Ditari intim i qenit Ora 8 Sa mire, ushqim per qen ! Kete - TopicsExpress



          

Ditari intim i qenit Ora 8 Sa mire, ushqim per qen ! Kete preferoj ! 9 e 30 Sa mire, një xhiro me veturë ! Kete preferoj ! 9 e 40 Sa mirë, një shëtitje ! Këtë preferoj ! 10 e 30 Sa mirë, lojë me top ! Këtë preferoj ! 11 e 30 Sa mirë, të luaj bishtin ! Këtë preferoj ! 12 Sa mirë, të bluaj një kockë ! Këtë preferoj ! 13 Sa mirë, të ruaj shtëpinë ! Këtë preferoj ! 16 Sa mirë, të leh ! Këtë preferoj ! 17 Sa mirë, ushqim për qen ! Këtë preferoj ! 17 e 30 Sa mirë, të fle në tapet ! Këtë preferoj ! Ditari intim i maçokut Dita e 983-të e robërisë time Rrëmbyesit e mi vazhdojnë të më provokojnë me objekte të vogla të çuditshme që varen në fund të një spangoje. Ata dënden me mish të freskët në darkë gjatë kohës që më detyrojnë të ha ushqim të thatë të përpunuar. E vetmja gjë që më ndihmon të mbahem akoma, është shpresa për një arratisje, dhe kënaqësia e pakët që marr, kohë pas kohe , me prishjen e një mobiljeje. Nesër do të ha mbase një tjetër bime dekorative. Dita nr 987 Sot, tentativa ime për të vrarë rrëmbyesit e mi, duke ju ngatërruar në këmbët e tyre ndërsa ecnin, gati doli me sukses. Duhet ta provoj akoma që nga maja e shkallëve. Me shpresën që tu shkaktoj pështirosje dhe neveri tek ata tiranë të ligj, e sforcova veten përsëri që të vjell mbi kolltukun e tyre të preferuar. Dita 999 I këputa kokën një miu dhe u solla trupin, në mënyrë që tju tregoja se çisha në gjëndje të bëja. Por ata vetëm sa u gëzuan me të madhe dhe thanë plot fjalë me lavdërime dhe krenari, duke më thënë se sa mace e mirë isha. Hmmm ..... nuk po funksionon sipas planit. Dita 1681 Sadizmi i tyre ndaj meje nuk ka kufi. Pa asnjë arsye, u zgjodha për torturën e ujit. Këtë herë për më tepër, ata përdornin një substancë kimike me shkumë dhe djegëse të quajtur shampo. Cila mendje e sëmurë mund ta ketë shpikur një lëndë të tillë ? Dita nr 1718 Sot u mbajt një lloj mbledhje e keqbërësve. U vendosa në izolim persa kohë vazhdonte. Megjithatë, munda të dëgjoj zhurmën dhe të nuhas erën për të vjellë të atyre tubave prej qelqi që ata i quajnë birra. Më e rëndësishme akoma, arrita të informohem se arsyeja e izolimit tim ishte fuqia ime alergjike. Duhet të mësoj se për çfarë bëhet fjalë, që të mund ta përdor në dobinë time. Dita 1745 Jam i bindur se të burgosurit e tjerë janë komedianë. Qenin e lëshojnë çdo ditë të dalë dhe duket në një mënyrë anormale i lumtur për tu kthyer. Duket qartë që është një i vonuar mendor. Nga ana tjetër, zogu duhet të jetë një informator sepse u flet papushim. Jam i sigurtë që ai u jep levizjet e mia më të vogla. Sa kohë të qëndrojë në atë dhomë të hekurt, siguria e tij është e siguruar. Por unë di të pres. Është vetëm një çështje kohe... #jurgen
Posted on: Sun, 27 Oct 2013 14:16:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015