EDUKIMI I FËMIJËVE NË ISLAM “O ju që besuat, ruane veten dhe - TopicsExpress



          

EDUKIMI I FËMIJËVE NË ISLAM “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.” (Tahrim,6) Të gjithë e dimë se bota dhe ardhmëria u mbetet të rinjëve. Gjeneratat e vjetra shkojnë e të rejat trashëgojnë. Për të qenë gjeneratat e reja të afta që të marin mbi vete emanetin e Allahut dhe detyrat që i presin në jetë, prindërit për këtë duhet të kujdesen me kohë. Për të qenë sa më të suksesshëm në edukimin e fëmijëve e që edhe Zoti të na bekajë me këtë punë sa të rëndë dhe aq fisnike duhet që t’i kryejmë disa obligime ndaj fëmijëve si prindër qysh në fëmijërinë e hershme e që janë: prerja e kurbanit, emërtimi i fëmijës, me ia kënduar ezanin dhe ikametin në vesh dhe synetimi i fëmijëve meshkuj, për të cilat do të flasim më gjerësisht. LINDJA E FËMIJËS Lindja e fëmijës, padyshim, është një ndër momentet më të lumtura në jetë. Fëmiju është dhuratë nga Perëndija dhe sipas islamit për këtë dhuratë Zotit i shprehet falemenderim duke prerë kurban. Kjo quhet AKIKA. Dihet se Muhamedi a.s. ka prerë kurban me rastin e lindjes së Hasanit dhe Husejnit, djemt e vajzës së vetë h. Fatimes prandaj prerja e kurbanit kur lind fëmijë është suneti muekkede, po edhe nëse prindëri është i varfër. Muhamedi a.s. thotë: ”Çdo fëmij i lindur shpagohet me kurban i cili pritet ditën e shtatë të lindjes, atë ditë qethen (ruhen) flokët dhe i vihet emri”. (Ebu Davud) Poashtu Muhamedi a.s. rekomandon prerjen e kurbanit për fimijnë e posalindur me qëllim të pastrimit dhe mbrojtjes së tij nga gjërat e pakëndëshme. “Për djemt, ditën e shtatë pregaditni akiken (pritni kurban), dhe largoni nga ai gjërat e pakëndëshme”. (Buhariu) Muhamedi a.s. rekomandon që për djemt të priten dy dele, kurse për vajzat një. Prerja e kurbanit mund të bëhet ditën e shtatë, katërmbdhjetë ose njëzetenjitën paslindjes. Nëse nuk mundet në këtë kohë atëherë mundet edhe më vonë kur të ketë mundësi. Sunet është që fëmijut t’i këndohet ezani në veshin e djathtë, kurse ikameti në të majtin, ashtu që fjala e parë që e dëgjon të jetë emri i Allahut. Në trevat tona edhe pse bëhen harxhime të mëdha kur lind fëmija, e shpesh therret edhe ndonjë kafshë për këto nevoja, ky sunet nuk praktikohet, pra, nuk pritet kurban për fëmijët e posa lindur. Edhe ezani e ikameti nuk ju këndohet të gjithë fëmijëve, posaçërisht kjo ndodh shpesh me vajzat e posalindura.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 13:30:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015