Edhe një befasi nga Radio Plus. Duke filluar nga dita e shtunë, - TopicsExpress



          

Edhe një befasi nga Radio Plus. Duke filluar nga dita e shtunë, 24 gusht 2013 prej orës 15:00-16:00, dhe çdo të shtunë në vijim në të njejtën kohë, ekskluzivisht vetëm në Radio Plus do të mund të ndiqni radio shoun nga dyshja gjermane, Milk & Sugar. Me 15 vite në skenën muzikore, dyshja nga Mynihu i Gjermanisë, Mike “Milk” Kronenberger dhe Steven “Sugar” Harding kanë sjellur shumë hite për adhuruesit e muzikës së mirefilltë “House”. Ne vitin 2000 patën sukses të jashtezakonshëm me hitet e tyre “Let the sunshine in” dhe “Love is in the air”, për të vazhduar në vitet vijuese me hitet tjera: “No no no”, “Crazy”, “Let the love (take over)”, “Hey (Nah neh nah)”, si dhe remiksi i tyre i fundit për hitin e madh aktual nga Francesco Rossi – Paper Aeroplane. Radio shou nga Milk & Sugar është miks i perjavshëm 60 minutësh me këngët/remikset e fundit nga muzika house te përzgjedhura dhe miksuara nga kjo dyshe muzikore. Ky radio shou transmetohet edhe në shumë radio eminente ne Itali, Gjermani, Spanje, Turqi, Rusi, Afrike te Jugut, Qipro, France dhe Bullgari.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 16:12:02 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015