Dje, në televizionin shqip të Maqedonisë pashë një program - TopicsExpress



          

Dje, në televizionin shqip të Maqedonisë pashë një program dialogu/debati mes dy historianëve/historiografëve shqipëtarë dhe dy serbë. Ky debat ishte shumë i pabarabartë për shumë arsye. Të gjithë flisnin sërbisht dhe në atë mënyrë historianëve shqipëtarë u mungonte fjalori i duhur dhe qasja e shpejtë në përgjigje dhe kundërpërgjigje. Tjetra se z. Buxhovi belbonte aq shumë sa nuk ishte në gjendje asnjëherë ta përfundonte fjalinë, linte hapësirë që sërbi ti ndërhynte dhe ta nxirrte nga esenca e asaj që ndoshta kishte menduar ta thoshte ( nëse kishte një esencë). Nuk kishte kurajo ti thoshte "zotëri mos më ndërhyj ose prit deri sa ta mbaroj fjalinë". E treta ishte se të gjithë kishin shkuar të papërgatitur fare për atë debat, duke u bazuar vetëm në njohuritë e tyre teorike. Asnjëri nuk kishte marrë me vetë ndonjë kopje të ndonjë vendimi, traktati, urdhërese etj. për të cilat flitnin, në mënyrë që ta vinte përpara kundërshtarit si argument. Duke mos mundur të argumentonin asgjë, të gjithë kundërshtonin njëri tjetrin me "dijenitë" e tyre dhe hidhnin poshtë teoritë e njëri tjetrit, secili duke u thirrur në ato periudha kohore që i konvenonin. Nëse në këtë mënyrë do të mundohemi ta paraqesim dhe mbrojmë historiografinë e shqipëtarëve, turp! Nuk guxojnë historianët tanë të dalin në konfrontime aq të papërgaditur. Nuk dilet në debate të tilla pa argumentet në xhep. Nuk folet vetëm në ajër. Në ajër u lejohet të flitet përdoruesve të facebook-ut por jo atyre që kanë detyrë të shenjtë të zbardhjes së historisë së shqipëtarëve, në këtë rast të Kosovës, dhe luftës për ta inplementuar aë histori në qarqet ndërkombëtare. Ju kisha lutur historianëve tanë që të dalin më të përgatitur herave tjera.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 06:58:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015