Dhjetë vite nga Lumturimi i Nënës Tereze Shkruar nga Jashar - TopicsExpress



          

Dhjetë vite nga Lumturimi i Nënës Tereze Shkruar nga Jashar Pollozhani e Izeir Mustafai Sot më 19 Tetor 2013 mbushen dhjetë vite nga dita e beatifikimit (lumturimit) të Nënës Tereze nga ana e Vatkanit në Romë. Pikërisht në këtë ditë ndodhi ajo që e prisnin me shekuj shqiptarët, që një shqiptar(e) të shpallej i lumturuar, për të arritur deri në shpalljen Shenjtor i Kishës Katolike, ndaj së cilës edhe shqiptarët e kanë dhënë përkushtimin e vet fetar gjetë historisë. Ne, që morëm pjesë në ceremoninë e lumturimit të Nënës Tereze në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan nën drejtimin e Papës Vojtilla, ende nuk mund të shkëputemi nga emocionet dhe përshtypjet, që morëm gjatë atyre çasteve të papërsëritshme ndoshta edhe për shumë kohë. Ndonëse ne bashkë me pjesëmarrësit e Kosovës arritëm në Romë tri ditë para ceremonisë, nëpër rrugët e Romës, gati çdo gjë ishte në shenjë të shqiptarëve e të shqiptarizmit. Grupe të shumtë shqiptarësh shtoheshin nga dita në ditë duke parakaluar nëpër rrugët e kryeqytetit italian me falamuj dhe transparente dhe të veshur kuq e zi. Ata vinin më shumë nga vendet e Evropës e Amerikës dhe nga vendet etnike shqiptare, për të marrë pjesë në ceremoninë e lumturimit. Nëpër rrugët kryesore të Romës parakalonin grupe shqiptarësh të ardhur enkas për këtë ditë të dhe shpesh të veshur me veshje kombëtare, ose duke mbajtur flamurin tonë. Herë pas here dëgjoheshin këngë shqipe. Ne u bashkuam me grupin kosovar që përbëhej nga afro dyqind pjesëmarrës. Bashkë me ne në grupin e kosovarëve ishin edhe një grup murgeshash shqiptare. Ato i udhëhiqte një murgeshë e përgatitur mire si dirigjente e grupit të këngëtareve nga radhët e murgeshave dhe kur ia mirrnin ato këngës shqipe ua tërhiqnin vëmendjen kalimtarëve të rastit. Shumë nga ata na thoshin me zë:,,Bravo ju shqiptarëve! Ju i dhatë njerëzimit gruan më të famshme!’’. Nuk mund të mos e theksojmë edhe faktin që murgeshat shqiptare të Kosovës, aq sa ishin, gjatë atyre katër ditëve, sa qëndruam ne në Romë edhe atë kudo që vajtëm nuk e hoqën nga vetja flamurin tonë kuq-e zi nga supet. Dhe pas shumë shetitjeve dhe vizitave të monumenteve të shumtë dhe katedraleve që ka Roma, erdhi dita e shumëpritur e ceremonisë së lumturimit të Nënës Tereze në Sheshin Shën Pjetri. Një dyndje e paparë njerëzish për të marrë pjesë në ceremoni. Dhe për këtë ceremoni Vatikani i kishte marrë masat që me kohë. Në shesh mund të arrihej vetëm përmes tuneleve, që ishin ndërtuar me kohë, nëpërmjet të cilëve arrihej te sheshi në fjalë. Ne bashkë me grupin kosovar arritëm në vendin e caktuar. Këtu duam të theksojmë, se grupi kosovar ishte i privilegjuar si asnjë grup tjetër pjesëmarrës në ceremoni. Ne na ishte përcaktuar vendqëndrimi në krye të sheshit Shën Pjetri. Dhe ja e para surprise për ne! Në binën e ngritur enkas për këtë rast shfaqen një djalë e një vajzë të veshur me veshjen tone kombëtare tradicionale. Pastaj u shfaq grupi i Indisë me veshjen e tyre kombëtare duke luajtur një lojë rituale indiase. Pas tyre shfaqet grupi shqiptar që luajti një valle shqiptare. Kurrë në jetën time nuk kisha parë aq shumë njerëz në ndonjë ceremoni. Asnjëherë, besoj, nuk janë parë aq shumë flamuj shqiptarë në një ceremoni jasht shtetit shqiptar. Në mesin e tyre një flamur shqiptar mbi pesëdhjetë metrash na emocionoi fort, kurse një fotografi e Nënës Treze ishte vendosur në ballë të sheshit e mbuluar me një pëlhurë të hollë. Dhe jemi të bindur se shumica e atyre qindramijërave pjesëmarrës në ceremoni ishin shqiptarë. Edhepse gjatë atyre tri-katër ditëve sa qëndruam ne në Romë ishin ditë kryesisht me shi, gjatë ceremonisë së lumturimit të N.T. qielli sikur u hap dhe një diell i ngrohtë na i ngrohu edhe më shumë zemrat tona. Aty përjetuam çaste të forta krenarie e të qenurit shqiptarë. Në një moment mundëm ta shohim disa metra para nesh biografin e shquar të N.T. Don Lush Gjergjin. Na u duk shumë i emocionuar e paksa i hutuar nga gjithëçka po përjetonim në ato çaste krenarie të ligjshme, kurse në anën tjetër në krye të sheshit ishin ulur burrështetasit e shumtë dhe delegacionet nga e gjithë bota. Dhe ceremonia vazhdoi me shfaqjen e Papa Vojtillës. Ai e lexoi aktin e shpalljes së lumturimit të N.T., kurse në çastin më kulminant u hoq pëlhura nga foftografia e saj e buzëqeshur si asnjëherë. Humanistja jonë në ato çaste fluturoi mbi qiellin e katërt e të pastër, siç ishte dhe mbeti e çiltër dhe e pastër zemra, emri dhe vepra e saj kulminante e humanizmit. Ne i uruam njërit-jetrit krenarë lumturimin e N.T. dhe gëzimi nuk kishte kufi, sepse ky ishte një akt që mund të përsëritej vetëm njëherë në dy a treqind vite. Ne e patëm rastin më sublim që ta përjetojmë këtë moment historik për popullin shqiptar me besimin e patundur, që nuk është e largët dita kur do të ndodhë edhe akti i shenjtërimit të Saj. Njerëzit filluan të shpërndahen, kurse në monitorët gjigantë filloi të emitohet dokumentari i përgatitur enkas për N.T. dhe fjalët e para të saj ishin, se ajo ishte me origjinë shqiptare. Dokumentari qarkullonte pothuaj gjatë tërë ditës, kurse pjesëmarrësit e ceremonisë të ardhur nga të katër anët e botës vazhdimisht flisnin me epitet për popullin shqiptar, që i dha botës humanisten më të madhe të njerëzimit. Këto epitete na i thoshin manjëhrë sapo kuptonin që ishim shqiptarë. Pas p;rfundimit të ceremonisë u kthyem në vendin tonë me përshtypjet më të thella të krenarisë dhe entuziazmit për këtë figurë të ndritur të popullit tonë, që e ngriti aq lart emrin dhe nderin e kombit shqiptar para botës. Shoqata Humanitare Bëmirëse ,,Nëna Terze’’ e Strugës krenohet me emrin dhe veprën e nobelistes shqiptare për paqe dhe duke u nisur nga ky emër dhe kjo vepër e saj e ka ushtruar veprimtarinë e vet humanitare në këto 23 vite të funkcionimit të vet. Veprimtaria e saj ka qenë përherë burim frymëzimi për anëtarët dhe aktivistët e të gjithë kontribuesit humanistë të kësaj shoqate. Në shenjë falënderimi shoqata e ngriti edhe përmendoren e N.T. si shenjë simbolike e humanizmit shqiptar ndër shekuj, i shprehur simbolikisht perms veprës së saj që mori përmasa botërore. Shqiptarët e vërtetë asnjëherë nuk e kanë vënë në dilemë emrin dhe veprën e saj si shqiptare, edhe përkundër disave që duke e shquar më tepër përkatësinë katolike shpesh e kanë mohuar kontributin e saj kombëtar shqiptar. Ka edhe nga ata që mundohen ta mohojnë kontributin e saj, jo vetëm humanitar, por edhe kombëtar shqiptar. Ne jemi dëshmitarë të historisë njerëzore, që shumë personalitete janë bërë të famshëm në tërë botën, jo sepse kanë bërë vepra të mëdha për vetë për kombin e tyre, por pikërisht sepse kanë bërë vepra të mëdha për tërë njerëzimin. Këta popuj nga vinin këta personalitete të shquar nuk i kanë mohuar, por përkundrazi i kanë madhëruar e nderuar. Ndaj këtyre mohuesve të veprës së N.T. mund të jepen shumë përgjigje e shumë argumente. Ne do të japim vetëm dy pëgjigje të argumentuara: E para është, se emri dhe vepra e N.T. edhe sot e kësaj dite tentohet të përvehtësohet nga popujt tjerë. Së fundmi qeveria e Maqedonisë e udhëhequr nga Gruevski propozoi që Korridori 8 ta mbajë emrin e Nënës Tereze. Si thoni ju, pse e bëri ai këtë? E dyat është, se pas vdekjes së N.T. ish-presidenti i SHBA-ve e ndjeu të domosdoshme ta vizitonte varrin e N.T. në Kalkuta të Indisë dhe me atë rast i citoi fjalët: ,,Unë amanatin tuaj e realizova! Tani i takon popullit të Kosovës ta ndërtojë demokracinë!’’ Autoriteteve intelektuale të Shkupit u takonte që sivjet me bujë ta përkujtonin jubileun e lumturimit të N.T., e jo ditëlindjen e saj, që nuk përkonte ma asnjë rast të shënuar, qoftë të biografisë së saj, apo ndonjë rasti tjetër solemn. Shumë aktivistë të emrit dhe veprës së humanists sonë të famshme dhe nobelistes, duket janë aktivizuar vetëm për interesat e tyre personale dhe jo për veprën dhe humanizmin e saj si shembull me përmasa botërore. SHHB ,,Nëna Tereze’’ e Maqedonisë me seli në Strugë, pothuaj nuk është thirrur në asnjërën prej tyre. Asnjë projekt i saj, qoftë me karakter humanitar, qoftë me karakter të shënimit të jetës dhe veprës së N.T. nuk është përkrahur as financuar prej qeverisë. Ç’është e vërteta shoqata është ftuar të marrë pjesë në disa manifestime të qeverisë ose aktivistëve maqedonas për nderë të N.T., aty ku mohohet, ose nuk theksohet përkatësia nacionale e saj, por ne nuk kemi dashur as të bëhemi pjesë e atyre shqiptarëve indiferentë e sahanlëpirës ndaj veprës dhe qenies së saj kombëtare shqiptare. Por pse të mos e themi se shoqata,,Nëna Tereze’’ e Strugës ia ka arritur qëllimit që me tërë kapacitetin e vet që nga themelimi e gjer sot ta realizojë me sukses misionin e saj humanitar para luftës së 1999-ës, gjatë dhe pas në Kosovë. Ajo me përpjekjet e udhëheqësve të saj dhe aktivistëve e donatorëve ka realizuar një varg projektesh me karakter humaniar. Shoqata ka arritur ta afirmojë e madhërojë emrin dhe veprën e N.T. perme një varg aktivitetesh për shënimin e datave të rëndësishme të biografisë së saj, permes organizimit të donacioneve për më të vegjëlit, përmes akademive, kurseve gratis dhe aktiviteteve të tjera të rastit. Për të gjitha këto aktivitete edhe në formë projektesh të dërguara organizmave shtetërore të Maqedonisë shoqata nuk ka marrë asgjë, përveç kontrolleve të inspektorëve ndaj veprimtarisë së saj.
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 12:30:05 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015