Dyndje tifozësh për ndeshjen me Vllazninë Ekipi i Kukësit, - TopicsExpress



          

Dyndje tifozësh për ndeshjen me Vllazninë Ekipi i Kukësit, për ndeshjen ndaj Vllaznisë, për të cilën po bën përgatitjet maksimale, pritet që të ketë më shumë mbështetje nga ana e tifozëve. Sipas informacioneve, numri i tifozëve do të jetë më i madh se zakonisht. Orari i ndeshjes, i përcaktuar në orën 14:00, shihet si favorizues për tifozët që vijnë dhe nga Tirana dhe Kosova, por dhe zonat e largëta të Kukësit, ndaj me gjasa skuadra do të ketë me vete edhe lojtarin e 12-të. Ndërkohë, nuk do mungojë as Genta Ismaili. Këtë herë jo për mbylljen e sezonit, por për javën e dytë të sezonit, e cila përkon me të parën për ekipin verior në “Zeqir Ymeri”. Këngëtarja e mirënjohur kosovare ka pranuar ftesën e drejtuesve dhe para startit të takimit do të performojë për tifozerinë.
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 13:00:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015