Dikur buka shtrohej në sofra, me 1 gotë shërbeheshin të - TopicsExpress



          

Dikur buka shtrohej në sofra, me 1 gotë shërbeheshin të gjithë, i gëzoheshin mbrëmjeve t`mbledhur e t`lumtur nën një kulm! Kishte fjalë t`mdha, nga njerëz t`mdhenjë... Ishte vendi për burra, për gra por kishte edhe për fëmijë! Secili kishte për qëllim gjallërinë e kujdesin në familje. Ishte kohë e shenjtë, periudhë e cila nuk do t`kthehet asnjëherë! Tani botën po e mban teknologjia, një gjeneratë e cila nuk e dinë c`është lodhja fizike, c`janë mundimet nëpër vite, c`ka do të thotë respekt... Një epokë në t`cilën dikush ``vuan`` pse nuk e posedon një Iphone dhe tjetri që s`ka Samsung! Një rini e cila vetën e sheh në trend kur i thuhet je shumë In, cool ose fantazi! Një gjeneratë e cila më shumë dinë për Conter Strike sesa për Ilirët, Nënën Terezë, Skënderbeun etj. Sido që të jetë, t`paknaqur jemi të gjithë në kohën në të cilën po jetojmë por edhe në t`cilën jetuam, për këtë jam shumë i sigurt. Por nuk e di se kur do të vij koha kur intelektual ose modern do t`i thonë atij i cili e ruan traditën, gjuhën, fenë, prejardhjën... S`DUHET HARRUAR SE KUR DON T`SHKOSH DIKU, SË PARI DUHET T`DITUR SE PREJ KU U NISE!
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 17:15:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015