Dita e pavarësisë, 4 korriku është festë kombëtare e - TopicsExpress



          

Dita e pavarësisë, 4 korriku është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për pavarësinë nga ana e Konkresit kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pensilvanisë. Gjatë nënshkrimit të Deklaratës, SHBA-të ishin të përbërë prej 13 kolonish nën administrim të mbretit anglez Xhorxhi i Tretë. Arsye për nënshkrimin ishte pakënaqësia e rritur e kolonive për shkak të tatimeve të larta që kolonitë duhej t`i paguanin Anglisë. Në korrik të vitit 1776, “Pensilvania ivning post” është gazeta që e publikoi Deklaratën për pavarësi. Më 8 korrik të vitit 1776, në sheshin “Pavarësia” në Filadelfia u bë publik për herë të parë Deklarata, ndërsa zilja në Pallatin e pavarësisë që ishte e njohur si “Zilja e provincës”, do të riemërohet në “Zilja e lirisë” (Liberty bell). Në gusht të vitit të njëjtë, detyra e filluar më 4 korrik rreth nënshkrimit të Deklaratës për pavarësi nuk ishte përfunduar tërësisht deri më gusht. Por, pavarësisht nga kjo, 4 korriku është pranuar si datë zyrtare e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së nga Britania. "Ne besojmë se këto të drejta janë të natyrshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Ne besojmë se për të siguruar këto të drejta njerëzit krijojnë qeveri, të cilat i marrin fuqitë e tyre me pëlqimin e të qeverisurve, se sa herë që një formë qeverisjeje i minon këto qëllime, është e drejta e popullit ta ndryshojë, apo ta heqë atë". Urime... Amerikë !
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 13:00:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015