Duke qene qe sonte eshte nata e Kurban Bajramit ....Ju uroj - TopicsExpress



          

Duke qene qe sonte eshte nata e Kurban Bajramit ....Ju uroj perzemerisht te gjithve Gezuar Kurban Bajramin Kurban Bajrami, lulëzimi njerëzor dhe kulmi i devotshmërisë Dita e Kurban Bajramit dhe festa e të gjithë myslimanëve të botës. Vizitorët e shtëpisë së Zotit, Minas dhe Arafatit duke derdhur lot gëzimi dhe duke ndjerë nga afër mësimet e barazisë dhe vëllazërisë, kryejnë ritualet e haxhit duke arritur në një sukses madhështorë. Tani është koha e fillimit të një rruge të re. Bashkë me vizitorët e Qabes, edhe miliona besimtarë të tjerë nëpër shtëpitë e tyre, kujtojnë në mënyrë madhështore Zotin e madhërishëm. Falin namazin e bajramit, therin kurban me shpresë që edhe ata ti përfshijë mëshira dhe begatia Hyjnore. Sot, popujt myslimanë, duke u përkulur përballë Krijuesit të Gjithëfuqishëm, paraqesin një kuptim tjetër të bukurisë dhe dashurisë dhe tregojnë se bota është krijuar dhe vazhdon të ekzistojë me vullnetin e Zotit, kurse madhështia njerëzore paraqitet në kohën kur njeriu arrin të mbisundojë dhe kontrollojë epshet e veta. Sot është festa e robërisë përballë Zotit dhe rilindjes së njeriut. Është festë e faljes dhe falënderimit. Populli iranian, falë në formën më madhështore namazin e kurban bajramit dhe duke prerë kurban, ndihmon nevojtarët. Populli i rajonit Terkemen-sahra në Iran, në këtë festë, vizitojnë njëri-tjetrin dhe përgatisin ëmbëlsira dhe ushqime të ndryshme tradicionale. St, edhe muslimanët e vende të tjera të botës si Amerikë, Kanada, Angli, Francë dhe vendet tjera evropiane, nëpër xhami dhe vende të tjera fetare, organizojnë ceremoninë e faljes së namazit të kurban bajramit. Në Kenia, myslimanët festojnë kurban bajramin në kohën kur qeveria e këtij vendi, për herë të parë, këtë ditë e ka shpallur ditë pushimi. Gëzuar festa e Kurban Bajramit për të gjithë muslimanët e botës. Mina, do të thotë kërkesë dhe lutje, kurse toka e Minas në Arabinë Saudite, është vendi i dëshirave. Imam Sadiku (as) thotë: Për shkak se Xhebraili, në këtë tokë i tha hz. Ibrahimit që të parashtrojë kërkesën e tij, ajo u quajt Mina. Ku ka dëshirë më të madhe se arritja në humanizmin e vërtetë!? Ku ka dëshirë më të madhe se ajo që njeriu të pastrohet nga vetitë e pa pastërta si mendjemadhësia, xhelozia dhe egoizmi dhe të flijojë dëshirat dhe epshet e veta!? Vizitorët e Shtëpisë së Zotit, shkojnë në Mina me këto dëshira të mëdha. Në Rummi Haxherat, duke hedhur gurë në drejtin të disa shtyllave që simbolizojnë djallin, largojnë nga vetja të gjithë djajtë e brendshëm dhe në këtë mënyrë u thuan jo faktorëve të devijimit. Ky akt përsëritet tre ditë me radhë në mënyrë që të sigurohen se më nuk mund të ndikojë nxitja e djallit. Më 10 Dhil Haxhe, ata therin kurbane. Flijimi i kurbaneve është me kuptimin e afrimit me Zotin dhe pastrimin nga papastërtitë dhe të gjitha ngjyrat tjera jo Hyjnore. Imam Sadiku a.s. thotë: Nëse haxhiu ther kurban në Mina, ky kurban është çmimi i lirimit të tij nga zjarri i xhehennemit. Në një vend tjetër, ky imam thotë: Personi i cili ther kurban, në momentin kur rrjedh pika e parë e gjakut të kurbanit, atij i falen mëkatet. Prerja e kurbanit, është me kuptimin e prerjes së arteries së dëshirave jo të mira. Ky rit i fundit në ceremoninë e haxhit, i ngushton hapësirën e veprimit djallit. Si rrjedhim, haxhi i haxhiut është i plotë kur ai të del fitues ndaj nxitjeve të djallit. Është interesante të theksohet se arritja në një fitore të këtillë, është festë për të gjithë. Festa a e adhurimit dhe përkuljes përballë Zotit, ky është sekreti i jetës së njerëzve Hyjnorë. Ata, gjithçka që posedojnë përveç Zotit, e lënë anash në mënyrë që të lehtësuar të shkojnë drejt Krijuesit. Ibrahimi a.s. në këtë mënyrë arriti në pozitën Khalilull-llah-Miqësinë me Zotin. Mijëra vite më parë, Ibrahimi a.s. ishte simbol i monoteizmit mbi tokë. Në rrugën e monoteizmit, Ibrahimi a.s. luftoi edhe me armiqtë e jashtëm, edhe me pronën e brendshme. I vetëm, qëndroi përballë Nemrudit, mbretit të Babilonisë, i cili veten e cilësonte si zot të botës, duke e hedhur poshtë besimin në gjithçka përveç Zotit. Ai ngjalli shpirtin e monoteizmit në një shoqëri e cila e shihte të pamundur edhe të menduarit mbi Zotin Një dhe të Vetëm. Nemrud, urdhëroi që Ibrahimi a.s. të digjet në zjarr dhe në këtë mënyrë deshi të shkulte rrënjët e monoteizmit nga historia. Por, Ibrahimi a.s. me shpirtin e tij madhështor, u hodh në zjarr, por me vullnetin e Zotit, zjarri i kthye në lulishte. Nga ana tjetër, Ibrahimi a.s. kaloi një sprovë shumë të rëndë, duke luftuar dëshirat me qëllim që ti bindet urdhrave të Zotit të tij. Ai, me vendimin e tij vigjilent, shpjegoi në mënyrën më të mirë dorëzimin përballë urdhrave Hyjnore dhe na mësoi se besimtarë i vërtetë është ai person i cili me gjithë zemër e shpirt dhe me vepra u bindet urdhrave Hyjnore e jo vetëm me fjalë dhe me gjuhë. Hz. Ibrahimi a.s prezantoi kulmin e flijimit dhe qëndroi në majën më të lartë të bujarisë dhe mirësisë. Nuk janë të paktë ata njerëz të cilët janë të gatshëm të flijojnë jetën e tyre, vetëm e vetëm që fëmijët e tyre të mos pësojnë ndonjë lëndim. Por, vendimi i Ibrahimit a.s. për të flijuar djalin e vet Ismailin a.s, tregon për besimin e fuqishëm që ai kishte tek Zoti i Gjithëmëshirshëm. Babai i cili në moshën e pleqërisë dhe pas viteve të tëra u gëzua me një djalë, tani papritmas merr vendim për të therë të birin e vet. Ndjenjat njerëzore, nuk mund të durojnë vështrimin e një skene të këtillë, kurse Ibrahimi a.s. i drejtohet djalit të vet duke thënë: O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti? Fjalët i ka të shpejta dhe shikim e frikësuar. Ismaili e kupton gjendjen e të atit. E ngushëllon atë duke i thënë: O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve! Saffat -102 Ibrahimi a.s. me një vullnet i cili buronte nga fuqia e besimit dhe devotshmërisë së vërtetë, mori djalin dhe e çoi në vendin ku duhej ta flijonte. Mirëpo, sapo babi dhe i biri u dorëzuan përballë urdhrit Hyjnor dhe Ibrahimi vendosi thikën mbi fytin e Ismailit dhe ai u bë gati për ti flijuar shpirtin Zotit të Plotfuqishëm, erdhi një zë: O Ibrahim! Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë. Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm. Saffat- 104-107 Tregimi i Ibrahimit dhe Ismailit, është tregim i arritjes së njeriut në përsosmëri. Ky tregim është çlirim i njeriut nga egoizmi dhe materializmi dhe tregon për fuqinë madhështore të njeriut për vendimmarrje. Festa e kurban bajramit, tregon se megjithëse njeriut gjatë jetës mund të përballet me probleme dhe gabime, ai sërish është krijesë shumë e vlefshme dhe mund të zbukurohet me vlerat më të bukura. Në të vërtetë, arritja në përsosmëri shpirtërore dhe lulëzim human, është vet festë dhe meriton të festohet. Tani ka ardhur dita e festës. Haxhinjtë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni shumë madhështor edhe janë pastruar nga papastërtitë e kësaj bote, tani janë në pritje të shohin se çfarë do të bëhet shkak për të penguar këtë lëvizje. Kush është Ismaili i tyre? Athua munden që edhe ata, ashtu si Ibrahimi a.s. të afrohen pranë Zotit!? Më një mendim të këtillë, çdokush përpiqet që ta çlirojë veten nga varësitë që ka si pasuria, rinia, bukuria, krenaria shkencore, pozita shoqërore, etj. Në të vërtetë, cila varësi na ka lidhur krahët e fluturimit? Në ditën e festës së Kurban Bajramit, ne duhet që të gjithë këto faktorë që pengojnë rrugën tonë dhe neve na kanë lidhur për këtë botë të përkohshme, ti çojmë në vendin e flijimit. Pozita dhe posti dhe dëshirat jo Hyjnore, janë ndër ato faktorë që pengojnë njeriut që të kuptojë të vërtetën. Nganjëherë ekziston mundësia që në të krenohemi edhe me punët tona të mira dhe kjo të na pengojë nga progresi. Festa e Kurban Bajramit, është një rast i rrallë, ku poeti thotë: Hiq dorë nga fëmijët, pasuria dhe jeta Në mënyrë që të quhesh Khalilull-llah Vendos kokën mbi tokë dhe shko në malin e mikut Që si Ismaili, të të bëjnë kurban Kështu, haxhi është lidhja e besës midis njeriut dhe Zotit. Në ditën e Kurban Bajramit, ceremonia e haxhit përfundon më kënaqësi, sepse në këtë ditë, zemrat janë të mbushura me afrinë me Zotin. Dhe një herë, GËZUAR FESTA E KURBAN BAJRAMIT . Nga unë Deniza SHALA
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 20:17:44 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015