Dorovija. Anes rruges ku shkojne makinat e ka shtepine e saj - TopicsExpress



          

Dorovija. Anes rruges ku shkojne makinat e ka shtepine e saj Dorovija.Thone se ajo nuk e mban mend se cili shofer e thirri I pari me kete emer,por asaj dhe vendit, ku eshte tani nje pike e madhe karburanti, I thone pikerisht ashtu,Dorovi.Shtepia e saj e vjeter ndodhet ngjitur me kete pike qe u ngrit tamam ne vendin ku me pare kish qene ndertesa nje kateshe e SMT-se dhe pronari I saj,djali I ish drejtorit, e nuhati qe atje dhe askund tjeter asaj rruge duhej ndertuar pika e karburanit qe parate te vinin vete ndaj nuk ja prishi shtepine Dorovise.Madje ja kthehu dhomen e madhe ne nje lloj kafeneje ku kafja behet ne prush dhe Dorovija,tani nje plake mbi te shtatedhjetat ta servir mbi filxhan duke te pare ne sy ndersa te pyet nga vjen e I kujt je.Asaj rruge shkojne shume makina por per te ndalur e pire kafen e Dorovise rrine vetem ata shofere qe baballaret e tyre I kane pasur shofere ne qytete te largeta prej Dorovise.Vetem ata begenis plaka Dorovi.Persene ajo ma tregoi mua ate dite kur pasi varrosem babane une nuk e di si me hipi ne koke dhe pa I thene askujt dola nga shtepija,hypa ne makine dhe ja mbatha nga qyteti me deshiren per te bere rrugen me te gjate brenda vendit vajtje- ardhje Tirane -Sarande brenda nates.Desha te beja ate rruge qe im ate, shoferi I postes, e beri nje dite po nje dite jo per 40 e kusur vjet me radhe.Rruges sillja ne mendje copeza kujtimesh nga jeta me babane qe sa ishte gjalle me dukej se e njihja shume ndersa tani del se e kam njohur fare pak.Pasi kisha bere gati 4 ore rruge e ndjeva qe lodhja me kish kapitur nuk mund te shkoja me tej pa ndalur ne Dorovi dhe te pija nje kafe ne shtepine e plakes qe babai e levdonte si grua zonje. … -Nga vjen more bir dhe I kujt je?-me pyeti plaka Dorovi ndersa une I zgjata per te me mbushur filxhanin e kafese. -Nga Tirana vij dhe jam I biri I Koco Sterkut.Babai na vdiq sot plaka Dorovi. Asaj ju drodh xhezja dhe kafeja ju derdh mbi prush.Pshshsh …beri zhurme lengu mbi thengjij ndersa avulli I bardhe u ngrit e I mbuloi fytyren si vello teatri qe ngrihet ngadale. -Ah,si more vdiq edhe Koco Sterku.I ziu Koco…!Babai I Ben Tiranes…mermeriti Dorovija. -E njihje babane tone plaka Dorovi?- e pyeta une I sigurte se ajo e kish gabim pasi ne ishim tre vellezer dhe kater motra por asnje nga vellezerit se kish emrin Ben Tirana… Une po prisja pergjigje ndersa ajo pasi me hodhi pjesen e mbetur te filxhanit te kafese filloi te me tregoi . « Fshati ku une linda eshte me mes te atyre maleve atje.Para meje driten e diellit ne familjen tone e paten pare gjashte djem dhe pese vajza.Kur femija i fundit ne radhe rritej aq sa te mund te mbante nje shkop ne dore dhe te ecte pa u rezuar drejtimi i vetem i tij ishte mbrapa bagetise me vellezerit dhe motrat e tjera.Atje do te priste ne radhe vitet derisa djemve tu vinte thirrja per ushtare dhe vajzave tu dilte fati e te martoheshin.Une kapa dy vellezer dhe tre motra ne radhe.Dhjete vjet deri sa iku vellai i fundit ushtar une i mbaj mend si vitet me te bukura te jetes sime.Benim gara me kecat kush kercente me shume nga hareja e moshes.Isha katermbedhjete vjec kur iku vellai i fundit ushtar dhe mua me mbeti gjithe kopeja per te ruajtur.Atehere vura re se gjinjte me ishin rritur tamam dhe vithet harkuar per qejf.Dilja me shume pertese nga shtepia per te kullotur bagetine dhe nga mengjezi ne mbremje s’enderroja vec Kadriun,mblesin me te mire te zones tek vinte ne shtepine tone dhe i tregonte babait se filan djale,nga filan fshat kish kerkuar doren e vajzes tende te fundit.Per pese vjet me radhe e pashe me kot kete enderr.Kadriu nuk u pa gjekundi te kapercente pragun e shtepise tone ndersa babai behej gjithmone e me nervoz e zihej pa shkak kur une pasi kisha mbyllur bagetine i afrohesha vatres per nje te ngrohur.Por nje bezembremje vjeshte me shi Kadriu kishte ardhur dhe une e pashe nga vrima e celesit me zemren ne gryke tek bisedonte me babane. -Mos kujto se une nuk jetoj me merakun tend.E kam levduar vajzen tende te fundit shtepi me shtepi ku ka djem ne vakt. -E c’thone ?-pyeti babai duke dredhur cigaren i menduar. Kadriu pa njehere rreth e qark neper dhome dhe nga dera passe ciles degjoja une.Mu be sikur me pa syrin nga vrima e celesit.E terhoqa per nje cast koken por pastaj serish e vura syrin tek vrima duke pritur pa fryme pergjigjen e Kadriut. -E c’thone…Thone qe ajo eshte shume e shemtuar! Mua sikur me pushoi zemra.Si I degjova ato fjale dhe tani bej cudi.Ika me vrap drejt haurit ku mbanim bagetine dhe u plasa mbi kashte gjate gjere.Dhite me shikonin te habitura dhe me lepinin lotet e kripur.Une nuk e dija qe isha e shemtuar.Por duket se isha dhe jo pak perderisa mblesi me me emer I zones nuk arriti te me martoje. -Pastaj..-I thashe une qe mezi prisja te beja se si do te lidhte ajo historine e jetes se saj me babain tim dhe vecenarisht me ate emrin Ben Tirana. Por plaka Dorovi nuk u ngut.U cua nga vendi prane vatres dhe shkoi e mbylli deren e dhomes si per ti thene shoferit te radhes qe do te vinte te pinte kafen me te se ishte e zene dhe se duhej te priste. -Pastaaaj,vazhdoi ajo duke zene vendin e saj me ze te zgjatur nga dhimbja qe i jepnin gjunjte.Pastaj kur Kadriu dhe im ate vazhdonin te diskutonin hallin tim ndersa nena u pasuronte sofren here pas here me meze une shkova fshehurazi ne dhomen time rrembeva bohcen me rrobat e pajes dhe ika neper nate.Mund te kem ecur nja dy ore duke nxituar neper shi derisa dola ne rruge makine dhe s’ishin bere as tre minuta kur pashe dritat e nje makine « ZIS ».Shoferi ishte nje djale burre i ri tek te tridhjetat.Paulin e kish emrin dhe ish nga Shkodra.Une hipa ne makine dhe ai nuk priti qe ti tregoja une hallin tim por filloi te me tregoje ai hallet e tij.Me tha se kish nje grua lanete.I punonte magaziniere ne fabriken e duhanit dhe me te kish dy femije.Paulini thoshte se e dinte qe e shoqja i vinte brire por si ta linte.Ajo ishte anetare partie dhe po ta ndante e dinte qe te pakten do i merrnin makinen e do ta conin punetor ngarkim shkarkimi.Paulini fliste duke qare derisa ndali makinen ne nje cep rruge dhe mu hodh persiper duke thene gjithe duke qare : « Ah i shkreti une, ah i shkreti une ! »E lashe te bente cdesh dhe mua kjo gje me pelqeu shume.Pastaj ai i dha makines prap dhe pasi kishim bere edhe nja nje ore rruge akoma me la me bese tek roja i SMT-se ketu,atehere roje ishte xha Iljazi,te cilit i tha se do te vinte te me merrte kur te kthehej nga Saranda. « E ve doren ne zjarr per kete vajze. Dotevij,dotevij-premtonte Paulini duke hypur ne makine ndersa Xha Iljazi me ngacmonte mua me vone me fjalet e tij. « Doren..dotevij..dorevije..Dorovija !Paulini nuk erdhi.Pas nente muajsh nga barku im i fryre erdhi i biri Pal Shkodra.Tani pronari i kompanise se karburantit « Naft-o-palnafte ! »… Cfare kapercimi.45 vjet menjehere !Une desha te dija me shume cfare kishte bere ajo gjate kesaj kohe.Fillova te kuptoj dicka per tim ate,Koco Sterkun dhe Ben Tiranen…Por… -Edhe pak kafe te lutem,i thashe plakes Dorovije duke i zgjatur filxhanin drejt xhezves qe ajo ngriti nga prushi ne hi, ndersa ajo e vazhdoi rrefimin. …Me bene nje dhome shpejt e shpejt prane magazines se SMT-se dhe drejtor Saliu,i jati i ketij djalit me futi ne pune punetore magazine.Pas Palit gati ne krye te cdo vit bera edhe 11 femije te tjere.Shoferet vinin te lodhur nga rruga e gjate,hynin ne dhomen time ndersa femijet flinin dhe une u beja nganje kafe.Ata me tregonin hallet e tyre te shtepise,me qaheshin,me thoshin se s’ka si ty Dorovije,me perkedhelnin dhe me linin ne gjume kur niseshin serish per udhe.Poshte jastekut une gjeja mengjezeve edhe para.I linin ata. Ishin kaq te mire dhe me kaq halle sa mua me vinte keq tjua prishja...!Pastaj asnje nga ata nuk me tha asnjehere se une isha e shemtuar.Vura nje rregull me veten time :te mos beja dy femije nga i njejti qytet ndaj kur shoferi hallexhi ishte nga qyteti i larget mbiemrin e te cilit e mbante ndonje nga femijet,pra une kisha bere nje femije me baba nga ai qytet,nuk e lija hallexhiun ti qante hallet deri ne fund…Per te bere dy femije me te njejtin baba,nuk behej fjale.Hallexhinjte ishin te gjithe si Paulini,rrugen e kthimit e benin heren e pare nga Bregu…Pastaj kur mesonin se une nuk i kisha treguar kujt per atesine e vertete te femijes se radhes(femijet i shenoja ne emer te Xha Iljazit) ,se nuk i vura ne siklet me grate e tyre asnjerin – asnjehere, vinin si miq dhe benim nganje dore muhabet per qejf.Kane pasur halle njerezit aso kohe mor bir-tha Dorovija ndersa i ra prushit te nje cope gjithe gunga prej druri te vjeter mareje me mashe.Xixat u shperndane nje cast gjithandej. -Zonja Dorovi,Koco Sterku kur kaloi ketej ne fillim fare ?-e pyeta une duke dashur te mesoj sa vjec ishte Ben Tirana,vellai im me babe. Nga vellimi me tregime "Floke te lagur",mars 2005 E kisha harru "Dorovine" fare! Me rob shpije pa dashje!!!:)))
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 10:01:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015