Pranon sfidat edhe, dhe sidomos, kur fitorja nuk është e sigurt. E kotë ta fshehim: të pëlqen të jesh gjithmonë e gjithsesi më i miri. Të zbuloj gjëra të reja I gëzueshëm dhe i gjallë, gjithnjë gati të propozosh dhe të njohësh gjëra të reja, hidhesh në takimet e reja me atë sinqeritet dhe spontanitet që të dallojnë. Me ty nuk mërzitesh kurrë, ndonëse duket menjëherë e qartë që nuk je i lakueshëm, që nuk heq dorë nga idetë e tua e që për asnjë në botë nuk do të pranoje të braktisje një projekt, të hiqje dorë nga një ëndërr. Nuk më pëlqejnë më Traditat Ndonëse nuk do ta kishe pranuar kurrë, të pëlqenin traditat, mbledhjet familjare, pasi fsheh një respekt të madh për familjen. Por ka shumë gjasa që kohët e fundit, dhe këtë vit veçanërisht, disa zakone do të të rrinë ngushtë dhe jo rrallë s’do të reagosh mirë ndaj kërkesave të prindërve dhe familjes. Ashpërsia Kur ke natyrën e një luftëtari është e pashmangshme që të japësh për veten një imazh të fortë e të fitosh famën e një njeriu që nuk ka nevojë të kërkojë kurrë. Shpreso që të tjerët mos ta zbulojnë se, sidomos kohët e fundit, pas gjithë kësaj force fshihet një dozë bujare ndrojtjeje e që një gjest i ëmbël, një përkëdhelje e papritur, të bëjnë më të butë se një qingj i vogël! Bebet e 2013 I shoqërueshëm e pa komplekse, Dashi i vogël do të jetë protagonist i padiskutuar i skenës dhe shumë shpesh, sidomos për rregullat, do të nevojitet të përplasesh me “kokëfortësinë” e bollshme. Pak më i ndrojtur, por pa dyshim më i ëmbël e i dashur, do të jetë bebi i lindur pas 16 prillit, për efekt të Afërditës te Demi. Yjet & Shëndeti Trupi Gjallëria jote është një garanci për mirëqënie, reagim të menjëhershëm dhe një sistem imunitar që kalon provën e viruseve. Por ajo mënyra jote për të përballuar jetën sikur të ishte një luftë e vazhdueshme, ndjekja e objektivave gjithmonë të rinj, shpesh të sjell një dozë të madhe stresi. Që të qenë mirë duhet të mësosh të relaksohesh, t’i marrësh gjërat më pak me vrull. Për ty që nuk toleron të rrishë pa bërë gjë, sporti është një zgjidhje efikase, por vetëm nëse bën kujdes të mos biesh në kurthin e kompetivitetit. Mendja Xhirot e lumtura me miqtë do të jenë në vend të parë të klasifikimit të preferencave, të ndjekura nga udhëtime të shkurtra dhe nga “gjithçka është kulturë”, pra letërsi, koncerte, konferenca. Përveç kësaj, nga vera e tutje, nëse regjistrohet një rënie e optimizmit tënd natyral, mund të të ndihmojnë disiplinat alternative si yoga, meditimi ose tai-qi, që favorizojnë ekuilibrin, zhvillojnë aftësinë për autoanalizë dhe rikthejnë në lojë aftësitë e tua më të mira, kurajon dhe besimin te jeta. Elementi: Uji Dita: E hënë Ngjyra: gri Guri: kuarc qelqor Lule: Zambak uji Metali: Argjend Numri: 4 Personazhi: Hëna
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 11:44:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015