Elbasani dhe File, pamje nga stoliSuperiorja këtë sezon është - TopicsExpress



          

Elbasani dhe File, pamje nga stoliSuperiorja këtë sezon është bërë një obsesion për verdheblutë, aq sa, nëse kjo nuk arrihet, mund të konsiderohet si dështimi më i madh në histori, sepse për katër sezone radhazi do të ishin larg Superiores. Momentalisht, objektivi që mban emrin Superiore, është i lidhur ngushtë me merkaton. Nëse do të bëhet cilësore, shpresat për ta realizuar atë janë të mëdha. Nëse merkatoja do mbetet vetëm në kuadrin e fjalëve, siç ka ndodhur deri tani, atëherë dështimi është sërish shumë pranë. Këtë sezon do të ketë shumë skuadra të forta, të cilat do të tentojnë Superioren, pasi vetëm dy prej tyre do kenë të drejtën të ngjiten më lart. Megjithatë, në letër verdheblutë do hyjnë sërish në rangun e skuadrave favorite, kjo edhe për shkak të traditës që ka, por historia ka treguar se vetëm me traditën dhe emrin që ke, nuk mund t’i realizosh objektivat pa përforcime
Posted on: Fri, 05 Jul 2013 17:59:16 +0000

Trending Topics




© 2015