Duke menduar për Ligjin për Amnistinë dhe 90 votat për, jam - TopicsExpress



          

Duke menduar për Ligjin për Amnistinë dhe 90 votat për, jam duke u brengosur se çka do të na servohet tash dhe çfarë arsyetimi do të përdoret. Në anën tjetër më motivon kundërshtimi I qytetarëve e më pikëllojnë autobusat për Hungari. Po çuditem cilët të afërm duan të ikin. Shumë më e lehtë po ju duket ikja maleve dhe burgjeve të Evropës se sa largimi nga pushteti I kriminelëve. Gjendja e mjerueshme ekonomike dhe korrupcioni maramendës duhet të jenë arsye të mjaftueshme për tu bërë bashkë të gjithë për ti larguar. Duhet ta kthejmë idealin e një shteti normal, që zhvillohet, që hajnat I ndjek e nuk I fal, e që I ndihmon njerëzit e rrezikuar. Ja u kemi borxh atyre para neve e atyre që vijnë pas neve.
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 09:20:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015