Edi Zotni Ed kur u takove Në London me mistër Bler, Ndër temat - TopicsExpress



          

Edi Zotni Ed kur u takove Në London me mistër Bler, Ndër temat që diskutove, Si thonë fjals:” Tue derdhë sheqer, Për çka duhen e çka s’duhen, A u ra fjala për gjuhen, Si kryeçeshtja kulturore E çdo ,kombit mbi kte dhe A i tregove se tek ne Komunizmi i ra rrufe Shqipes që pat paskajore A i the s’dij si do të ngjajë Kur t’u them pse u gjuejt gegnishtja, Pse i ranë paskajores kresë, Ngase paskajorja e sajë Formohet me parashtes, Bash si e formon anglishtja. Mendja m’thote me i pasë thanë, Lehtas besë s’ e kishte nxanë, Do të duhej me i ba be, Se edhe kjo ka ndollë tek ne. Mandej do të pyeste ai: Sigurisht ju ketë faj Komunizmin me ta heqë, Menjiherë e keni ndreqë. Me i pasë dhanë t’ drejtën përgjegje, Do t’na quente pa ndërgjegje. Do të thonte: ju ende E paskeni të sotmën DJ E? Ku kultura s’ prinë e para, Aty s’ ka si ecë e mbara. E kulturë quhet atherë, Kur ka gjuhën t’ parën vlerë. E pa mund me qëndrue n’ heshtje Do të pyeste plot kurreshtje: Në gegnisht ka shkrime t’ epra? Po t’i thoje ka shum vepra E ndër to edhe kryevepra. Do të thonte shqipëtarët N’librin Gines qenkan t’parët. E do t’shtonte : Ed dëgjo Ty të duhet domosdo E të duhet S A M A PARE Me ma t’shpejten e së shpejtës Me vu shqipen n’rrug të mbare Për me u quejtë shtet i së drejtës.Gjoke Vata.
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 15:33:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015