Dresniku pika më e rëndësishme arkeologjike në Kosovë - 15 - TopicsExpress



          

Dresniku pika më e rëndësishme arkeologjike në Kosovë - 15 gusht 2013 Fshati Dresnik, pritet të jetë njëra ndër pikat më të rëndësishme arkeologjike, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin në bazë të gjurmimeve arkeologjike që u benë në ketë vend, të cilat kanë rezultuar më zbulimin e një godine të karakterit shoqëror- publik që i takon shekullit të parë dhe të dytë, pas Krishtit që dëshmon lashtësinë e monumenteve që kanë ekzistuar në hapësirat e Dardanisë. Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Memli Krasniqi e ka vizituar fshatin Dresnik të Klinës, për të parë nga afër punimet që janë zhvilluar nga arkeologet në vendin e quajtur Gradina, ku është bërë zbulimi i Qendrës Municipale të periudhës romake që daton gjatë shek të I-rë dhe të II-të pas Krishtit, të cilat kanë dhenë rezultate senzacinole, më ç’rast është zbuluar një godinë e karakterit shoqëroro publike me mozaikë të rralla, në formë bazilike. Ministri Krasniqi, ka premtuar se do ta përkrah financiarisht këtë projekt edhe të ardhmen, po ashtu ai ka thënë se gjatë vitit të ardhshëm do të realizohet një muze i hapur arkeologjik, në këtë fshat. Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, thotë se ky monument shumë shpejt do të jetë i gatshëm dhe do të jetë si pika më e rëndësishme arkeologjike për vizitorët. Këto punime kishin filluar vitin e kaluar mbështetur nga Ministria e Kulturës,Rinis dhe Sportit dhe Komuna e Klinës. Zbulime këto që janë të rralla dhe të rëndësisë së veçantë jo vetëm për trashëgimin kulturore të Kosovës por edhe për atë evropiane dhe botërore, që dëshmojnë ekzistimin e një qyteti të periudhës romake apo municipale. Kërkesën e arkeologëve që ky vend të jetë nën mbrojtjen e UNESKOS-se, ministri Krasniqi e ka arsyetuar të parealizueshme për faktin se Kosova nuk është anëtare e saj.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 19:32:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015