Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie! Nëse një ditë - TopicsExpress



          

Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie! Nëse një ditë do gjesh tri pika loti, Mos ngurro ,merri e perdori per sy, Mallin tim shtrëngoje në duar të harresës, Së paku veten do duash si dikur unë ty! Mos më shkel në kujtime, kam dhimbje, Se në dyert e shpirtit tim ti le vetëm një varg, Zgjohu vesa ime le ti zbusim flakët e mallit Mos më lejo të tretem mijëra pikla loti larg! Mos më eja as në ëndrra, kam frikë Edhe hëna e vrerosur në rënie ka mall, Dy sy të babëzitur akoma shikojnë në boshllëk Nga kjo dashuri nuk del njeri i gjallë! Kam një dëshirë që të mos kem më dëshirë, Që shpresat e mia pa nënkresë në gjumë ti vë, Unë po tretem gjetkë, me shpirtin tim grisur Aty ku thua me vete ”Më mirë të mos jem më”!. Fati ynë pre e një cope lumturie, Harrova!- Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie! *Olti*
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 19:55:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015