Deputeti i PD-së, Sokol Olldashi ka humbur jetën Në vendin - TopicsExpress



          

Deputeti i PD-së, Sokol Olldashi ka humbur jetën Në vendin e ngjarjes tani janë ish kryeministri Sali Berisha, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si dhe shumë deputetë të PD-së e PS-së. (E plotësuar) Edhe zyrtarisht është konfirmuar se deputeti i PD-së, Sokol Olldashi, ka ndërruar jetë, dhe trupi i tij ende ndodhet brenda veturës së aksidentuar, ka konfirmuar nga vendi i ngjarjes gazetari i televizionit A1Report. Sipas tij, në vendngjarje ka mbërritur edhe bashkëshortja e deputetit Olldashi, e cila është mjaftë e trishtuar. Bëhet e ditur se vetura e tipit Audi Q7, pas daljes nga rruga, ka përfunduar në një greminë të thellë prej rreth 100 metra. /Telegrafi/ Policia: Deputeti Sokol Olldashi dyshohet se ka humbur jetën (E plotësuar) Deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi dyshohet se ka humbur jetën sot në mbrëmje në një aksident të ndodhur në aksin Tirane-Elbasan, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në greminë. Pritet konfirmimi zyrtar, por burime policore nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se informacionet nuk janë të mira. News24 mori informacion se rreth orës 21:18 minuta, një aksident automobilistik u shënua në zonën e njohur si Lapidari i Krrabës. Në momentin e aksidentit, deputeti Olldashi së bashku me një person tjetër ende i paidentifikuar po udhëtonin me automjetin tip ‘Benz’ i zi AA003HN’. Makina ka rënë nga një lartësi e madhe, ndërsa vështirësi është paraqitur në nxjerrjen e trupave. Policia, dy ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pas kësaj në vendin e ngjarjes mbërriti dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe deputeti Flamur Noka. Deputeti Flamur Noka ndodhet në vendngjarje por nuk ka pranuar të flasë. “Nuk mund të flas dot”, tha ai për gazetarin që ndodhet në vendgjarje, transmeton BW. Aksidentohet rëndë deputeti Sokol Olldashi Një aksident i orëve të vona të ditës së mërkurë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë lapidarit të Krrabës, është shënuar pasi një mjet me targa AA 003 HN ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Mediat bëjnë të ditur se në mesin e dy të plagosurve është deputeti i Partisë demokratike Sokol Olldashi, për të cilin thuhet se ka marrë plagë të rënda. Burime nga vendngjarja raportojnë për 2 të plagosur deri më tani, ndërkohë që mjeti, nga informacionet paraprake, besohet të jetë i deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, që dyshohet se ka mbetur i plagosur nga ky aksident, transmeton TCH. Dy ambulanca dhe forcat e policisë u gjendën menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që priten të tjera informacione në vijim. Ende nuk dihet nëse humbja e kontrollit ka ndodhur për shkak të motit të keq, apo ndonjë defekti teknik të automjetit. / Telegrafi/
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 23:16:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015