Diagnoza Gjenetike Pre- Implantive (PGD) Testimi gjenetik - TopicsExpress



          

Diagnoza Gjenetike Pre- Implantive (PGD) Testimi gjenetik Pre-implantiv si pjesё e teknikave tё riprodhimit tё asistuar (ART) ёshtё njё teknikё e pёrdorur pёr tё identifikuar defektet gjenetike nё embrionet e krijuara nёpёrmjet Fekondimit In Vitro (IVF) pёrpara shtatzanisё. Diagnoza gjenetike pre- implantive (PGD) zakonisht referohet kur njё ose tё dy pridёrit gjenetik kanё njё anomali gjenetike dhe testimi kryhet tek embrioni (bashkimi I vezёs me spermatozoidin) pёr tё pёrcaktuar nёse edhe embrioni mban me vete anomalinё gjenetike. Pasi vetёm embrionet e paprekura transferohen nё mitёr pёr implantim, testimi gjenetik pre implantiv ёshtё njё alternativё e procedurave diagnostike qё kryhen pas konceptimit, p.sh. amniocenteza ose mbledhja e vileve korionike, tё cilat shpesh ndiqen nga vendimi I vёshtirё I ndёrprerjes sё shtatzёnisё nёse rezultati nuk ёshtё I favorshёm. PGD-ja ёshtё pёr momentin e vetmja mundёsi pёr tё shmangur rrezikun e madh pёr tё pasur njё fёmijё tё prekur nga njё sёmundje gjenetike pёrpara se embrioni tё implantohet dhe tё formojё shtatzёni. Kjo procedurё eleminon dhe dilemёn pёr ndёrprerjen e shtatzёnisё pas njё diagnoze prenatale jo tё favorshme. Si kryhet PGD-ja? Procedura e PGD-sё kryhet si mё poshtё: Hapi 1. Kryhet fekondimi in vitro - stimulohet femra, merren vezёt dhe sperma dhe kryhet bashkimi nё laborator. Hapi 2. Embrionet rriten nё laborator deri nё ditёn e tretё kur ёshtё nё fazёn e 8- qelizave. Hapi 3. Nё kёtё fazё embriologu kryen procedurёn duke hequr nga embrioni njё ose dy qeliza (blastomer) nga embrioni. Hapi 4. Qelizat nё kushte shumё tё vecanta dёrgohen nё laboratorin gjenetik ku I nёnshtrohen analizёs gjenetike pёr tё parё nёse embrioni nga I cili u larguan mban me vete gjene qё shkaktojnё sёmundje gjenetike tё familjes. Hapi 5. Ditёn e katёrt tё zhvillimit vjen pёrgjigjia e laboratorit gjenetik dhe vetёm embrionet e shёndoshё transferohen nё mitёr pёr ti lejuar tё zhvillohen. Hapi 7. Rreth 12 ditё pas transferimit tё embrion-it (eve) #stafiMjekesia
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 15:34:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015