Egjiptianët Egjipti vendi i lindjes të gjithçkaje të - TopicsExpress



          

Egjiptianët Egjipti vendi i lindjes të gjithçkaje të admirueshme dhe e paharrueshme në shekuj. Lumenjtë e mëdhenj janë qumështi i kulturës “Këtë e vërtetojnë Nili Tigri Eufrati, shoqëritë e para të organizuara formohen në brigjet e tyre, shkenca, arti, letërsia dhe pa harruar piramidat, dimë që aty dolën në dritë. Toka në këto vende është shumë pjellore aty natyra i ka dhënë njeriut gjithçka pa i kërkuar asgjë, njerëzimi mbetet në të njëjtin stad zhvillimi për miliona vjet. Që në shkallët e parë të evolucionit kulturor egjiptianët qenë të bindur për domosdoshmërinë e një rendi politik. Kështu është Nili ai që ka vendosur bazat e shoqërisë egjiptiane. Egjipti njihet ndryshe edhe si “Toka e premtuar e historianëve. Është vetë klima që ruan gërmadhat e mrekullueshme të së kaluarës. Në Egjipt gjendet pacenueshmëria e objekteve, të cilat, nën një klimë më të lagësht, do të ishin shndërruar prej kohësh në pluhur. Një tjetër faktor konversimi i vetmi në llojin e tij që feja egjiptiane, egjiptianët kanë ndërtuar për të vdekurit varre, mbi të cilat koha ka qenë e pafuqishme për të vepruar. Ata i kanë ngarkuar të vdekurit me dhurata të shumëllojshme me vepra arti te bollshme. Të gjitha këto përmbajnë nga forma albumin më të bukur të historisë kulturore që mund të imagjinohet. Egjiptianët dëshironin të ruanin trupin e të vdekurve dhe për këtë ato kanë arritur që të realizojnë artin e balsamosjes, trupi kështu kthehej në mumie dhe trupi i tyre vendosej në piramida”. Të gjithë jemi të barabartë përpara vdekjes, por kjo s’ishte e vërtetë për egjiptianët e lashtë, sepse ato nuk kishin vetëm ndryshime sociale, por edhe fetare, madje varret e të pasurve mbroheshin nga çakenjtë dhe kafshë të tjera të shkretëtirës. Rreth viteve 3100-2185, u ndërtuan mustabaset monumente që kanë formën e kasave me mure të pjerrëta lehtas. Mustabaset më vonë bëhen varre mbretërore me përmasa shumë më të rëndësishme. Ato janë piramidat, ndërtesat më të mëdha të botës, me përjashtim të murit të madh kinez. Piramida e parë dhe me karakteristikja është piramida e Zoserit pranë Saharasë, kjo piramidë është e përbërë nga gjashtë shkallë dhe është krijuar nga “Imhotep” arkitekt dhe ministër i Zoserit. Piramidat ishin përcaktuar t’u shërbenin varreve të mbretërve. Afër mureve lindore te piramidës së Keopsit ngrihen tre piramida të vogla të përcaktuara për pjesëtarët e familjes së faraonit. Piramidat e dytë, pas Keopsit është ajo e Çefrenit Ndërsa Miserino është piramida e tretë dhe me e vogla e Gizehut. Përreth piramidave mbretërore ngrihen mustabe të bëra si monumente funerale tradicionale për princë dhe princesha, për funksionare të lartë dhe oborrtar. Midis Gizehut dhe Memfisit, në një largësi prej 50 km, shfaqet qyteti i të vdekurve, që s’e ka shembullin në botë. Piramidat duhet të ishin “Banesa të përjetshme”. Është ky shkaku që ato, po ashtu si dhe tempujt, u ndërtuan me material më të qëndrueshme se pallatet mbretërore. Nuk është turp, po të themi që, asnjë vepër njerëzore, nuk lë mbi shikuesin një përshtypje aq të thellë dhe aq afatgjatë, sa tri piramidat e mëdha. Ato nёn dritёn e hënёs, çlirojnë njё madhёshti verbuese. Mendohet qё nё kёmbёt e piramidave ndihesh i shtypur, tё merren mendtë. Çfarё ndikimi tё jashtёzakonshёm ushtroi besimi mbi kulturёn egjiptiane, nё pёrpjekjet pёr tё mbijetuar.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 08:18:45 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015