Emocionet dhe morali Në fillimet e tij, njerëzimi njësoj si - TopicsExpress



          

Emocionet dhe morali Në fillimet e tij, njerëzimi njësoj si kafshët komandohej vetëm nga instinktet. Në çdo rast fitonte e vendoste dhuna dhe mbijetonte e sundonte vetëm më i forti. Mendja ishte jashtë loje, ose më saktë ajo dominohej nga energji që prodhonin me shumicë vetëm dhunë. Njeriu filloi të evoluojë në këtë drejtim, pikërisht kur një pjesë të kësaj energjie dhune filloj ta kanalizojë drejt intelektit të mendjes. Më të zgjuarit e njerëzve të parë, kuptuan nevojën se turmës kishte ardhur koha ti vihej një gardh e të futej në vathë. Pikërisht, fillimet e moralit njerëzor e kanë origjinën në kohën kur mendja e njeriut hyri në aktivitet, dmth, nisi të kultivohet. Nga kjo kohë e kanë fillimin rregullat e para e kriteret shoqërore e morale të drejtësisë dhe kodet përkatëse të ndëshkimit. Morali në këtë mënyrë filloi të vërë nën fre energjitë negative të njeriut, dhe gjatë rrugës së tij të gjatë, me të mirat dhe të këqijat e tij e ka sjellur rracën tonë këtu ku është sot. Njeriu jeton në shoqëri dhe detyrimisht i duhen rregulla preçize që të jetojë bashkë e në harmoni me të tjerët. Si qënie shoqërore, njeriu ka nevojë dhe është i detyruar të kalojë nëpër sitën e edukimit në institucionet e shoqërisë, në institucionet e saj, ku kryesoret janë familja dhe shkolla. Në familje njeriu merr leksionet ku janë përmbledhur traditat, mentalitetet e opinionet përkatëse, ndërsa në shkollë këto gjëra sofistikohen dhe ndërkohë shtohet gama e informacionit. Ndërkohë mund të thuhet pa frikë se në institucionet e mësipërme tentohet të mësohet gjithëçka, përjashtuar zhvillimin e mendimit individual të njeriut. Mund të numrohen me gishta, prindërit e profesorët që stimulojnë apo shohin me sy të mirë, fëmijtë që kanë tendencën e lindur të mendojnë me kokën e tyre. Bashkë me rregullat e para, si rezultat i presionit të moralit, filluan të shfaqen dhe emocionet e tjera, krejt të panjohura deri atë kohë. Pra filluan të ashtuqujturat emocione “ artificiale ”, apo “emocionet e shpikura “, siç është p.sh më klasikja, ndjenja e fajit. Njerëzit që ndjehen fajtor për diçka që kanë bërë jo në përputhje me normat e moralit eksistues, nuk janë nën pushtetin e emocioneve primare apo spontane, njerëz të tillë as më pak e as më shume, janë thjesht viktimat e rregullave të një morali që sundon në një shoqëri të caktuar. Emocionet njerëzore i kanë rrënjët thellë në historinë milionavjeçare të njeriut dhe përbëjnë kështu një komponent solid në programin e sjelljes së tij. Ato kanë fituar përsosmëri në funksionet esenciale që organizmi i njeriut zhvillon. Mund të thuhet se programi emotiv i njeriut të sotëm nuk ndryshon, ose pak ndryshon nga emotiviteti i njerëzve të lashtë, të kemi parasyshë këtu, njeriun në fillimet e periudhës së bujqësisë e blegtorisë së kultivuar. Ne vuajmë dhe nxjerrim mësime njësoj, ose pak më ndryshe e më mirë se parardhësit tanë, kur kemi të bëjmë me emocionet. Bishti i historisë njerëzore, kam parasyshë dhjetmijë vitet e fundit, periudhë kjo në të cilën janë formuluar normat morale, etike e fetare të njerëzimit; e ka arritur qëllimin për të sistemuar në një farë mënyre pasionet tona arkaike, instiktive e të pakontrolluara, për ti bërë ato sa më shumë të pranueshme. Por ndërkohë, në një farë mënyre morali njerzor, pjella e mendjes tonë racionale, gjendet me pavetëdije ditë për ditë në luftë ndaj emocioneve primare, që kanë një moshë mijra herë më të vjetër se sa normat e moralit. A do të arrijë mendja njerzore të verë në shërbim, ose të paktën në harmoni programin emotiv me moshë miliona vite, me kërkesat e moralit shoqëror, fesë e politikës? Nuk besoj. petrit sulaj shkeputur nga libri Planeti i emocioneve
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 08:19:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015