Dobitë E Mjaltit Për Shëndetin Mjalti është nektar (lëng i - TopicsExpress



          

Dobitë E Mjaltit Për Shëndetin Mjalti është nektar (lëng i ëmbël) dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhe është kthyer në shurup të pasur. Burimi i nektarit nga i cili është bërë mjalti e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndërsa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur. Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roja, kurse e mbledhin nëpër vise malore dhe drurët e tyre. Pastaj kullohet dhe, përpos një sasie poleni dhe enzimesh, shumica e papastërtive eleminohen. Mjaltin e prodhojnë bletët punëtore që e thithin nektarin e luleve me thumbin e tyre si gjuhë dhe e depozitojnë në mjaltë të lukthit. Pastaj bleta e kthen mjaltin dhe e depoziton në qeliza ose me të i ushqen brumbujt. Bleta punëtore e bart polenin në shportat e polenit që i mban në këmbët e përparme. Mjalti është shumë i dobishëm. Ai ka vlerë të madhe ushqyese (nutritive). Mjalti është ushqim me kalori të lartë (metabolik), është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Ai është mjet për shpërlarje dhe laksativ. Përmban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorrët nga papastërtitë. Eleminon bllokimin e mëlqisë, të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Është gjithashtu konservans i shkëlqyeshëm i ushqimit. Në mesin e preparateve të tjera natyrore, mjalti ndihmon në ruajtjen e forcës së ilaçeve mjekësore. Mjalti ndihmon gjithashtu në parandalimin e hyrjes së lagështisë në zorrë, siç ndodh në të sëmurët me diare (barkqitje), ndërsa disa lloje të mjaltit janë përdorur në shërimin e plagëve. Mjalti është më i mirë se sheqeri, në shumë raste, dhe është më pak i ëmbël, por më i fortë. Prandaj, nëse hahet përtej masës, mund të jetë i dëmshëm sepse nëse nuk tretet me uthull shkakton vrer. Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën moshën 1 vjeçare. Mjalti është i mirë për njerëz të moshuar, e ndal kollitjen dhe në mjekësi është përdorur për shërimin e sekrecioneve jo të pastra (të ndotura) në lukth dhe për ta nxehur tërë strukturën e trupit. Mjalti gjithashtu është ilaç i mirë që kthen oreksin e humbur dhe kur pihet i tretur në ujë të nxehtë dhe në shurup trëndafili, ndihmon shërimin e të sëmurëve nga rabiesi (tërbimi) dhe është konstatuar se vepron si sistem mbrojtës kundër infeksioneve të mëtejshme. Mjalti është përdorur gjithashtu si kundërhelm (detoksikues) për ata që përdorin drogë dhe, në mes të tjerave, si antitoksin (kundërhelm) në shërimin e helmimit të rastësishëm nga ngrënia e bimës së familjes hija e natës (Hyoscyamus niger) ose kërpudhave të egra (helmuese). Kur pihet i tretur në ujë të nxehtë, është ilaç i mirë kundër plagëve të shkaktuara nga kafshimi i qenit. Si konservans, mjalti mund të përdoret për ta ruajtur mishin deri në tre muaj. Është përdorur për fermentimin e kastravecave, kungujve, patlixhanit dhe të perimeve të ndryshme deri në gjashtë muaj. Duke qenë i njohur si “konservans i sigurt”, mjalti është përdorur gjithashtu si përbërës kryesor në balsamimin e të vdekurve. Vetitë natyrore e bëjnë mjaltin mjet plotësues dhe tretës të shkëlqyer, i cili i hap poret e enëve të gjakut dhe lehtëson rrjedhjen e gjakut menstrual, liron sekrecionet dhe ndihmon metabolizmin. Mjalti mund të përdoret si zbutës dhe freskues i flokëve dhe përshpejton rritjen e tyre. Kalimi i lehtë i dorës së lyer me mjaltë nëpër flokë, si yndyrë, do të zhdukë morrat dhe parazitët e tjerë. Përdorimi i mjaltit si yndyrë për sy forcon të parët, ndërsa fërkimi i dhëmbëve me mjaltë i zbardhë dhe, kur përdoret si mjet për shpërlarjen e gojës, forcon mishin e dhëmbëve dhe mënjanon sëmundjen e tyre.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 16:24:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015