El País semanal, versioni i përjavshëm i të përditëshmes - TopicsExpress



          

El País semanal, versioni i përjavshëm i të përditëshmes spanjolle El País, që për mua mbetet nga gazetat më interesante në botë, në fillim të kësaj jave botoi anketën e saj me pesëdhjetë autorë, kryesisht hispanikë, të cilëve u kishte drejtuar të njëjtën pyetje : Përse shkruani ? Kuptohet, përgjigjet ishin nga më të ndryshme dhe shumica tyre më lanë mbresa, disa për thjeshtësinë, të tjera për humorin, të tjera akoma për sinqeritetin por që të gjitha të linin të kuptoje se ishin formuluar nga burra e gra të mençura, nga përvoja jetese mbresëlënëse. Në hyrje, autori i anketës (Jesus R. Mantilla), që në fakt e quan reportazh, bën një interpretim të tijin të rreshtit të parë të Biblës (të librit të Zanafillës, besoj) që siç e dimë është : Në fillim qe fjala. E vetmja gjë për t’u shënuar m’u duk dyshimi që ai shpreh se para fjalës do të kenë qenë malet, detet, nata dhe shtron pyetjen se si quheshin vallë ato para se të ishte fjala ? Në vijim, poshtë emrit të çdo autori (nuk i përktheva të gjithë) do të gjeni një batutë a një përmbledhje të përgjigjes së tij.
Posted on: Tue, 08 Oct 2013 18:05:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015