Detikim cunave tklasès ISAK NJUTONI 1. Bebi Njuton lindi - TopicsExpress



          

Detikim cunave tklasès ISAK NJUTONI 1. Bebi Njuton lindi shtatanik Në vitin 1642, vitin që Galileo Galilei vdiq, Isak Njutoni lindi shtatanik në ditën e Krishtlindjes. Me emrinn e të atit, i cili vdiq 3 muaj para se ai të lindte, Isaku ishte një bebe e pazhvilluar dhe të gjithë mendonin se nuk do të mbijetonte. Mamaja e tij thotë se nuk peshonte as një çerek kilogrami. 2. Njutoni gati sa nuk u bë fermer Njutoni lindi në një familje fshatarësh. Kur ishte 17-vjeç, mamaja insistoi ta linte shkollën të merrej me fermën e familjes. Për fat të mirë, Njutoni ishte një fermer i keq dhe jo shumë kohë më pas, xhaxhai ia mbushi mendjen mamasë ta linte të ndiqte kolegjin “Trinity” në Kembrixh. 3. Njutoni dhe pema e mollës, histori e vërtetë Historia e popullarizuar nga Volteri thotë se Njutoni u frymëzua kur pa një mollë të binte ndërsa ecte në oborrin e familjes në Woolsthorpe, për të formuluar teorinë e forcës universale të rëndesës (një version është dhe që molla i ra në kokë). Shkolla “King” në Grantham, që Njutoni ndoqi, e mban pemën në oborrin e saj. 4. Njutoni ishte i fshehtë, rrallë publikonte Nuk ka dyshime se Njutoni ishte i shkëlqyer, por pjesa më e madhe e zbulimeve të tij janë bërë të njohura kur ai ishte 27-vjeç. Eksperimentet për natyrën e dritës, se drita e bardhë përbëhet nga një spektër ngjyrash, ia paraqiti “British Royal Society” kur ishte 30 vjeç. Fshehtësia e tij ka shkaktuar mjaft zënka. 5. Njutoni ishte jashtëzakonisht besimtar Puna e Njutonit, veçanërisht ligjet e lëvizjes dhe forca e rëndesës universale, janë përdorur nga shumë njerëz për të argumentuar kundër ekzistencës së Perëndisë. Por vetë Njutoni ka thënë: “Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë vënë në lëvizje planetët. Perëndia drejton gjithçka dhe ai di si bëhet”. 6. … Por nuk besonte tek satani apo trinia e shenjtë Me gjithë bindjet e thella fetare, Njutoni ishte jokonformist kur bëhej fjalë për besimin tek trinia e shenjtë . Ky duhet si qëndrim i arsyeshëm për një burrë të shkencës, por në atë kohë e kundërta besohej e vërtetë. Njerëzit e shkolluar besonin ekzistencën e trinitetit dhe pikëpamjet e tij ishin blasfemi. 7. Njutoni ishte i dhënë pas Biblës Bibla ishte pasioni më i madh i Njutonit. Ai shkroi më shumë për fenë se sa shkencën dhe matematikën. Njutoni llogariti datën e kryqëzimit të Jezus Krishtit, 3 prill, në vitin 33 pas Krishtit dhe datën më të hershme të apokalipsit si vitin 2060, pas Krishtit. Një nga parashikimet e tij u realizua: Hebrenjtë u kthyen në Izrael. 8. Njutoni ishte alkimist Letra të zbuluara kohët e fundit të Njutonit zbuluan interesin sekret të alkimisë (në kthimin e metalit bazë në ar) dhe se ka shkruar gjerë për eksperimentet e kryera. Studimet i ka mbajtur të fshehta kur ishte gjallë. Bërja e arit dhe argjendit ishte krim nën një ligj të vitit 1404.
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 20:15:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015