ERDOAN BEN THIRRJE PER XHIHAD Ngrituni myslimanë, mos - TopicsExpress



          

ERDOAN BEN THIRRJE PER XHIHAD Ngrituni myslimanë, mos heshtni ====================== I pranishëm në një iftar të organizuar nga Asociacioni i Biznesmenëve dhe Industrialistëve Turq (TUMSIAD), në Stamboll, kryeministri Erdogan komentoi sulmet e ushtrisë egjiptiane ne sheshin Adevije të premten vonë. Ai dënoi ashpër sulmin, e ushtrisë ndaj njerëzve të saj, duke thënë se autorët e grusht shtetit ushtarak dhe sulmet e fundit ndaj njerëzve egjiptian nuk janë mjaft të fortë kundër armiqve të tyre por ata janë mjaft të fortë për të sulmuar popullin e tyre. Ata tregojnë heroizëm vetëm para popullit të tyre dhe i masakrojnë ata. Erdogani gjithashtu dënoi komunitetin ndërkombëtar që vazhdon me heshtjen e tyre para grusht shtetit ushtarak në Egjipt dhe ndaj incidenteve të fundit. Ai tha se ata që heshtën ndaj masakrës së vullnetit të popullit tani po heshtin ndaj masakrës ndaj vet popullit. Ku është Evropa, Bashkimi Evropian, vlerat Evropiane? Ku janë ata që guxojnë të mësojnë demokracinë kudo? Ku është demokracia dhe vlerat demokratike? Ku janë Kombet e Bashkuara?, pyeti Erdogan. Po ashtu Erdogan kritikoi standardet e dyfishta të komunitetit ndërkombëtar për ngjarjet në Egjipt, duke thënë se ata që bënin bujë kur policia turke shpërndante turmat me gaz lotsjellës e më ujë, tani heshtin për masakrat në Egjipt. Gjithashtu Erdogan u bëri thirrje botës islame për të marrë një qëndrim ndaj grusht shtetit ne Egjipt dhe dhunës ndaj popullit që protestonte në mënyrë paqësore. “Hej o bota islame. Vëllezërit dhe motrat tuaj janë duke u masakruar. Drejtësia, të drejtat dhe ndërgjegjja në Egjipt po masakrohen. Kur do ta dëgjoni? Kur do ta shihni? Kur do të kuptoni se gjaku i motrave dhe vëllezërve tuaj po derdhet? Ju as për Siri nuk e kuptuat? tha Erdogan. Po ashtu Erdogan shprehu keqardhjen e tij mbi sulmin vetëvrasës ndaj ambasadës turke në Somali ku mbeti i vrarë një oficer turk i policisë dhe tre të tjerë u plagosen. “Morëm lajme të këqija nga Somalia sot. Ndërtesa e Ambasadës turke në Mogadishu u sulmua me bombë, fatkeqësisht duke vrarë një oficer të policisë turke dhe duke plagosur tre shtetas tjerë turq. Fajtorët e kësaj janë të ashtu quajtur mysliman. Çfarë është caku i tyre? Ambasada turke. Pse po e bëjnë këtë? Sepse ne ofrojmë shërbime për vëllezërit dhe motrat tona në Mogadishu, Somali,” pyeti Erdogan. Gjithashtu zëvendës kryeministri turk Bulent Arinc dënoi sulmet në Egjipt duke thënë se janë në solidaritet me popullin Egjiptian dhe tha se duhet kërkuar zgjedhje diplomatike sa më të shpejtë nga kjo situatë. ================== davetiislam Lejohet vetem per SHPERNDARJE
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 22:04:48 +0000

Trending Topics



div>
Join the LEAD TO FAME Cycle 7, Modeling Workshop!! NO

Recently Viewed Topics




© 2015