Edhe pse dy ditë më parë, në një intervistë të sajën në - TopicsExpress



          

Edhe pse dy ditë më parë, në një intervistë të sajën në një të përditshme shqiptare, Zonja e Parë Odeta Nishani e mohoi trashëgiminë e pronave te PD-ja nga i ati, mbrëmjen e djeshme është faktuar e kundërta. Sipas gazetës “Tema”, e cila ka publikuar dhe faksimilet e dokumentacionit përkatës, babai i zonjës Nishani, është një nga pronarët trashëgimtarë të një pasurie që përfshin bar restorant “Sarajet” dhe 1500 metra truall deri në rrugën para oborrit të Partisë Demokratike. Trashëgimtarët e ligjshëm të kësaj prone janë familjet Kazazi dhe Kosova, të cilat kanë degëzuar trashëgimtarët e tyre. Ali Kosova, babai i Odeta Nishanit, është pjesëtar i kësaj trashëgime. Pronësia e Nishanit Sipas gazetës “Tema”, e cila publikoi dokumentet hipotekare dhe origjinën e pronës, që është e ligjshme, si trashëgimi që buron nga një pronë e regjistruar me nr.878, më 4 nëntor 1943 në pronësi të Mustafa e Hamza Kosovës, të cilët janë djemtë e Osman Kazazit dhe Fehmi Kazazit, Ali Kosova, babai i Odeta Nishanit, është djali i Mustafa Kosovës, që e ka zotëruar këtë pronë deri në vitin 1947. Ali Kosova e ka fituar pronën përmes një vendimi gjykate të vitit 1999, i cili kundërshton një vendim të mëparshëm të kthimit të pronave që njihte pronarë vetëm familjen Kazazi. Pas këtij vendimi, prona është ndarë në dy pjesë mes familjes Kosova dhe Kazazi. Sipas të gjithë regjistrave hipotekare, prona kufizohet nga veriu me rrugën “Abdi Toptani” (dikur Alqi Kondi), që është rruga që kalon para “Torre Drinit”, nga jugu me ish–kinema “Kosovën”, nga lindja me rrugën “Hiqmet Dervishi”, që i bie rruga para oborrit të PD-së, në një gjerësi prej 34 m, nga perëndimi me rrugën “Pashë Toptani”. Sipas këtij gentplani, brenda pronës si pasuri kryesore gjendet bar restorant “Sarajet” dhe një sipërfaqe trualli rreth 1500 metra, që sipas përshkrimit hipotekar i bie të dalë në pjesën fundore të rrugicës para PD-së, aty ku është kafe “Jurnal”, së bashku me pjesën sipër kafe “Jurnal” ku gjendet dhe zyra e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Prishja e godinës së PD-së i hap perspektivë të qartë pronës së familjes Kosova dhe pronarëve të tjerë, kryesisht Toptanas, që janë në atë territor. Territori që ka zaptuar godina aktuale e PD-së dhe parkingu i saj është shumë më i gjerë se prona e familjes Kosova, dhe një prishje e ndërtesës së PD-së do të bashkonte interesat e pronarëve të asaj zone për një ndërtim, ç’ka është dhe në planet konkrete të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, njëherësh dhe kryetar i PD-së, Lulzim Basha. Vërtetimi hipotekar Vërtetimi hipotekar i lëshuar në vitin 2000 pas përfundimit të proceseve gjyqësore, vërteton se Ali Kosova është një nga trashëgimtarët e kësaj prone. Siç shihet në dokumente, prona ka numër 1/65 dhe përshkruhet shtëpia me dy kate, një ndërtesë dykatëshe në fund të truallit, një sallë mbledhjesh dhe një garazh. Vendimi i gjykatës Vendimi i gjykatës, që i njeh pronën Ali Kosovës, mban datën 12 dhjetor 1999, dhe është një padi e Ali Kosovës kundër ortakëve në pasuri të familjes Kazazi, të cilët kishin përfituar më parë të gjithë pasurinë. Pas këtij vendimi gjykate, familja Kosova është pronare e kësaj pasurie. Gentplani Gentplani që provon kufijtë e pronës duket qartë se kufizon pronën në rrugën “Abdi Toptani”, rrugën para PD-së dhe pjesët e pasme që kanë të bëjnë me disa objekte të Toptanëve. Përshkrimi që bëhet për kufirin lindor, është se ai është një ballë prej 34 metrash nga cepi i rrugës “Abdi Toptani”. Vërtetimi i vjetër i pronësisë Vërtetimi i vjetër i pronësisë i nxjerrë nga Hipoteka e Tiranës, thotë se kjo pronë është regjistruar më 4 nëntor 1943, nga Mustafa dhe Hamza Kosova, djemtë e Osmanit dhe Fehmi Kazazit. Ai ka qenë një haremllëk dykatësh me 16 dhoma dhe një burg. Mbrapa tij, në jug ka qenë pronë e Qanije Hanëm Toptanit, djathtas e majtas nga zonja e Abdi Toptanit, në lindje me një ballë 34 metra me Hiqmet Dervishin, nga perëndimi po me një ballë të tillë me Pashë Toptanin, nga veriu, pra nga rruga “Abdi Toptani” me një ballë dyzet e tre metra, dhe nga jugu me një kinema që më parë është quajtur “Savoja” e më pas “Kosova”. Në një shënim tjetër të vitit 1947, shteti ka sekuestruar gjysmën e pasurisë që u përkiste vëllezërve Fehmi Kazazi dhe Abdulla Kazazi. Në regjistrimin tjetër të vitit 1961, në favor të Mustafa Osman Kosovës dhe Hamza Osman Kosovës, figuron si ndërtesë Sarajet, plus 400 metra truall, ndërsa pjesën tjetër e ka marrë Komiteti Ekzekutiv i Tiranës, që i bie të jenë pjesa e poshtme e zyrave të PD-së, ku ka qenë më parë Partia e Unitetit Kombëtar dhe në krah të saj ish-zyra e kryetarit të PD-së.
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 07:37:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015