Dialog melankolik dhe shumë miqësor me Marjetën për kujtimin e - TopicsExpress



          

Dialog melankolik dhe shumë miqësor me Marjetën për kujtimin e të ndjerëve ------------------------------ Marjeta ... Dhe ne fakt me bente pershtypje si nuk kishit shkruar asnje rresht per vdekjen e papritur te S.Olldashit. Tani e kuptoj dhe ju jap shume te drejte... Aksidentet me makine jane vdekja me e pakuptimte se nuk te vjen nga rrethana te paperjashtueshme si semundja por nga pakujdesia. Para 1 viti humbem mamane e tim shoqi nga aksident me makine, me sakte e perplasi makina duke kaluar rrugen per te ardhur ne shtepi nga puna. Per 35 vjet ka punuar mesuese, ka mesuar te shkruajne e te lexojne femijet e fshatit me breza edhe femijet e femijeve qe mesoi dikur. Priste te dilte ne pension... por nuk arriti dot... Shoferi na doli i pafajshem sepse keshtu funksionon drejtesia... Hesht kush duhet te ulerase dhe uleret kush duhet te heshte ... ------------------------------------------------ Artan Fuga Tmerr Marieta, dje nuk shkruajta sepse une jam kunder zhurmës për te vdekurin... Por mendja aty më rrinte sepse edhe me të ndjerin isha shkëmbyer disa herë, e njoh mirë prej dekadash familjen e tij, dhe poashtu mirë nënën e tij zëmërmadhe e të vuajtur, por edhe krijuese kinematografie me shumë emër, edhe bashkëshorten, ish studenten time, tani kolegen time në jurisprudencë. Duhet nderuar dhimbja me heshtje dhe jo me patetizëm. Kjo me beri qe disa njerez, edhe mes miqve te mi të mirë, te mos me kuptonin para disa viteve, kur ndalova brutalisht qe te vendoseshin lajmerime vdekjeje ne derën e fakultetit ku punoj. Do te detyroja qindra studente pa lidhje me prinderit e mi te zhvendoseshin ne varrim. Do te ishte e padenje karshi këtyre, por dhe fyerje per kujtimin e prinderve te mi. Do të ishte edhe një privim imi për të ndejtur vetëm me dhimbjen time. Por, shumë miq dhe dashamirës më shihnin me habi dhe askush prej tyre nuk kuptonte. Pesha e turpit me rendonte dhe ekuilibrohej nga sinqeriteti dhe besnikeria ndaj ndjenjes sime. Hajde tani, kjo është jeta..., duhet jetuar.
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 11:04:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015