Derisa në opinion ende ekzistojnë dilema se cilët përfaqësues - TopicsExpress



          

Derisa në opinion ende ekzistojnë dilema se cilët përfaqësues të BDI-së dhe institucioneve shtetërore do të përkulen më 13 gusht te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, banorët e këtij fshati nuk kanë asnjë dilemë: përfaqësuesit e partisë së Ali Ahmetit nuk janë të mirëseardhur në fshatin e tyre! Kjo së paku mund të konstatohet nga qëndrimet e kryetarit të bashkësisë vendore në Sllupçan, Selajdin Shahini dhe ish deputetit nga Sllupçani, Fatmir Hasani, shkruan gazeta Lajm. Ata nuk shohin sinqeritet në përkuljet e zyrtarëve të BDI-së te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan por vetëm tentim për përfitim të pikëve politike. “Po të pyetem unë nuk do t’i lejoja të vijnë. Mirëpo i vetëm nuk mundem t’i ndaloj dhe meqë fshati nuk është unik, le të vijnë. Unë nuk do t’i takoj. Unë e di kur duhet ta shënoj ditën e rënies së djalit tim. Unë djalin tim nuk e harroj kurrë, deri sa të jem gjallë. Kurse ata vijnë vetëm për marketing. Asnjëherë nuk kishin ardhur për diçka tjetër por vetëm për marketing. Një kohë kam menduar se kanë pasur qëllime të sinqerta, mirëpo nuk kish qenë ashtu”, thotë me plotë revoltë dhe emocione kryetari i bashkësisë vendore, Selajdin Shahini. Ai është babai i dëshmorit më të ri të UÇKombëtare, Abdylmexhid Shahini, i cili ra në moshën 13 vjeçare. Tani, Salajdin Shahini shprehet tejet i dëshpëruar nga pakujdesia e partisë shqiptare në pushtet ndaj familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve, kurse akuzon funksionarët e kësaj partie edhe për korrupsion, shkruan Lajm. “Njerëzit e BDI-së i fituan funksionet falë gjakut të dëshmorëve, kurse tani po marrin ryshfet për punësime. Kam argumente për këtë që po e them. Mua nuk më kanë marrë por ka raste ku është marrë ryshfet. Ali Ahmeti ndoshta nuk mund t’i kontrollojë të gjitha, mirëpo janë këto gjëra që po ndodhin. Ata nuk po ju ndihmojnë familjeve të dëshmorëve dhe martirëve. Tani është muaji i Ramazanit dhe ata nuk po tregojnë kurrfarë përkujdesje. Unë nuk kam nevojë për ndihma, por ka shumë familje që kanë nevojë. Prandaj nuk e kam të qartë se pse vijnë këtu më 13 gusht. Na kanë harruar tani e sa vite, kurse vijnë vetëm më 13 gusht. Nuk ka nevojë bre vëlla të vish njëherë në vit”, thotë Shahini. Varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, janë ndër vendet më të shenjta për historinë më të re të shqiptarëve në Maqedoni. Aty prehen dëshmorët të cilëve nuk iu tremb syri për të luftuar ballë për ballë me forcat maqedonase dhe mercenare dhe për të penguar depërtimin e armikut. Mirëpo vizuelisht, ky vend ende nuk i përngjan një vendi të lavdishëm. Vërehen vetëm konturat e busti që është duhej të ndërtohet para shumë viteve. Në fshatin ku kanë rënë 28 dëshmorë (18 nga fshati dhe 10 nga trojet tjera), nuk është bë asnjë investim i rëndësishëm. Kjo ndodh edhe me pjesën tjetër të komunës së Likovës, si dhe me pjesët shqiptare të Kumanovës. Për këtë arsye ish deputeti Fatmir Hasani, i cili njihet edhe si “doktori i luftës’, thotë se BDI nuk ka realizuar asnjë premtim për Sllupçanin, prandaj edhe nuk është e mirëseardhur në këtë fshat. “Nuk ka nevojë të vijnë pa u ndërtuar memoriali përkujtimor për dëshmorët, pa u rregulluar statusi i dëshmorëve të kombit dhe invalidëve të luftës. 5 maji është dita kur duhet respektohet dëshmorët, e jo më 13 gusht sepse në këtë datë nuk janë plotësuar kërkesat e UÇK-së. Ne ushtarët në Sllupçan nuk e pranonim Marrëveshjen e Ohrit, sepse ajo nuk ishte zgjidhje për kërkesat e shqiptarëve. Këtë Marrëveshje tani e shënojnë ata të cilët jo që nuk kanë luftuar kundër maqedonasve, por as që kanë gjuajtur në ajër gjatë vitit 2001”, thotë Hasani. “Me çfarë fytyre mund të vijnë të përkulen para dëshmorëve. Në Sllupçan nuk është bë asnjë investim. Shumë familje jetojnë në mjerim, dëmet e vitit 201 ende nuk janë evituar në tërësi. Vijnë vetëm për të bë marketing para popullit. Nuk kemi nevojë për marketing, por kemi nevojë për vepra konkrete të zgjidhet statusi i dëshmorëve”, thekson Hasani, i cili edhe personalisht ishte pjesëtar i UÇK-së. Përkulja e ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi vitin e kaluar te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, hasi në reagime të shumta negative te opinioni maqedonas, për shkak se ai shoqërohej edhe nga ushtarakë të uniformuar të ARM-së. Ky akt acaroi verbalisht raportet mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Mirëpo kjo krizë përfundoi me një fitore të bindshme të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale, dhe nuk pati kurrfarë efekti negativ për raportet e tyre brenda qeverisë. Për këtë arsye lindën edhe dilemat se përkulja e vitit të kaluar nuk ishte akt i sinqertë por vetëm marketing politik, dilemë e cila më tepër se gjithë të tjerët, tani po i brengos banorët e fshatit Sllupçan. /albeu/ Shtuar më 05/08/2013, ora 12:35 Tage: deshmoreve sllupcan vijne nevoje shahini Shkruani komentin tuaj! Emri & Mbiemri * Komenti * Verifikimi * Të fundit nga kjo kategori Përsëri dëmtohen makinat e Maqedonisë në Greqi Reagon LSDM për parkun pranë "Bristol" Batincë, shkolla fillore së shpejti do rinovohet (FOTO-LAJM) Ahmeti takoi ambasadoren holandeze Shurman Me pajisjet për simulim rriten njohuritë te mjekët Përkujtohet masakra serbe në Qafë të Gostivarit Gjeorgjiev: Çdo gjë është në pajtim me ligjin BDI mbështet ndryshimin e formatit të bisedimeve Reklama Sa optimist jeni për 4-vjeçarin e ardhshëm në Shqipëri? Shumë optimist 26.65 % Deri diku optimist 20.49 % Nuk kam shpresa 52.85 % Total 13356 Vota! Vritet shqiptari nga Shkupi në Siri BDI: I paarsyeshëm takimi me Menduh Thaçin Aksident në Ohër, 2 të vdekur dhe 5 të lënduar Në 2466 do vdesë maqedonasi i fundit Serbët rrahin 2 kërçovarë në mes të Ohrit Kaq shumë pushues kinezë nuk i mban dot deti jo një pishinë me të tilla përmasa Kaq shumë pushues kinezë nuk i mban dot deti jo një pishinë me të tilla përmasa
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 21:07:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015