Egjiptianët dyshojnë se po i spiunon lejleku Pavarësisht - TopicsExpress



          

Egjiptianët dyshojnë se po i spiunon lejleku Pavarësisht sqarimeve të veterinarëve, lejleku mbetet në "arrest" në njërin prej kafazeve të stacionit policor. Një qytetar i provincës Kena, rreth 450 kilometra në juglindje të kryeqytetit Kajro të Egjiptit kishte hasur afër shtëpisë së tij në një lejlek që kishte një pajisje elektronike në këmbë dhe e kishte dërguar menjëherë në polici. Veterinari kishte zbuluar pastaj se nuk ishte një pajisje spiunimi, por pajisje e shkencëtarëve francezë për të monitoruar zogjtë shtegtarë. Prejse Egjiptin e kanë përfshirë trazirat, nuk është hera e parë zogjtë dyshohen për spiunazh. Më herët ishte kapur një pëllumb që mbante një mikrofilm. Edhe pse autoritetet egjiptiane e quajtën mjellmë në fotografi duket qartë se është fjala për një lejlek. Dhe pavarësisht sqarimeve të veterinarëve, lejleku mbetet në "arrest" në njërin prej kafazeve të stacionit policor.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 17:33:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015