Drejtori i Kulturës në Bashkinë e Përmetit Bledi Mane, - TopicsExpress



          

Drejtori i Kulturës në Bashkinë e Përmetit Bledi Mane, njëkohesisht bashkpuntor i gazetës Tema ka bërë një deklaratë për shtyp rreth situatës së krijuar në Përmet. Në deklaratë ai thotë se jam personi që me detyrën e drejtorit të kulturës pranë bashkisë Përmet para 2 javësh, kam kërkuar & firmosur zyrtarisht zbatimin e vendimit të gjykatave shqiptare në kthimin e pallatit të kulturës. Duke parë agravimin dhe degradimin e situatës kërkoj publikisht: -Klerikët ortodoksë të ndalin gjuhën e mallkimeve dhe shkishërimeve. -Kryetari i bashkisë Përmet të kthehet urgjentisht nga pushimet e tij të sforcuara e të marrë situatën në dorë. -Forcat e policisë private “Aulona” të ndalin klimën e terrorit që kanë mbjellë në qytet dhe të gjejnë një gjuhë tjetër komunikimi me qytetarët. -Policia e shtetit të mos luajë rolin e një vëzhguesi indiferent por të qetësojë situatën. -Lidhjet e shkurtra dhe konspirative që po i vishen kësaj ngjarjeje të ndalin sepse kurrë asnjëherë ortodoksia përmetare, sunizmi përmetar, bektashizmi përmetar nuk kanë qenë e nuk do të jenë vegla të Greqisë, Turqisë apo Arabisë. Kleri përmetar ka bërë histori me identitetin e tij të pastër nacionalist. Përmetin dhe kontributin e tij në sagën e gjatë të shtetformimit shqiptar nuk e tjetërson dot askush, as veladonët e priftërinjve, as grykësia dhe cinizmi i kryebashkiakëve, as orekset e ndonjë ndërtuesi, as dhuna sporadike e ndonjë horri me uniformë policie private. Maturi dhe kthjelltësi. Le të marrim përgjegjësitë tona mbi vete e të ulemi të ngremë bashkë urën e një zgjidhjeje permanente e cila të kënaqë të dyja palët. Një kishë dhe një qendër kulture kacafyten mes tyre me mallkime dhe dhunë. Ka sens kjo lloj bashkëjetese perverse? Aq më keq kur bëhet fjalë për Përmetin. Toleranca dhe pragmatizmi lindën këtu, në këtë qytetin tonë të bekuar
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 18:44:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015