Debati i hapur nga Carlo Ancelotti me vendimin e tij për të - TopicsExpress



          

Debati i hapur nga Carlo Ancelotti me vendimin e tij për të lënë në stol Iker Kasillas ka vijuar me një anketë të prestigjiozes Marca me lexuesit e saj. Pyetjet ishin këto: 1. E ju duket I drejtë vendimi i Ancelotit për ta lënë në stol Kasillasin? 2. Besoni se është mirë për Realin që të ketë rotacion portierësh gjatë sezonit? 3. Cili besoni se do të jetë titullar në ndeshjen e radhëz zyrtare në Granada? 4. Cili duhet të jetë sipas jush portieri titullar I Realit? Përgjigjet janë befasuese. 50.4% mendojnë se Kasillas duhet të jetë titullar I portës së Realit, ndërsa 54.9% që Kasillas duhet të luajë ndaj Granadas. Për 60.6% të lexuesve, roatacioni nuk është mirë, ndërsa 55.4% mendojnë se vendimi për ta lënë në stol kapitenin në ndeshjen me Betisin ishte I drejtë. Dilema mbi titullarin e portës për ndeshjen e radhës që do të zhvillohet të hënën më 26 gusht, do t’i mbajë në ankth tifozët deri në momentin e fundit, pasi Anceloti nuk e ka vendosur ende se kush do të luajë ndaj Granadas. Rotacioni nuk është I pëlqyeshëm në kampin madrilène, ndaj italiani po përballet me problemin e parë serioz që kur mori drejtimin e skuadrës merenges. Ndërkohë Kasillas la lëshuar batutën e ditës në lidhje me situatën e tij gjatë nxemjes pak minuta para fillimit të sfidës me Betisin. Kur u pyet nga trajneri I portierëve Huan Kanalez se si ndihej fizikisht, 31-vjecari iu përgjigj me humor. Të paktën do të mund të luaj në trofeun Bernabeu ndaj Al Saad. Të enjtën Kasillas do të jetë në fushë për të nderuar ish-shokun e tij të skuadrës, Raul, pse jo edhe për të rifituar përfundimisht vendin e tij në 11-titullare të Realit.
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 12:30:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015