Dy të huaj ... !! Ai e kishte harruar, ose të paktën kështu - TopicsExpress



          

Dy të huaj ... !! Ai e kishte harruar, ose të paktën kështu mendonte, deri sa një ditë shikimet e tyre u përplasën rastësisht mes mijëra të tjerëve. Shtangën. . . Shikonin njëri – tjetrin dhe askush nuk reagonte. . . Ai priste një shenjë të vogël nga ajo. . . Ajo nga Ai… Ose ndoshta jo... Qëndronin ashtu të dy pa folur… Pa reaguar… Pa lëvizur askush.... Dukej sikur një hapësirë akulli i ndante ata tani. Gjithçka kishte marrë një tjetër drejtim. Ata kishin thyer premtimet që i kishin bërë njëri- tjetrit... Nuk takoheshin më… Nuk flisnin më me orë të tëra në tel… Nuk flisnin pothuajse fare… I kishte pushtuar heshtja… Ajo heshtje torturuese që nuk i lejoi t’i jepnin puthjen e lamtumirës njëri - tjetrit. Ajo heshtje e urryer tek e cila fshiheshin shumë “Pse?” Ajo heshtje që askush nuk pati guximin ta thyente… Ata rrinin ashtu në distancë nga njëri-tjetri, pa lëvizur, pa qeshur, pa folur, ...tani ishin dy të huaj... #ilia
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 21:43:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015