Ekonomi:Japonezet Pritet te Investojn ne Kosove Global Asia - TopicsExpress



          

Ekonomi:Japonezet Pritet te Investojn ne Kosove Global Asia Investment”, njëra prej kompanive më të mëdha të shteteve aziatike, ka mbi një vit që ka ateruar në Kosovë, me qëllim të prurjes së investitorëve japonezë. E fokusuar fillimisht në shitblerjen e tokave, përmes aksionarëve të ndryshëm nga kompani aziatike, brenda një viti, kjo kompani ka arritur të sjellë në Kosovë rreth 200 aksionarë japonezë. “Global Asia Assets”, e udhëhequr nga biznesmeni japonez Fujimura Masanori, në korrik të muajit 2012 ka hapur degën e saj “Euro Assets Advisory” në Prishtinë. Përmes saj, Kosova ka filluar të paraqitet para biznesmenëve japonezë, të cilët tashmë kanë nisur të hulumtojnë tregun, në mënyrë që të vijnë e të investojnë në fusha të ndryshme, si patundshmëri, mjekësi, edukim e sektorë të tjerë. “Këto blerje janë bërë kryesisht në zonën ekonomike në sektorin verior. Tani jemi duke bërë hulumtime se çka dhe si të investohet aty”, tha Masanori. Sipas tij, 3 milionë euro është vetëm fillimi, pasi që projektet që do të nisin në Kosovë, përmes biznesmenëve japonezë janë të shumave qindra milionëshe, tregon më tej Masanori. “Deri më tani kemi sjellë 200 aksionarë nga Japonia për blerje të tokave”. Projektet janë që përmes “Euro Assets Advisory”, Kosova të prezantohet te mjekët në Japoni, të cilët më pas në mënyra të ndryshme do të investojnë në mjekësinë kosovare, qoftë përmes tretmanëve, qoftë përmes aparaturave mjekësore, apo edhe shkëmbimesh me mjekë shqiptarë-japonezë, që të merren përvoja. Në fushën e mjekësisë, “Global Asia Investment” ka investuar tashmë në vende të ndryshme të botës, me hapjen e klinikave të mëdha mjekësore, si në Singapor, Malajzi e vende tjera, e njësoj pritet të hapen edhe në Prishtinë. “Projekte të tilla i kemi implementuar në Singapor dhe në Malajzi. Tashmë kemi krijuar atje pesëmbëdhjetë klinika japoneze disa prej të cilave janë klinika dentare. Shumica e atyre mjekëve janë mjekë profesionistë dhe të suksesshëm. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe në Kosovë”, tha ai. Por, që të arrihet kjo, ajo që fillimisht po përpiqen të bëjnë është që të marrin licencë ose një leje të veçantë për mjekët ndërkombëtarë në Kosovë. “Ne do të bashkëpunojmë me autoritetet e Kosovës në lidhje me këtë çështje”, shtoi më tej Masanori. Mundësitë që “Global Asia Assets”, të investojë në Kosovë janë shumë të mëdha, bëhet fjalë për projekte qindra milionëshe, njësoj siç e kanë bërë në shtetet tjera ku janë të përhapur. Përmes fushës së biznesit, “Global Asia Investment” ka ftuar shumë ndërmarrje japoneze në Singapor dhe Malajzi si p.sh. restorante japoneze, dizajn interier, kompani ndërtimi, këshillime biznesi, agjenci për financa etj. Masanori tregon se është e njëjta gjë që duan ta bëjnë edhe në Kosovë, projekte që sipas tij, do të ndikojnë edhe në rritjen e numrit të vizitorëve të huaj. Japonezët, tregon ai, nuk dinë shumë për Kosovën, nuk janë të njoftuar me atë që e ofron ajo, andaj qëllimi i “Global Asia Assets” është që ta bëjë këtë. Japonezët, përmes kësaj kompanie tashmë jetojnë në vende të ndryshme të botës, ku ushtrojnë bizneset e tyre. All Right Reserved Kos Financial Group
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 14:59:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015