EDITORIAL: Gola, sfida, Emocione – Alexandre Pato ! 2 Gushti i - TopicsExpress



          

EDITORIAL: Gola, sfida, Emocione – Alexandre Pato ! 2 Gushti i 2007-tës, kur Milani zyrtarizoi blerjen e një 17-vjeçari, blerjen e Alexandre Pato. 22 milion € u derdhën në arkat e Internacional, që ishte shumë rekorde për blerjen e një të mituri, siç ishte Pato. Megjithatë, Pato nuk luajti deri në Janar të 2008-tës, pasi sipas rregullorës së FIFA-s, një i mitur pa pasaportë të BE-së nuk mund të luante, por ai me 3 Shtator 2007 (një ditë pas ditëlindjes së tij), ai stërviste bashkë me klubin dhe luante në ndeshje miqësore. Kështu, më 4 Janar 2012 u bë përfundimisht futbollistë i Milanit. Debutoi me 7 Shtator 2007 në një miqësore me Dynamo Kiev, ku shënoi gol me kokë, kurse ndeshja e parë zyrtare ishte me 13 Janar 2008. Shumë tifozë ishin mbledhur në San Siro për ta parë se kush është ky Alexandre Pato. Ishte ndeshja Milan-Napoli, ku Pato filloi ndeshjen nga minuta e parë dhe ëndrra e tij për të luajtur me fenomenin Ronaldo dhe Kaka’ tashmë ishte bërë realitet. Pas shumë mundimeve për të shënuar golin e parë në San Siro, teksa rezultati ishte 4-2 në favor të Milanit, ishte minuta e 74-të ku Favalli me një largim të topit, rastësisht gjeti Paton, i cili pas një vrapimi të shpejtë shënon një super gol. Portieri kërcen, Pato me mjeshtri gjuan topin poshtë këmbëve të tij. Ehh, ishte një moment i lumtur dhe i paharrueshëm për ne si tifozë, që morrëm shumë besim tek ky djalosh. 21 Tetor 2009, në xhiron e tretë në Ligën e Kampionëve, po luhej sfida Real Madrid-Milan në “Santiago Bernabeu”. Alexandre Pato shkëlqeu. Heshti Bernabeun me dy golat e tij që bënë rezultatin 2-3 për Milanin. Në shkurt të 2010-tës, Pato u lëndua dhe mungoi në sfidat e rëndësishme të Milanit, si ato me Romën dhe Manchester United. Pato, futbollisti që me 13 Shtator 2011 u bë futbollisti i pestë për golin më të shpejtë në histori të Ligës së Kampionëve. Pas 24′ sekondash, rezultati në ndeshjen Barcelona-Milan ishte 0-1. “As Usain Bolt nuk do mund ta zinte në atë vrapim” u shpreh Guardiola pas këtij goli. Ai me 2 Prill tregoi edhe njëherë vlerat e tij. Pas suspendimit të Zlatan Ibrahimovic, që do thoshte skualifikim për “Derby Della Madonnina”, Pato punë të vështirë për të bërë. Megjithatë, pas 48′ sekondash lojë, Pato shënoi gol dhe gjithë tifozët rossonerë në San Siro në festë. Pato me Milanin ka fituar këto çmime individuale: Serie A, Lojtari i Muajit – Janar 2009 Tuttosport, Djali i Artë i Vitit – 2009 Serie A, Futbollisti më i mirë (më i ri) i Vitit – 2009 Çmimin Oskar të Futbollit Italian, Lojtari më i Mirë i Ri – 2009 Gjithashtu, ai ka fituar edhe dy trofe me Milanin: atë të Skudetos – Serie A në sezonin 2010-11 dhe SuperKupën Italiane në verën e 2011′tës përballë Interit, ku një gol i Boateng erdhi pas gjuajtjes së tij. Pato ka refuzuar oferta të ndryshme nga klube vetëm për të qëndruar te Milani. Vlen të përmendet oferta e PSG-së në Janarin e kaluar, ku sheikët ofruan 32 milion €, por braziliani e refuzoi atë. Pato sherrin ia ka pa lëndimeve, që e kanë mbajtur larg fushave të lojës për shumë ndeshje. Rënia në formë ishte shkak i lëndimeve dhe po të mos ishin këto lëndimeve të shumta, tani Pato nuk do të shitej për 15 milion €. Ky djalosh, që kur erdhi te Milani konsiderohej një futbollistë që do e fitoj Topin e Artë. Dy vite e gjysmë ferri për Paton, që bënë që braziliani të largohet nga Milani, për të shkuar te Corinthians (aktualisht, klub kampion bote), ku do provoj rinisjen e tij. Megjithatë, Alex na ka premtuar se do kthehet sërish një ditë te Milani dhe këtë gjë do e mirëpres gjithmonë! #ForzaAlex !
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 19:43:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015