Eliminimi i përhershëm i qimeve me Laser (EPILIMI) Epilimi me - TopicsExpress



          

Eliminimi i përhershëm i qimeve me Laser (EPILIMI) Epilimi me laser është procedurë medicinale, shumë moderne, efikase, me pak dhimbje, e përhershme dhe me koston më të ultë. Kjo procedurë bazohet në depërtimin e tufës së dritës nga laseri e cila dritë transformohet në nxehtësi dhe si pasojë ka dëmtimin e rrënjës (folikulit) së qimeve (photothermolysis). Drita e laserit godet vetëm strukturat që kanë pigmente (rrënjët e qimeve) ndërsa lëkura për rreth nuk dëmtohet. Në ordinancën tonë aplikohet laseri i teknologjisë më bashkëkohore dhe më efikasi i prodhuesit gjerman Asclepion - MeDioStar NeXT (asclepion) Folikulet e qimeve ndodhën në tri faza të ndryshme të zhvillimit. Por ato qime që janë në fazën e rritjes (anagjene) paraqesin cakun më të mirë për rrezet laserike për tu shkatërruar. Prandaj procedurat e ripërsëritjes së trajtimeve duhet të bëhen pas 4 apo 6 javë në mënyrë që rrënja e qimeve të atakohet në fazën e rritjes. Kryesisht janë të nevojshme 4 apo 5 seancë në mënyrë që të arrihet epilimi përhershëm. Kandidatë për epilim mund të jenë femrat si dhe meshkujt, të moshave të ndryshme dhe kryesisht ata që kanë qime të shumta në ato pjesë ku normalisht nuk duhet të ishin (indikacionet medicinave) si dhe rastet me qime të padëshiruara (për qëllime estetike). Mund të trajtohen qimet në çdo regjion të trupit (fytyra, nën sqetullat, duart, këmbët, shpina, barku, zona e bikineve ...). Për lëkurë të shëndoshë dhe të bukur ! Dr. med. Nijazi Ahmeti Dermatovenerolog / Botox & Fillers Practitioner / Certified LPG Trainer / Enerpeel National Trainer Ordinanca “Dermatologjia”, “Blv. Dëshmorët e Kombit” 60/10 nr. 3 (Përballë AAK-së), PRISHTINË Mob. 00377 44 53 00 53 / 049 53 00 53 e-mail. dermatologjia@gmail ORARI I PUNËS: E hëne - e premte = 10:00 - 19:00 E shtune = 10:00 - 16:00
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 18:12:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015