E QE MBI KETE GJAK QE TE MBIJE USHTRIA E ALL-LLAHUT XH SH QE DO TI - TopicsExpress



          

E QE MBI KETE GJAK QE TE MBIJE USHTRIA E ALL-LLAHUT XH SH QE DO TI PRIJE IMAMI MEHDI --KUSH SE DIN ??????????---------------------------------- NDIHMËSIT E IMAM MEHDIUT DHE USHTARËT E TIJ. - ’’Do të paraqiten nga lindja njerëz të cilët do t’i ndihmojnë dhe lehtësojnë Mehdiut,d.m.th. Sundimin e tij. - Muhammedi s.a.v.s. “Ebu Tufejli transmeton që Muhammed ibni El-Hanefiu të ketë deklaruar: ”Ishim te Aliu r.a, dhe një njeri e pyeti lidhur me Mehdiun .Ai u përgjigj: ’Larg është kjo.’’Pastaj bashkoi duart shtatë herë dhe deklaroi: Ai do të paraqitet në fund të kohës (ahiri zeman) kur ai që deklaron’All-llah, All-llah do të vritet. All-llahu do të tubojë rreth tij njerëzit e shpërndarë sikur retë dhe do t’i bashkojë zemrat e tyre. Ata nuk do të hezitojnë para askujt, as do t’i gëzohen askujt. Numri i tyre do të jetë identik me numrin e pjesëmarrësve në bedër të cilët askush para tyre nuk e ka arritur, por as pas tyre dhe numrit të bashkëluftëtarëve të Talutit të cilët me të e kanë kaluar lumin. Pastaj vazhdon Ebu tufejli: ”Më pyeti Ibnul-Hanefiu: ”A e dëshiron? ”U përgjigja: ”Posi. Ai më tha: ”Do të paraqitet ndërmjet këtyre dy brigjeve. ”unë fola: ”Pa kurrfarë dyshimi, për All-llahun unë nuk e braktisi derisa të vdes. Aty dhe ka vdekur ,d.m.th. në Mekë. Hadith. I.Aliu r.a. - ‘Atëherë do të paraqitet dikush nga fasmilja ime me tre flamuj.Ai që është i prirur të teprojë do të deklaronte se janë pesëmbëdhjetë mijë, ndërsa ai që është I prirur për zvogëlim do t’i numëronte dymbëdhjet mijë. Shenja e tyre do të jetë: Vdekje, vdekje! Do të përleshën me shtatë flamuj. Nën secilin prej tyre do të jetë një njeri që kërkon pushtet, prandaj All-llahu do t’i shkatërrojë të gjithë dhe muslimanëve do t’ua kthejë miqësinë, mirëqenien dhe të githa të afërtat dhe të largëtat e tyre. - Muhammedi s.a.v.s. - “Pejgamberi I All-llahut s.a.v.s. ishte me një grup muhaxhirësh dhe ensarësh, ndërsa Ali ibni Ebu Talibi ndodhej nga ana e majtë e tij, kurse Abazi nga ana e djathtë e tij. U bë njëfarë zënke ndërmjet Abazit dhe një ensari i cili ishte i fuqishëm dhe tejet i ashpër ndaj Abasit. Pejgamberi s.a.v.s. e mori për dore Abasin dhe Aliun dhe u tha: ”Nga kurrizi i këtij do të paraqitet një njeri i cili do ta mbulojë tokën me padrejtësi dhe tirani ndërsa prej kurrizit të këtij njeriu I cili do ta mbulojë tokën me drejtësi dhe barazi. Kur ta shikoni këtë, jeni obligues të djaloshit Temimij. Ai do të arrij nga lindja dhe do të jetël bartës (sahib) i flamurit të Mehdiut. - Muhammedi s.a.v.s. - ’’Do të paraqitet një njeri nga Maveraen-nehra i cili do të quhet Haris, biri i Harasit. Në pararojën e tij do të jetë një njeri i cili do të quhet Mensur dhe i cili do të mbështesë familjen e Muhammedit s.a.v.s. siç e kanë mbështetur Kurejshët pejgamberin e All-llahut s.a.-v.s. Detyrë e qdo besimtari është ta ndihmojë atë. Ose ka deklaruar: T’i dalë në ndihmë. - Muhammedi s.a.v.s. - “Muxhahidi transmeton se Ibni Abasi i kishte thënë: ”Sikur të mos kisha dëgjuar se je si Ehli-Bejti nuk do ta rrëfeja këtë hadith, ngase ai është i mbuluar dhe unë nuk ja rrëfej atij që nuk dëshiron. Prej nesh të Ehli-Bejtit janë katër: Seffahu (gjakpirësi),Munziri (paralajmëruesi), Mensuri (fitimtari) dhe Mehdiu (i udhëzuari). ”E pyeta, thotë Muxhahidi: ”Më sqaro kush janë këta katër vetë. ”Ai u përgjigj: “Sefahu (Sadam Huseini) do ti mbysë bashkëpunëtorët e vet, ndërsa do t’i falë armiqt. Munziri (Osama Bin Laden) do të jep shum, nuk do të mburret dhe për vete do ta ndalë një pjesë të vogël. Mensurit (?) do t’i dhurohet fitorja sa gjysma e asaj që i është dhënë pejgamberit s.a.v.s. prej të cilit armiku është tmerruar nga distanca prej dy muaj udhëtim, ndërsa prej Mensurit do të tmerrohen nga distanca prej një muaji udhëtim, Mehdiu (?) do ta mbulojë tokën me drejtësi pasi ka qenë e mbuluar me tirani, bagëtia do të jetë e sigurt nga shtazët e egra, ndërsa toka do të zbulojë begatitë e fshehura. ”E pyeta thotë Muxhahidi: ”Çfarë janë begatitë e pazbuluara të saj? Ai u përgjigj: ”Sikur shtyllat nga ari dhe argjendi. - IBNI ABAZI BIBLA (Verzioni Katolik). Libri i Isaisë ---------------------------------------------------------------- faqe 972. Kapitulli 45.Titulli i temes “Ciri ,vegël e hyjit,,.Verseti 3. ----------------- faqe 1025. - 3 Do t`i japë thesarët e fshehta, pasuritë mirë të fshehura që të dishë se unë jam Zoti Hyji i izraelit që të thirra për emër - ’’Isa a.s. në umetin tim do të jetë udhëheqës i drejtë dhe ai do të thejë kryqin, do të therë derrin, do të heqë xhizjen dhe zeqatin (sadakanë). Nuk do të ketë nevojë për ruajtjen e deveve dhe deleve. Zemërimi, hidhërimi dhe xhelozia do të zhduken te të gjithë, kështu që fëmija do të vendosë dorën në gojën e gjarpërit dhe asgjë nuk do t’i ndodhë. Vajza do të luaj me luanin, ndërsa ai asgjë keq nuk do t’i bëjë. Ujku do të jetë me kopenë ashtu sikur qeni i qobanit që është me to. Toka do të mbushet me paqe, ashtu sikur ena që mbushet me ujë. Të gjithë njerëzit do të bashkohen në një fjalë. Askush nuk do të adhurohet përveq All-llahut xh.sh., do të humbin luftërat dhe Kurejshët do të marrin halifatin. Toka do të jetë si një pllakë e argjendtë, ndërsa frytet e saj do të jenë sikur në kohën e Ademit a.s. Një grup i njerëzve do të mblidhen rreth një kalavesh rrushi dhe ai do tu mjaftojë. Një grup i njerëzve do të mblidhen rreth një kalavesh rrushi dhe ai do t’u mjaftojë. Një grup i njerëzve do të han një shegë dhe do të ngopen. Çmimi i një Demi do të jetë shumë i shtrenjtë ndërsa kali do të mund të blehet për disa dirhemë. Thanë: O i dërguar pse kali të jetë aq i lirë? Tha: Nuk shalohet për luftë më (sepse kemi artileritë). Thanë: Po pse demi të jetë shtrenjtë? Tha:Do të mund të lërohet tërë tokën (fjala për traktorët),, - Muhammedi s.a.v.s. - “Do të zbresë Isai si udhëheqës i udhëzuar dhe gjykatës i drejtë. Kur të zbret do të thyejë kryqin,do të vret derrin dhe nuk do të pranojë xhizjen. Ashtu që do të ketë vetëm muslimanë. Do të kaplojë siguria në tokë, saqë luani do të rrijë afër lopëve sikurse rrinë demi, ujku do të rrijë me dhentë sikurse rrinë qeni. Cdo sëmundje do të largohet nga njerëzit. Njeriu me dorën e tij, do të mund të prekë gjarprin helmues pa kurrfarë frike, ndërsa vajza e vogël do të mund ta ndjekë luanin, sikurse fëmija i vogël e ndjekë këlyshin e qenit. Vlera e arit arab do të jetë njëzet dërhem, ndërsa demi do të kushtojë kaq e kaq. Toka do të rikthehet, ashtu si qenë në kohën e Ademit. Nga një kalavesh do të mund të hanë një grup njerëzish, po ashtu edhe prej një shege do të hanë një grup njerëzish. - Muhammedi s.a.v.s. - “Nuk do të ndodhë Kijameti, para se të zbresë Isai, bir i Merjemes si udhëheqës i drejtë dhe para se fisi Kurejsh ta merr udhëheqjen. Isai do të vret derrin, do ta thyejë kryqin dhe nuk do ta pranojë xhizjen, ashtu që përulja do t`i takojë vetëm All-lahut. Luftërat do të ndalen ndërsa toka do të mbushet Islam ashtu si mbushet pusi me ujë dhe do të jetë si sofër e blertë. Do të zhduket mëria dhe armiqësia, ujku në mesin e dhenve do të jetë sikurse qeni rojtar dhe luani në mesin e deveve sikur deveja mashkull.” - Muhammedi s.a.v.s. - “Sa e bukur që është jeta pas dexh-xhallit, sa e bukur që është jeta pas dexh-xhallit. Qiellit i jepet leja të reshë edhe tokës të mbinë frytet, sikur të gjuaje kokrrën edhe mbi gurë të lë muar do të mbijë, nuk do të ket mëri, xhelozi as urrejtje. - Muhammedi s.a.v.s. - Do të zhduket helmi nga çdo gjë e cila përmban helm. Do të përhapet siguria në tokë, saqë luanët do të kullosin së bashku me dhentë. Ndërsa, fëmijët do të lozin me gjarpërinjtë pa u dëmtuar aspak. Fëmija do të mund të futë dorën në gojë të gjarpërit pa u dëmtuar, vajza e vogël do ta vrapojë luanin, e ai do të ikë e nuk do ta dëmtojë, ndërsa, ujku për kopenë do të jetë sikurse qeni rojtar. Do të mbushet toka me paqe ashtu si mbushet ena me ujë, fjala do të jetë një, do të adhurohet vetëm All-llahu, luftërat do të ndalen dhe kurejshët do ta marrin sundimin në dorë. Pastaj e gjithë toka do të jetë si një tryezë e argjendit, që do të jep fryte sikur në kohën e Ademit. - Muhammedi s.a.v.s. BIBLA Verzioni katolik Libri i isaisë---------------------------------------------------------------- faqe 972. Kapitulli 11. Titulli i temes: ”pasardhesi i davidit,,. Verseti 6-9 ----------- faqe 987. -6 Ujku do të banojë me qengjin, përbri kecit do të shtrihet leopardi. Vici e këlyshi i luanit bashkë do të kullotin, Fëmija i vogël do t`i qojë e do t`i bjerë. -7 Lopa e arusha bashkë do të kullotin këlyshët e tyre së bashku do të rrinë, Luani kashtë do të hajë kau. -8 Foshnja do të luajë, mbi vrimën e shlligës në strofullin e kapastrecit fëmija dorën do ta futë. -9 S`do të bëhet dëm as s`do të vritet kush në mbarë malin tim, të shenjtë , sepse plot do të mbushet vendi me dijen e Zotit, porsi deti që mbushet me ujë. Libri i isaisë ------------------------------------------------------------- faqe 972. Kapitulli 65,25 ------------------------------------------------------------- faqe 1048. Titulli i temës: ”Gëzimi i shërbëtorëve të hyjit dhe vuajtja e keqbërësve,, ---- Faqe 1048. 65,25 Ujk e qengj bashk do të kullosin, luani do të hajë kashtë si gjedhi kurse gjarpëri do të hajë pluhur. S`do të bëjnë ndëm as nuk do të vrasin mbi mbarë malin Tim të shenjtë – është fjala e Zotit.
Posted on: Tue, 18 Jun 2013 03:26:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015