Datat e rendesishme - Kosova ka humbur shume neper - TopicsExpress



          

Datat e rendesishme - Kosova ka humbur shume neper vite! 1999: BE-ja propozon procesin e ri të Stabilim Asocimit për vendet e Evropës Jug-Lindore. Qershor 2000: Këshilli Evropian thekson se të gjitha vendet e Stabilizim Asocimit janë kandidate potenciale për anëtarësim në BE. Qershor 2003: Samiti i Selanikut; konfirmohet perspektiva e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shkurt 2008: Kosova deklaron pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Tetor 2009: Komisioni Evropian miraton një Komunikim mbi Perspektivën Evropiane të Kosovës, duke propozuar iniciativa për liberalizimin e vizave, marrëveshje për tregti, dialog për procesin e Stabilizim Asocimit dhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së. Korrik 2010: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nxjerr përfundimin e deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur ligjin e përgjithshëm ndërkombëtar dhe as Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244/99. Shtator 2010: Kuvendi i Përgjithshëm i KB miraton rezolutën e paraqitur nga Serbia dhe të bashkë-sponsoruar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së për Kërkesën për një opinion këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi atë nëse deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhshmëri me ligjin ndërkombëtar. Mars 2011: Nis dialogu i lehtësuar nga BE në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Janar 2012: Nis dialogu për liberalizimin e vizave. Tetor 2012: Paraqitet studimi i fizibilitetit për një Marrëveshje Stabilizim Asocimi në mes të BE-së dhe Kosovës. Prill 2013: Arrihet marrëveshja e parë e parimeve që qeveris normalizimin e raporteve në dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës. Qershor 2013: Këshilli autorizon hapjen e negociatave për një Marrëveshje Stabilizim Asocimi (MSA) në mes të BE-së dhe Kosovës. 28 tetor 2013: Raundi i parë i negociatave për një Marrëveshje Stabilizim Asocimi (MSA) në mes të BE-së dhe Kosovës.
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 22:28:46 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015