Ekzistojnë shumë mistere të lidhura me marrëdhënien e 2Pac-ut - TopicsExpress



          

Ekzistojnë shumë mistere të lidhura me marrëdhënien e 2Pac-ut me Marion "Suge" Knight, bosin e Death Row Records. Marrëdhënia e 2Pac-ut me këtë shtëpi diskografike ka filluar në vitin 1996 kur reperi ndodhej në burg. Shakur duhej të shlyente një dënim për abuzime seksuale dhe në atë kohë ishte duke shlyer vitin e tij të parë. Ishte i depresionuar, nuk arrinte të duronte dot një gjendje të tillë, një jetë pa liri dhe plot me rregulla, dhe gjithashtu kishte rrëfyer në një letër drejtuar Mutulu Shakurit se donte të vriste veten dhe se do të bënte gjithçka vetëm për të dalë nga burgu. Ishte pikërisht ky motivi që 2Pac firmosi një kontratë me shtëpinë diskografike të Knight. Ky i fundit arriti që të nxirrte reperin nga burgu, duke paguar një shumë shumë të madhe parash dhe duke e bërë atë të firmoste një kontratë për etiketën e tij diskografike në shkëmbim. Shakur nuk ishte i kënaqur për këtë marrëveshje sigurisht pasi edhe më parë i kishte refuzuar ofertat e Knight pasi, siç thonte atëherë, nuk donte kurrsesi të bëhej pjesë e shtëpisë diskografike Death Row, por në atë rast nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër. Kjo ishte e vetmja mënyrë që kishte për të dalë nga burgu dhe në atë kohë të dilte nga burgu ishte i vetmi qëllim i tij. Një kusht i kontratës parashikonte që 2Pac Shakur të realizonte tre Cd për shtëpinë diskografike Death Row. Direkt pasi doli nga burgu 2Pac filloi të regjistronte albumin "All Eyez On Me", i cili përmbante dy CD, duke respektuar në këtë mënyrë 2 nga 3 Cd-të e parashikuara në kontratë. Por, gjatë periudhës së zezë në Death Row, 2Pac u mashtrua shumë herë nga Knight. Atij iu ngarkuan para për qira apartamentesh, për bizhuteri të shtrenjta, për një makinë "Chevrolette" fillimisht në emër të tij, por që më pas u kthye në emër të vëllait të Knight. Për më tepër iu ngarkuan para të shpenzuara nga gruaja e Knight dhe të gjitha këto shpenzime kapnin shifrën e disa miliona dollarëve në mënyrën më të padrejtë të mundshme. Në kohën e vdekjes së tij 2Pac kishte pak a shumë asgjë, pasuaria e tij nuk ishte më shumë se 100.000 dollarë. Është shumë e çuditshme që një artist i kalibrit të tij, që shet miliona e miliona disqe të kishte një llogari bankare kaq të varfër. Për më tepër, shtëpitë dhe makinat të cilat 2Pac mendonte se i kishte në pronësi ishin të gjitha në emër të Death Row Records. Pikërisht për shkak të këtyre mashtrimeve, 2Pac u nxitua për të përfunduar albumin e tij të tretë për të respektuar marrëveshjen me Knight dhe që më pas të ishte i lirë që të hapte një shtëpi diskografike në emrin e tij, të cilën do ta quante "Makiaveli Records". Ky ishte qëllimi i vetëm i reperit të madh 2Pac. Më 27 gusht ai i dërgoi një letër shtëpisë diskografike Death Row, në të cilën i thonte se me nxjerrjen e albumit të tij të tretë të quajtur "Makaveli - The Don Killuminati - The 7 Day Theory", kishte përmbushur kushtin kryesor të kontratës dhe se do të largohej nga Death Row. Knight sigurisht nuk u kënaq nga ky fakt. Ditën e 7 shtatorit nuk duhet të kishte qëndruar në Las Vegas, pasi kishte për të sistemuar disa çështje në Atlanta, por më pas u bind nga Knight i cili kohë më parë i kishte premtuar se do të shkonin së bashku të ndiqnin një ndeshje boksi ndërmjet Tyson dhe Seldon. Në fund të sfidës u bë një sherr i madh me Orlando Andersen (anëtar i bandës së Crips), i cili disa muaj më parë kishte sulmuar dhe rrahur një punëtor të shtëpisë diskografike Death Row dhe më pas i kishte vjedhur një medalion që është edhe shenjë dalluese e anëtarëve të bandës së Knight. Mbrëmja dramatike e 7 shtatorit për 2Pac-un duhet të kishte vazhduar me një festë të parashikuar për të festuar fitoren e mikut të tij Mike Tyson në "CLUB 662". Pac, në fakt, kishte vendosur të shkonte në lokal me fuoristradën e tij, por Knight e bindi të shkonin me makinën e tij duke i thënë se kishte nevojë të fliste me të. Gjatë rrugës më pas ndodhi tragjedia. Në këtë mënyrë, duket qartë se janë të shumta gjërat që të bëjnë të mendosh se Knight ka patur të bëjë me vdekjen tragjike të 2Pac Shakurit, por fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite, edhe pse kanë kaluar kaq vjet, vrasja e tij mbetet një mister dhe vrasësi mbeti një njëri pa fytyrë dhe pa emër. Emra dhe hipoteza ka patur shumë, që në ditën e parë të tragjedisë, por e vërteta "e vërtetë" nuk ka dalë kurrë në pah. Vazhdon të jetë shumë i çuditshëm fakti që në 13 plumba të gjuajtur nga një largësi jo shumë e madhe vetëm njëri ka arritur të plagosë lehtë Marion Knight. Për më tepër, ekzistojnë edhe ato fjalë enigmatike që shqiptohen me zë të mbytur në fillim të albumit të parë të publikuar pas vdekjes së 2Pac Shakur: "SUGE MË QËLLOI".
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 12:51:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015